Nga Artan Fuga/ Kush e minon nga brenda ish Partinë Demokratike historikisht?
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Ajo çfarë ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Rithemeluar, është leksioni më i madh historik për demokracinë e brishtë shqiptare. Nëse çdo parti do vepronte kështu, sot do kishm një raport tjetër mes shtetit dhe qytetarit. Një raport tjetër mes anëtarit dhe kryetarit. Një raport tjetër mes vetos së individit dhe kolegjialitetit të votës. Dhe më e rëndësishmja një raport tjetër mes qytetarit dhe vendit të tij. Për më tepër më pak sherre brenda anëtarësisë, brenda qytetarëve jo i majtë, jo i djathtë, jo i kuq, jo i zi etj. Më pak vrasje në ditë zgjedhjesh ku një familje jeton veshur me të zeza dhe një kuvendar jep leksione demokracie.
Pra një familje pikohet në zi, një deputet pikohet në lëpushkat e rrogës së majme. Dhe për më tepër as që denjon të zgjidhi një problem nga zona rurale e votuesve të tij. Dhe fatkëqësisht nuk shkon më aty, kurrë. Pavarsisht se ata nuk kanë një rrugë, nuk kanë akoma ujë njëzetë e katër orë, nuk kanë energji elektrike, nuk kanë një qëndër shëndetësore. Dhe më e dhimbshmja, u thonë fëmijëve ik, mbathja nga ky vend, nuk bëhemi ne. Dhë më faqja e zezë akoma, ky deputet me arsimim të blerë, pra jo i arsimuar.
Që të bëhet deputet, i ka dhënë njëshit, jo vetëm një shumë të majme parash që ai të vendosi emrin e tij, por edhe premtimin se do ta bëj vetë fushatën. Pra me paratë e tia, do i bëj të gjitha. Mitingjet, posterat, lëvizjet, do paguaj njerëz, do blej njerëz, sikur fushata të jetë kohë armatimesh. Që këtu ka vdekur demokracia.
Ka vdekur vullneti juaj. Ai që keni në krye nuk është më lider, por një kufomë. Kësisoj ju mbani në xhep votën e anëtarësisë dhe recetën e ilaçeve të tensionit, kurse njëshi juaj atje në Tiranë, ndërton vilë në mal, vilë në bregdet, është biznesmen, vozit me Porche Cayenne, Tuareg apo Land Rover, mjete a marka që një anëtari të thjeshtë, nuk i mjafton as paga e gjithë jetës.
Nga ana tjetër, ne shahemi me njëri-tjetrin, sjellim argumente bajate se cili është më i mirë nga këta. Pa e kuptuar kurrë se ata janë gjithçka, përderisa ne jemi vogëlsira të bindura që kemi vrarë vetë votën e lirë. Kësisoj protestojmë kur duan ata, vritemi kur na thonë ata, hamë gaz lotsjellës kur ua do qejfi atyre, na burgosin, na bëjnë hasëm me njëri-tjetrin, pa e kuptuar asnjëherë se sa ndryshe do ishte nëse do kishim votuar.
Kësisoj jemi ca figura të verbra që përshembull Edi Rama na mbledh në një sallë me shkëlqime verbuese jashtë realitetit shqiptar dhe na thotë se unë me lalai Erin zgjodhëm Ilir Metën si Presidentin aq e kaq të Shqipërisë. Pasi ai është heroi i socialistëve etj, më i përkushtuari, shtetar i fortë etj. Dhe pas një grindje kalamajsh, ndërron mendim. Nga ky moment e thuajse katër vjet me radhë ne duhet të dëgjojmë se sa i poshtër është Ilir Meta, sa hujdut, sa kriminel etj.
Duke na varrosur kështu një herë mirë gjënë më minimale, respektin karshi Institucionit tonë. Për faqen tonë të zezë, shkojmë e shahemi me prag shtëpie me njëri-tjetrin, duke u bërë hasëm me njëri-tjetrin pasi ti mbron Ramën dhe unë Ilirin. Kështu edhe mes Bashës dhe Saliut, sa që sot të vjen pështirë kur shikon pikërisht ata demokratë që ka ngrënë kurrizit shkopinjë gome, shqelma bythëve, madje janë rrahur vëllai me vëllanë a babai me birin, pikërisht për këta të dy.
Jo, ore jo, asgjë nuk do kishte ndodhur, asgjë, sikur të ekzistonte vota. Presidenti i shqiptarve nuk do ishte as hero kombëtar e as halabak sikur ta kishit votuar vetë ju. Kryeministri i Shqipërisë nuk do ishte as skicofren e as Skëndërbe, sikur ta kishit votuar vetë ju. Sali Berisha a Lulzim Basha, nuk do ishin as legjenda e as bravaxhinj, sikur ta kishit votur ju.
Sot pamja do ishte tjetër gjë, pa këtë film horror sharjesh, fyerjesh e masturbimesh në grupe, pa këtë korrupsion galopant, pa këtë shifër alarmante të borxhit publik, pa këtë shterim të inteligjencës dhe moshës më vitale qytetare. Dhe mbi të gjitha, me një besim qytetar karshi njëri-tjetrit./CNA.al
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferenc...
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria renditet në vendin e fundit në ...
Nga Genc Pollo Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ra...
Nga Akil Pano “Paanshmëria është një fjalë pompoze për indif...
Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me a...
Nga Tritan ShehuKeqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonj...
Nga Lutfi DervishiPyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vësht...
Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende s...
Në ndihmë të votuesve, gazetarëve, analistëve dhe politikanë...
Më shumë se informacioni për motin, që të ndash mendjen se ç...
Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua ...
Nga Kreshnik Spahiu Nuk kishte si ndodhte ndryshe….. Sot Par...
Nga Berat BuzhalaLufta Civile në Partinë Demokratike në Shqi...
Tymnaja politike e bravave, levave dhe megafonëve rreth tyre...
Nga Agim XhafkaI nderuar zoti Basha,Unë senatori John McCain...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...