LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Miron Çako/ Bletët po na paralajmërojnë!

12 Shkurt 2022, 17:51, Opinione CNA

Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha se të gjitha bletë i “vdiqën”, madje edhe dikush tjetër nga një tjetër vend më tha se edhe të afërmit të tij i kishin ikur të gjitha bletët dhe këtë vitë zor se do kemi mjaltë as për vete.

Në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës për bletën nuk thuhet ngordhi, ashtu si thuhet për çdo gjallesë, insekt apo kafshë por ?vdiq?.

Fatkeqësisht fakti se bletët po ?vdesin? masivisht dhe po largohen nga kosheret ose si quhet “sindromi i kolapsit të kolonisë së bletëve” është një lajm i vërtet dhe jo një konspiracion i sajuar për panik.

Psh në Shtetet e Bashkuara gjatë dhjetë viteve të fundit, 90% e popullsisë së bletëve të egra dhe 80% ato shtëpiake kanë vdekur, po ashtu kjo ulje drastike e popullatës së bletëve është e dukshme edhe në Europë, Rusi, Kinë, etj.

Kjo vdekje masive ka çuar në mungesën e mjaltit .Prodhimi botëror tani arrin në rreth 1.5 milion ton.Por vdekja e bletëve çon autamatikisht në mungesën e mjaltit natyral, kjo ka ritur çmimin gati 3 herë më shumë të në treg dhe po ashtu ka ritur abuzimet dhe spekulimet me cilësinë e mjaltit që është aq shumë i kërkuar për tregun konsumator në ritje .

Ky është një lajmë shumë i keq për njerëzimin dhe natyrën.Në raportin e KB për këtë çështje, thuhet se po vazhdoj me këtë shkallë në ritje vdekja e bletëve atëhere për një dekadë rezikohen që shumë rajone të botës mos të kenë bletë mjalti më. Zhdukja e bletëve i alarmon shkenctarët e mjedisit, sepse bleta ka një rol shumë të rëndësishëm në zinxhirin ushqimor të natyrës dhe ekuilibri ekologjik, dhe për njeriun në veçanti bleta kanë një rëndësi të madhe nga pikëpamja e prodhimit bujqësor edhe ushqimor si çështë mjalti ushqimi i betëve që ne jua marim atyre.

Njihen rreth 100.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje. Bletët gjenden në çdo kontinent aty ku ka lule me polen që është ushqimi i tyre. Ato jetojnë në shoqëri ose koloni nga 10-70 mijë individë sipas sezonit të stinëve.

Në një zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza) që peshon: 0,23 g dhe rreth asaj mblidhen gjithë bletët, janë meshkuj 0,2g dhe punëtoret 0,11g të cilat janë me numrin më të madh në koloni. Jetgjatësia e mretëreshës shkon në 2-3 vite,kurse meshkujt 2 muaj dhe punëtorët 5 javë. Mretëresha gjatë gjithë jetës së saj 2-3 vjeçare bënë 1 vezë në çdo minutë ose 2000 vezë në ditë dhe rreth 1,5 milionë vezë që bëhen larva dhe pastaj bletë sipas fuksioneve të kolonisë. Mbretëresha për të formuar një koloni të re, punëtoret që të kërkojnë nektar që e përpunojnë pastaj në mjalt për ushqimin e kolonisë dhe të bletëve foshnja, kurse meshkujt janë vetëm për fekondimin e mbretëreshës. Përgjegjësitë e “prindërimit të bletëve” e ka vetëm mbretëresha që dallohet nga të tjerët nga forma dhe pesha. Bletët nuk dëgjojnë, ato nuk kanë vesh, por kanë disa sy shumë të zhvilluar si lartë edhe poshtë kokës , për të parë larg edhe afër. Ato i dallojnë ngjyrat jashtëzakonisht mirë, gjë që ju mundëson gjetjen e kullotave të mira me lule. Bletët e duan dritë e diellit, prandaj i quajnë “bija të diellit”.

Janë rreth 20.000 lloje bletësh të njohura, por vetëm 10 lloje nga to prodhojnë mjaltë. Mjalti është një ushqim natyral ku nuk mund të zhvillohen shumë baktere prandaj dhe nuk prishet madje jeton shumë gjatë, me shekuj, sa është gjetur mjaltë shekullor edhe në varrezën e faraonëve.

