E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga Ilir Levonja
Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisioni që po merr në pyetje ministra, bashkiakë etj., për inceneratorët është një inskenim klasik i trushplarjes. E para, si nuk e kuptoni se sa me lehtësi këta ministra po shkojnë aty, kur zakonisht në kulturën tonë e kemi për fyerje të paraqitemi përpara një komisioni që ka tagër moral. Po shkojnë se ua kërkon ligji? Apo se i ka urdhëruar ai i madhi? Sigurisht që është kjo e dyta. Eshtë naivitet të mos e kuptosh.
Nga njëra anë ju që gajaseni në shtëpi, nga ana tjetër heshtja e Edi Ramës. Dhe më e dhimbshmja, fadromat e policisë që bash në kulmin e vëmendjes suaj mbi dokrrat e këtij komisioni, nisin e u prishin shtëpitë banorëve në një lagje periferike të Tiranës. E dyta, kjo zonja paska konflikt interesi pasi marrka tendera nga Bashkia e Tiranës.
Për më tepër sot që opozita është kryekëput e shkatërruar, duke bombarduar njëri-tjetrin, pavarsisht se janë demokratë, pavarsisht se kanë një kulturë të djathtë, pavarsisht se pas disa viteve nuk mund të mos ekzistojnë as Sali Berisha e as Lulzim Basha. Në fund të fundit për studiuesit e zhvillimeve politike, kjo kohë do të jetë një minierë ari për të nxjer në pah një tipar tonin, bindjet i kemi për njëshat, jo për vetne tonë. Dhe tjetra, atë që, forcat politike nuk janë një vullnet i lirë i vetë ofruar, një vullnet i lirë bindjesh të përafërta, ku vokacioni rregullohet me votë, por ushtarizimi me ndërgjegje të plotë pas njëshave.
Po të mos ndodhte kjo, sot opozitarizmi nuk do jepte shfaqje në komisione, dyerve të Romës, a mureve të fejsbukut, por me banorët e lagjes periferike në Tiranë. Eshtë një nga vitet me të errta për shqiptarët, kur publikisht vertetohet një dëm kolosal prej 430 milion eurosh dhe shteti jep shfaqje publike. Të gjithë kundër të gjithëve, vetëm km hesht. Në perëndim, në një situatë të tillë km do kishte dhënë dorëheqjen me kohë.
Tek ne pushteti është si t’i heqësh oksigjenin një të sëmuri që ka rënë në gjëndje kome. Përtej fadromat shëmbin muret me dhunë. Ju merreni me shoun e komisioneve. Kjo është një nga ato lojrat klasike të gjyqeve publike si e si të shpëtojmë sa të mundim, të shpëtojmë njëshin. Edi Rama po ju mund sërish, po dominon, pavarsisht shkatërrimit a vetvrasjes kolektive ku ju ka futur. Specialistët e sigurimeve shoqërore japin alarmin se mbas 5 vjetëve Shqipëria nuk paguan dot më pensione.
Forca vitale e saj ka ikur dhe po ikën. Ato fonde që qarkullojnë vidhen me fadroma. Pyesni veten pse e keni ndihmën sociale të ulët, përse i keni pensionet e pa mjaftueshme? Me 430 milion eurot e vjedhura, nuk është e vështirë për ta kuptuar se përse një borderoist i inceneratorëve merr 6 mijë euro në muaj, kurse ju 15 mijë lekë ndihmë sociale, a 100 mijë lekë pension. Zoti u zgjohtë prej gjumit. Dhe paçit më shumë respekt për veten se për njëshat./CNA.al
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Nga Mentor KikiaStela nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e...
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk ...
Nga Bledian Koka Në mungesë të memeve të së Dielës, ai që nu...
Sot bota e internetit shqiptar është e tejmbushur me fotot e...
Nga Lutfi DervishiNisur nga raportimet e fundit që në Shqipë...
Mbrëmë vonë në mesnatë e famshmja Arbana Osmani shpalli verd...
Nga Lutfi Dervishi1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për ince...
Nga Lutfi DervishiZgjatja e afatit për komisionet e vettingu...
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fund...
Nga Çim PekaReforma në Drejtësi ishte një projekt që lindi r...
Nga Luçiano Boçi Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të fams...
Hiqen se janë zotër të fatit të tyre. Se ndikojnë në mbarë p...
Nga Dr.Arben RamkajBallkani ka qenë historikisht arenë e për...
Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kush...
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
Nga Sokol BreguUnë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe ...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...