Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Andi Bushati
Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me Shqipërinë duket se ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të ndihmuar ushtarin e vet të bindur në opozitën shqiptare, Lulzim Bashën. Ata po përsërisin me këmbëngulje të njëjtën strategji, e cila konsiston në goditjen sistematike të Berishës, paralel me ?takimet e shkëlqyera? që i rezervojnë pasardhësit të tij.
Kështu ndodhi edhe në javën që lamë pas. Brenda katër ditëve, tre herë me radhë, qoftë nga Ushingtoni dhe qoftë nga Tirana u dha mesazhi i mbështetjes së grupimit të Bashës në testin e zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 mars.
Ndryshe nga më parë Gabriel Escobar nuk u mjaftua me kërcënimin standart të ndërprerjes së marrëdhënieve me PD-në nëse Berisha rikthehet kryetar, por ai e zgjeroi perimetrin e shantazhit, duke paralajmëruar se lideri historik i demokratëve nuk mund të drejtojë as një forcë të re politike. Zyrtari amerikan, emri i të cilit mbahet mend lehtë në këtë vend, nuk e fshehu qëllimin për të goditur grupin e foltores, fiks para organizimit të primareve dhe përgatitjeve të fundit për fushatën e ardhshme zgjedhore. Parlalel me të ambasadorja Kim priti Bashën në rezidencën e saj, pa i fshehur aspak tonet e përkrahjes ndaj tij. Sikur këto të mos mjaftonin, një zëdhënës i Dash përsëriti për të disatën herë qëndrimin se ?non grata? është një proces i pakthyeshëm.
Nuk ka dyshim se kjo valë goditjesh ka si qëllim ruajtjen e stabilokracisë duke përkrahur grupimin qartësisht më të cfilitur dhe më të pabesueshëm në gjirin e opozitës.
Tashmë është bërë rrugë. Edhe kur filluan foltoret edhe përpara dy kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit edhe në vigjilje të 9 janarit, diplomatët amerikanë bënë po të njëjtën gjë, duke marrë anë, në një shkelje flagrante të konventës së Vienës, pro njërës palë brenda PD-së.
Por këtu problemi nuk qëndron tek djalja e zyrtarëve të DASH, përtej suazës së kostumit diplomatik -, me atë në Shqipëri tashmë jemi mësuar-, por te fakti se këtë po e bëjnë në mënyrën më të pa mençur të mundshme.
Po të shikosh atë që ka ndodhur që prej 9 shtatorit, kur Basha plotësoi ultimatumin e SHBA për të përjashtuar Berishën, sa më shumë përkrahja diplomatike ndaj tij është rritur, aq më tepër mbështetja e tij tek elektorati demokrat ka zbritur. Një anketim i fundit i Euronews dëshmoi se pikët e tij pothuajse janë përgjysmuar, në një kurbë rënia e së cilës nuk po ka të ndalur.
Kjo anomali që po zhvillohet para syve tanë e ka një shpjegim. Tek një pjesë dërmuese të elektoratit opozitar kanë zënë vend kritikat e Berishës që e paraqesin djalin e tij plangprishës si një kukull të marrë peng prej Edi Ramës. Dhe në vend që ta amortizojë, sjellja e diplomatëve amerikanë po ndihmon që ta përforcojë këtë paranojë. Për militantët, Basha, po mbrohet prej të njëtës qëndër pushteti prej së cilës kanë dëgjuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin të ndershme, se reforma në drejtësi po godet korrupsionin, se ?heronjtë e fëmijëve tanë? janë kampionë të pavarësisë, po prej të njëjtëve diplomatë që kanë heshur për patronazhistët, për blerjen e faktuar të votave në Elbasan, për skandalin e vjedhjeve me inceneratorët apo për direktivat që Veliaj i jep prokurorëve të varur prej tij, për ti?u turrur FSHF-së.
Pra thënë shkurt, për këdo që është në gjendje të mendojë, Basha po mbështetet nga ata që që janë pro një pushteti të pakufishëm të autokratit shqiptar. Prandaj sa më shumë ai përkrahet nga amerikanët, aq më tepër braktistet nga militantët.
Që kjo kurbë të ndryshojë, nuk ka rrugë tëjetër veçse të braktiset strategjia e deri tanishme. As ambasada, as Departamenti i shtetit nuk do të arrijnë dot ta bëjën Bashën popullor duke e bërë atë pjesë e një krahasimi të pabarabartë me Berishën, përmes goditjes së këtij të fundit.
E vetmja rrugë për ti dhënë atij sado pak frymëmarrje do të qe që ti jepnin të drejtë në raport me disa të denoncime që ai bën për Ramën. Nëse Yuri Kim do të kishte leje të denonconte efektet e prishjes nga kryeministri të marëveshjes së 5 qershorit, nëse DASH do të tregonte me gisht, prokurorët që u graduan në SPAK si shpërblim për fshehjen e krimeve zgjedhore të Elbasanit, nëse Escobar do të fliste për vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, atëherë po, ata do të ndihmonin në besueshmërinë e Bashës duke i dhënë kredibilitet atyre pak të vërtetave që ai guxon të thotë.
Por duke u sjellë ndryshe, duke mos e përfillur për kritikat që ai i bën qeverisë dhe duke e përkrahur në luftën që zhvillon me Berishën, diplomatët amerikanë po krijonë efektin boomerang. Ata vetëm sa po përforcojnë perceptiminn se po mbajnë në jetë kukullën që i duhet regjimit./ Lapsi
Nga Mentor Kikia Kam lexuar këto ditë lajmin mbi zhvillimin ...
Nga Nevrus NazarkoNjë nga juristët me influenciale të shekul...
Nga Elvi FundoSot Komisioni i Rithemelimit në PD dalë nga Ku...
Ajo çfarë ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Ritheme...
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferenc...
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria renditet në vendin e fundit në ...
Nga Genc Pollo Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ra...
Nga Akil Pano “Paanshmëria është një fjalë pompoze për indif...
Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me a...
Nga Tritan ShehuKeqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonj...
Nga Lutfi DervishiPyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vësht...
Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende s...
Në ndihmë të votuesve, gazetarëve, analistëve dhe politikanë...
Më shumë se informacioni për motin, që të ndash mendjen se ç...
Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...