Bleta për një minutë viziton dymbëdhjetë lule, kurse për një ditë pune 4.000 lule. Bletët nga 3 kg nektar, i cili pasi të përpunohet fitohet 1 kg mjaltë. Një bletë punëtore prodhon sa 1/12 e një luge çaji në jetën e saj 5 javore kurse 1 kg mjaltë që ato prodhojnë si koloni këkojnë 200 ditë pune me bletë që vdesin në punë dhe të tjera që lindin.Po në miliona ton mjaltë që kosumojnë njerëzit sot sa i madh duhet të jetë numri i bletëve për ta prodhuar atë?

Bletët i japin njeriut mjaltin një nga ushqimet më të çmuara që ka vlerë të madhe ushqimore dhe kurative. Mjalti forcon frymëmarrjen, ndihmon aparatin tretës, shton oreksin, ruan përkohësisht gjendjen rinore, forcon kujtesën, arsyen, Njerëzit që nga lashtësia e kanë përdorur mjaltin si kurues për të gjitha sëmundjet dhe plagët për kozmetikë dhe koservim.Cilësia e lartë ushqyese dhe dietike e mjaltit rrjedh nga përbërja komplekse e tij që i vijnë nga poleni dhe nektari i luleve të bimësisëve që bleta i mbedh dhe i përpunon në mënyrë të mrekullueshme .

Rëndësia e madhe e bletëve është se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për lidhjen e frutit të pemëve dhe bimëve. Bletët janë hallkë në zinxhirin e prodhimit të ushqimit në së paku 75% të prodhimeve buqësoreve,perimeve dhe frutave.

Bletët punëtore mbrojnë mbretëreshën dhe mjaltin e kolonisë me thumbin e tyre. Kur bletët thumbojnë ato pas pak ? vdesin?. Në shumë vënde të botës pickimet e bletës përdoren për kurimin e sëmundjeve me origjinë muskulare dhe artikulare, po ashtu pickimi i bletës përdoret për rrjedhën e lirshme të gjakut dhe funksionimin normal të zemrës, si dhe për kurimin e fytit.Në Kinë pickimin e bletës e përdorin për kozmetikë për ngjyrën e fytyrës që të kuqet sidomos tek të moshuarit.

Sipas shkenstarëve të psiko-fizikën që  merret me sjelljen e super-organizmave për të analizuar ligjet ekzistuese psiko-sociale dhe të hetojë nëse ato ndriçojnë aspektet e vendim-marrjes njerëzore, në  studimin e sjelljes e kolonisë së bletës së mjaltit kanë kostatuar se ajo i bindet të njëjtat ligjeve si truri i njeriut kur ballafaqohet me stimuj dhe duhet të marrë një vendim I duhur mes dy opsioneve ashtu si veprojnë neoronet e trurit tonë kur përpunon informacionin ndijor, siç është drita, tingulli dhe shija, dhe reagimi ndaj tyre.Pra bletët marin vendime intiligjente dhe zgjedhin rrugën më të mirë të munshme për koloninë.

Mrekullitë e këtij insekti nuk kanë të mbaruar dhe ata që merren me mbarvajtjen dhe studimin e tyre çuditen nga organizimi i tyre i përsosur brenda kolonisë me një harmoni të përsosur si nga jeta e brendëshme ashtu tek produkti i tyre mjalti i ambalazhuar perfekt në oje gjashtë këndore.

Patjetër kur e vëzhgon këtë insekt kaq të dobishëm për njeriun dhe për natyrën mëndja e arsyeshme të shkon tek Krijuesi që i ka bërë të gjitha me urtësi, ashtu si tha psalmisti: ?Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me urtësi; toka është plot me pasuritë e tua?. (Psalmet 104:24)

Nqs ne duam të gjejmë argumenta se egziston Perëndia i padukshën Transhendent dhe Imanent ne mund të përdorim bletën si një argument bindës për logjikën tonë por edhe të të tjerëve, ne vetëm duke vëzhguar këtë insekt do besojmë se Zoti është krijuesi i këtij insekti të veçantë edhe i çdo krijese si mikro dhe makro me një përsosmëri dhe funksion të caktuar në të gjithë krijimin ashtu si na i përshkruan libri i Zanafillës. (Kapitulli i 1).

Për bletën edhe pse nuk shkruhet shumë në Shkrimin e Shenjtë, si tradita judaike dhe ajo e krishterë e kanë atë si një symbol të rëndësishëm me shumë kuptime.

