web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Bujar Nishani/ "Shtëpia e Lirisë", është shtëpia e demokratëve

4 Shkurt 2022, 11:26, Opinione CNA

Të dashur miq, Partia Demokratike e Shqipërisë ja arriti të ndalë një platformë të poshtër për kthimin e saj ?de facto? në një fasadë të pluralizmit, në një kukull të rregjimit majtist, në një kadavër politike.

Prej 8 vitesh strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit dhe qarqet antishqiptare në rajonin tonë, u investuan në një projekt të lig të korruptimit, të kapjes, të minimit të forcës kryesore politike të së djathtës në politikën shqiptare.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Një platformë e mbështetur tërësisht tek modeli i blerjes, korruptimit e pas kësaj shantazhimit të hierarkisë vendimarrëse e politik-bërëse të asaj që duhet të ishte oponenca më e fortë, aksioni i përditshëm, alternativa më e besueshme për rrëzimin dhe zëvendësimin e rregjimit të hajnisë më ekstreme të parë ndonjëherë në këtë vend.

Post 25 prilli 2021 i hoqi kapakun këtij kazani ku kundërbonte ky kalbëzim i madh.

Demokratët ja arritën të ringrihen në këmbë, ti dalin zot parimeve të tyre, të rikthejnë në vlera sakrificat prej dekadash, të rivendosin drejtësinë e dinjitetit të tyre.

Kuvendi Kombëtar i një meidani gjigand në ?Air Albania?, Referendumi mbarë kombëtar prej Vermoshi në Konispol dhe Primaret si modeli kampion i demokracisë, vulosën çlirimin e shtëpisë së demokratëve nga kapja korruptive e pushtetit dhe rikthimin e alternativës konkuruese reale për shqiptarët.

Kjo alternativë e vërtetë, me dinjitet dhe alternativë qytetarie vjen si provë e parë më 6 mars, vjen si Shtëpia e Lirisë për çdo shqiptar që e neverit si hajninë dhe korrupsionin qeveritar po ashtu dhe fasadën e turpshme të kukullave në bishtin e qeverisë.

Dallimi i parë i madh mes vullnetit masiv të Primareve të demokratëve nga njëra anë dhe emërimeve personale nga bunkeri i aneksit qeveritar nga ana tjetër, është ekstremisht i fortë.

Veçanërisht ky dallim verifikohet mes identiteteve të kandidatëve të demokratëve dhe çirakëve të kukullës qeveritare.

Demokratët 24 karatësh në Shtëpinë e Lirisë as mund të krahasohen me pelivanët e 100 fytyrave, që ndërrojnë teseren sa herë ka zgjedhje, me tenderaxhinjtë e xhepit qeveritar apo kontigjente të korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale.

Misioni i Shtëpisë së Lirisë është shumë më i madh se sa zgjedhje të pjesëshme në 6 bashki.

Kandidatët demokratë të Shtëpisë së Lirisë dhe të gjithë patriotët e këtij vendi, jo vetëm do të ndryshojnë modelin e qeverisjes së mbrapshtë por dhe do të këpusin bishtin i spërdredhur të tradhëtisë që ushqehet çdo orë e minut me pisllëkun e hajnisë.

Shtëpia e Lirisë, shtëpi e çdo demokrati dhe patrioti është tashmë jo vetëm një opozitë e vërtetë por dhe alternativa e fortë e rrëzimit të korrupsionit qeveritar, talljes ndaj qytetarëve, torturave të përditëshme ndaj familjeve të tyre.

Shtëpia e Lirisë është produkti i demokratëve të vërtetë që asgjesuan rrjetën e zezë të ish Sigurimit të Shtetit, që e rrezikoi seriozisht ekzistencën e partisë së tyre dhe vetë pluralizmin real shqiptar.

Shqipëria më e para !/CNA.al





Lajmet e fundit nga