LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sajmir Korreshi, duhet të luajmë me çuna brezi, jo çuna qyteti...

10 Shkurt 2022, 09:57, Opinione CNA

Nga Sokol Bregu

Unë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe të jap të drejtë të reagosh në çfarë do mënyre, për diçka që ta kanë atribuar pa të drejtë. Ti si kush do tjetër në zgjedhjet e ardhshme mund të mbështetësh kë të duash, çdo kandidat të mundshëm që mendon se duhet ta fitojë Bashkinë e Lushnjes.

Largimi i Sokol Bregut nga Top Channel/ ?Shpërthen? gazetari: Ku e kanë katandis veprën e Dritan Hoxhës, ky është turpi i gazetarisëËshtë në të drejtën e postit që mban dhe në të drejtën tënde qytetare të mbështetësh kë të duash. Ajo që bën gabim është historia me çuna qyteti. Dhe një gabim I rëndë për një djalë të ri si ty që militon në politikë dhe kërkon absolutisht një karrierë të gjatë.

Kandidati që ka zgjedhur Komisioni i Rithemelimit është më çun qyteti sa nuk bëhet, dhe ti e di mirë këtë, por prapë kjo nuk është një veti për të fituar bashkinë. Si një çun qyteti, edhe unë të them se kjo është një çështje brezi dhe ne të lindurit e fund viteve ?70 duhet të kemi radhën për t’i dhënë një dorë qytetit.

Sa për çun qyteti, kështu ishte paraardhësi, shkaku për të cilën sot po bëhen zgjedhje në Lushnje. Për të prezumuar pafajësinë e tij, nuk po merrem nëse është fajtor ajo për korrupsion, se këtë e vendos gjykata, por nëse e ka bërë një gjë të tillë, ky çuni qytetit më të cilin kemi mbaruar të njëjtin gjimnaz, nuk vodhi vetëm çunat e fshatit, i vodhi të gjithë të vodhi ty, vodhi dhe Eltonin dhe meqë unë sbanoj më aty, nuk u ndjeva i vjedhur, unë ndjeva i keqardhur.

Në brezin tim dhe të Eltonit sot ka dhjetra mjek, inxhinerë dhe juristë të zotë, që nga gjimnazi ku dhe t’i ke mbaruar u shkolluan me rezulte të shkëlqyera dhe janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe të arrirë në profesionet e tyre, fatkeqësisht ushtrojnë profesionin jashtë Lushnjes.

Eltoni është i pakti nga ne që u kthye të jetojë aty dhe nuk u largua kurrë nga qyteti. A kishte mundësi, këtë besoj ti e di fare mirë. Por nuk është këtu çështja.

Edhe t’i që je çun qyteti apo dikush tjetër po e trajton atë si një përfaqësues të doktor Berishës, dhe ky është një gabim i rëndë, ai është përfaqësuesi I brezit tonë, i një brezi ku askush nuk u kthye t’i jepte një dorë, një qyteti, që për vite me rradhë ishte peng i çdo gjëje i krimit dhe i korrupsionit.

Të gjithë panë historitë e tyre personale, dhe mbase Lushnja u mbeti vetëm në dokumenta të shkollës apo mjete identifikimi. Ti ke të drejtë të zgjedhësh, sepse edhe ti e ndërtove jetën aty dhe po ben diçka për qytetin tënd. Askush nuk ka të drejtë të thotë se kë duhet të mbështetësh, thjesht prano një këshillë nga mua.

Parimi ndryshon, qytetit i duhet një përfaqësues i brezit për ta ndryshuar, por se kush është çun qyteti, këtë le t’ja lëmë lushnjarëve të vendosin në 6 mars.

Unë nuk e di çfarë të thanë kur ti hyre në gjimanzin ?18 tetori?, por mua meqë isha në klasë me Eltonin, mësuesi kujdestar na shprehu qartë, se Iliri, i ati, ishte nxënësi më i mirë i të gjitha kohërave i atij gjimnazi.

Ti mbështet kë të duash, se ti je në politikë, është çështja jote, por radha është e jona e një brezi që e harruam qytetin, dhe Eltoni është ndër të paktët e atyre që kemi lënë aty dhe mund të bëjë në emër të të gjithëve diçka.

Dhe në fund Saimir, do të dish kush është çun vërtetë qyteti? Gjithë miqtë e tij janë jashtë Lushnjes dhe ai mund ti thërriste në ndihmë, por ai nuk e bën këtë gjë, sepse besoj që ia del i vetëm. Ndaj lëre garën të bëjë historinë e vet, bëhu çun qyteti.

Lajmet e fundit nga