Bletët trajtohen shumë pozitivisht nga Judaizmi dhe ka shumë referenca për bletën në shkrimet e e traditës hebraike, sepse populli hebre e respekton këtë insekt jo vetëm për produktet e tyre, mjaltin dhe dyllin, por kryesisht për strukturën e tyre të jashtëzakonshme shoqërore që është një organizim ku njerëzit duhet të mësojnë shumë.

Në Midras hebraike thuhet se: “Ashtu si bleta, fëmijët e së cilës ushqehen nga ajo, edhe Izraeli udhëhiqet (ushqehet) nga ligji dhe profetët” (Midras 1; 795).

Pra ashtu si bletët dynden te një udhëheqës, ashtu edhe hebrenjtë udhëhiqen nga mbretër, profetë dhe njerëz të urtë (gjyqtarët). Ashtu si natyra e bletës është të mbledhë polen dhe nektar për të tjerët, ashtu edhe hebrenjtë përpiqen të ndjekin Toran, jo për përfitimin e tyre, por për të kënaqur Perëndinë.

Madje bletë në hebraisht quhet “devorah” dhe ngjan shumë me emrin e Rahkela gruaja e Jakobit (Izraelit) (Zanafilla 29-28) dhe profeteshës dhe gjyqtares Debora (Gjyqtarët 4-5) që sundoi dhe mësoi popullin hebre për 40 vjet (1107-1067 pr K). Për hebrejntë mjalti simbolikisht është parë si mirësi dhe bollëk që vjen nga hiri Zotit.

Kurse në Dhiatën e Re nuk ka shumë pasazhe për bletën por përmënden vetëm mjalti i egër si ushqimi i Shën Joan Pagëzorit (Mat. 3:4; Marku 1:6). Ndërsa te Lluka (24, 41-42) përmendet dhe hoja e mjaltit që e konsumoi Krishti i ringjallur që ti binte nxënësit se është i gjallë dhe jo një fantazëm.

Por puna e palodhur bindja, disiplina, ndarja e roleve, organizimi i rreptë, pastërtia e bletës, janë marë si modele të virtytit të të krishterëve. Bleta është bërë simbol i aktivitetit, zellit, punës dhe rendit të mirë në komunitetin enorinë.

Gjithashtu, disa legjenda të lashta thonë se bletët nuk flenë kurrë, kështu imazhi i tyre shpesh përdorej për të përfaqësuar vigjilencën dhe zellin e krishterë në marrjen e virtytituve,ashtu si na thuhet tek Shkrimi, për klerikët “rrinë zgjuar për shpirtrat tanë?. (Hebrejnve. 13:17) po ashtu për besimtarët” rrini zgjuar për t?iu kushtuar lutjeve.dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin”(1 Petros 4 :7-8), për punën ee përbashkët: “të sigurojë gjërat e nevojshme për të vetët”. (1 Timoteut 5:8)”, për altruizmin: “Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit” (1Korintasve 10-24), për solidaritetin dhe dashurinë:”Mbasi te pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj se vertetes me ane te Frymes, per te pasur nje dashuri vellazerore pa hipokrizi, te doni fort njeri-tjetrin” .(1 Petros 1-22).

Këto virtute të vudhnetshme vëllazërore  ushtrohen në mënyrë më përsosur sidomos në jetën murgjërore të manastireve që drejtohen nga igumeni, ashtu si ndodh në mënyrë instiktive me koloninë e bletëve që punojnë sëbashku me bindje regull të bashkuar tek mretëresha.

Veçanërisht në krishterimin perëndimor bleta mretëreshë është parë si një simbol i Gjithmonë Virgjëreshës Mari, Mretëresha e qiellit dhe e dheut (Zbulesa 12 1-2)që i bashkon njerëzit reth vetes: ? ashtu  si Kisha që i nështrohet Krishtit.? (Efesianëve 5-24)

Po ashtu bleta është parë edhe si një përfaqësim i virgjërisë dhe i lindjes virgjërore, sepse bletët femër dhe mashkull kanë nga 16 kromozone dhe meshkuj dalin nga vezë të papllenura, ashtu si lindi Krishti vetëm nga Virgjëresha Mari pa farën e burrit.(Luka 2 -7)

Thumbi i bletës është parë në traditën e krishterë si simbol i gjëmbave të kurorës së Krishtit dhe mjalti si simbol i karakterit të butë dhe ëmbël të Jisuit , ashtu si na thuhet tek psalmi :?I ëmbël e i drejtë është Zoti, mëkatarët i kthen në udhë të drejtë, të përvuajturve u prin në drejtësi, të butëve ua mëson udhën e vet?. (Ps 24-25, 7-9).

Po ashtu edhe mesazhi ungjillor është me karakter të ëmbël si mjalti i bletëve: ?Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time?. (Psalmet 119:103)

Madje bleta është shumë e rëndsishme për adhurimin e krishterë, sepse prej saj marim dyllin që e përdorim për qirinjtë që afrohen Zotit në altar dhe për engjëjt dhe shenjtorët. Anselmi, Kryepeshkopi i Canturburit (1033?1109) ?babai i filozofisë skolastike? në perëndim  na thotë të kemi parasysh tre gjëra në qiriun: dyllin, fitilin dhe flakën. Ai i interpreton se: ?Dylli është mishi i Zotit tonë i dhënë nga Virgjëresha Mari; fitili, që është brenda, është Shpirti i Tij njerëzor; flaka, që digjet në majë, është Hyjnia e Tij?. Dmth një person me dy natyra Hyjnore dhe Njerëzore të bashkuara të papërziera, ashtu si vendosi Sinodi i 4 ekumenik në Kalqedoni 451.

Mjalti që prodhon bleta është parë si simbol i ëmbëlsisë së hirit dhe i elokuencës së krishterë. Psh në jetën e Shën Ambrozit (339-397) një atë i madh i Kishë Apostolike në perëndim na thuhet se:?Një ditë, kur Ambrozi ende foshnjë ishte në djep, iu sul një tufë bletësh që fluturuan rreth tij, madje iu futën edhe në gojë dhe pastaj ikën lart në qiell, shenjë kjo e elokuencës së tij në të ardhmen, që ishte një dhuratë qiellore. Dhe vërtet Ambrozi i shkolluar në mënyrë të shkëlqyer prej mësuesve më të mirë, shfaqi një aftësi të madhe në të gjitha degët e shkencës dhe u admirua shpejt si një orator i përsosur. Për këtë arsye, kosherja është emblematike e Shën Ambrozit (?397) i njohur për elokuencën e tij “të ëmbël si mjalti”.

Por bleta është marë edhe si një shembull në predikimet e shenjtorëve si simbolik  për njerëzit e mirë.

Psh Shën Pais Agjorit (1924 -1994)thoshte: ?Siç e kam kuptuar, disa njerëz ngjajnë me bletën dhe të tjerët me mizën. Ata që ngjajnë me mizën, përpiqen të gjejnë në çdo rast të ligën dhe merren vetëm me këtë gjë, nuk shikojnë asgjë të mirë në asnjë vend. Ata që ngjajnë me bletën, e gjejnë të mirën kudo ku ka të mirë.?

Me bletët lidhen edhe shumë mrekulli të shenjtorëve dhe sidomos me Jerodëshmorin e madh Shën Harallambin (shekulli i II) dhe që festohet në 10 shkurt, ai nderohet edhe si mbrojtësi i bletëve, sepse shejntori ka ndaluar epidemin e murtajës dhe gratë në atë ditë kanë pjekur kuleç për nder të shenjtorit dhe për zbutjen e murtajës, duke i lyer ato me mjaltë kurativ.

Në disa vende sipas traditës mjalti është shpënë për shenjtërim në kishë dhe është ruajtur si një ilaç në çdo shtëpi. Kështu ka lindur tradita që Shën Harallambit t?i shpihet mjalti i ri në kishë, që të bekohet. Ja përse festa e Shën Harllambit ka filluar të nderohet dhe nga bletarët, të cilët e kanë pranuar shenjtorin për përkrahës të vet. Kështu është afirmuar festa dimërore e bletarëve në ditën e Shën Harallambit bashkë me festën e verës në ditën e Shën Prokopit (shekulli i III) që festohet më 8 korrik.

Në Bullgari 10 shkurti dita e Shën Harallambit është festa e bletarëve dhe e mjaltit dhe festohet me hare.

Po ashtu në zonën e Kapandritit afër Athinës, ndodh një ngjarje e mahnitshme: ?Dhjetë vjet më parë, bletari besimtar z. Isidoros Timinis, mendoi të vendoste ikonën e Kryqëzimit të Zotit në një nga kosheret e tij.Menjëherë pas kësaj, kur hapi kosheren, ai u befasua. Bletët treguan respekt dhe nderim për Ikonën, pasi e kishin “rrethuar” me dyll, por duke lënë fytyrën dhe trupin e Zotit të zbuluar. Që atëherë, dhe çdo pranverë, ai vendos ikonat e Shpëtimtarit Jisu Krisht, Virgjëreshës Mari dhe shenjtorëve në koshere me të njëjtin fund mbresëlënës.?

Prandaj sa herë të provojmë mjaltin e beletës le ti mendojmë këto insekte që kaq shumë duan të na tregojnë me instiktet e tyre mbreslënëse të paisur nga Krijuesi.

Duke parë bletët dhe organizimin e tyre të përsosur ne duhet të mësojmë se sa më shumë duhet ta organiozojmë mardhëniet tona sociale, ne që jemi krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zbulesa: 1-26) dhe aq më shumë ne të krishterët: ? kemi mendjen e Krishtit? (I Korintasit 2-16) .

Kosherja mund të na tregojë shtëpinë, lagjen, qytetin, fshatin, vendin tone, kishin, enorinë,manastirin ku ne mund të ushtronim jo rregullat instiktive të jetës së bletës, por regullin e tyre, si harmoninë, bashkimin, punën e ndershme , solidaritetin, altruizmin, që ti atribuojmë kulturalisht edhe mes nesh të udhëhequr nga dashuria për Zotin dhe të afërmin (Mateu 22 :37-40) : ” ashtu edhe ne, që jemi shumë, jemi një trup i vetëm të bashkuar me Krishtin” (Romakëve 12 -5)

Patjetër nuk duhet ti adhurojmë bletët apo të bëhem panteisëm se Zoti është dhe bletë, por duke pare ato me admirim mendja të na shkojë tek Krijuesi Mjeshtri i Madh i padukshmi i cili na flet nëpërmjet natyrës si, prej qiellit, tokës, detit, bimësisë, kafshëve, insekteve, ashtu si na thotë edhe Shën Andoni i Madh: ?Natyra është një libër i hapur ku ne shikojmë Krijuesin?.

Por edhe zhdukja e bletëve ose ?vdekja? e tyre duhet të na shqetësoj me të vërtet, sepse ato janë duke na dhënë një mesazh se ne njerëzit po e prishim natyrën dhe jemi shumë përgjegjës për këtë. Bletët duke qënë shumë të ndjeshme nga ndryshimet klimaterike, ngroja globale, pesticidet, ndotja e ujërave, OMGJ?të shkatërrimi i pyjeve, reduktimi i tokës bujqësore dhe i varjeteteve, betonizimi i ambjentit, rezatimi i valëve elektromagnetike në, rodia, tv, celular, po zhduken dhe kjo duhej të na vëri në alarm, se ne po prishim mjedisin shtëpinë tone dhe të krijesës, ashtu si na thotë edhe Shën Paisi: Çfarë bëni? Vratë insektet dhe tani doni të vrisni dhe njeriun? Spërkatim lulet që të varrosim insektet por në fakt po ju bëjmë dëm njerëzve?

(Me dhimbje dhe dashuri për njeriun bashkëkohor)

Prandaj edhe paralajmërimi i fizikanti të madh Anshtajni, ose e dikujt tjetër në emrin e tij: “Nëse bleta zhduket në tokë , atëhere një peron do të zhduket në katër vjetë. Kur nuk do të ketë bletë -nuk do të ketë as  njeri”, duhet të merret shumë seriozisht si përcaktues për fatin e jetës në planetin tokë.

Prandaj  këto insekte të mrekullushme si kur punojnë papushim dhe na japin mjaltin edhe na mësojnë si ta organizojnë jetën me solidaritet, altruizëm, por edhe kur ?vdesin? për fajin tonë na paralajmërojmë si një shenjë apokaliptike, se nga lakmia dhe papërgjegjshmëria, ligësia, po gabojmë shumë, sepse po prishim të ardhmen e tokës, të shtëpisë sonë të përbashkët, duke afruar edhe fundin e jetës në tokë.

Dhe për këtë krim mjedisor kundër krijimit do përgjigjemi përpara Gjykatësi Zotit Jisu Krisht kur Ai të vijë shpejt për së dyti, ashtu si na thotë: ?Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t?i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.(Zbulesa 22-12).

 

Lajmet e fundit nga