Nga Ilir Levonja/ Distancimi nga Enver Hoxha dhe komunizmi
Sot bota e internetit shqiptar është e tejmbushur me fotot e...
Nga Bledian Koka
Në mungesë të memeve të së Dielës, ai që nuk zhgënjen kurrë me gënjeshtrat e tij, e ndriti sërish. “Kam qenë dhe unë në 20 Mars në sheshin Skënderbej kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës”- deklaroi dje Lulzim Basha ndërsa firmoste një peticion për dekomunistizimin, nismë e një OJQ-je të një prej dhjetëra sekretareve që ka shpikur qëkur mori partinë. Ai që për 8 vjet kurrë nuk është kujtuar të bëjë asnjë gjysmë akti në këtë drejtim, u kujtua dje se Shqipëria paska harruar të bëjë një gjë te vogël… Dekomunistizimin!
Nismat e Lulit nuk kanë asnjë ndryshim nga vesa e mëngjeseve të Shkurtit. Ato treten sapo del dielli që lajmëron zgjimin e atyre që nuk flenë deri në drekë. Por nuk është kjo çështja. Ajo që të habit me Lulzim Bashën, është nevoja e tij për tu rishpikur si një njeri i ri që ka qenë deri tani në të gjitha sukseset e këtyre 30 viteve, por ama nuk ka marrë pjesë në asnjë dështim. E kush? Ai, Lulzim Basha, njeriu i 4 humbjeve katastrofike të së djathtës me të në krye.
Lulzim Basha edhe mund të ketë qenë ditën kur u rrëzua busti i diktatorit, por artikulimi i tij sikur pa praninë e tij në shesh nje akt i tillë do të kishte qenë i pamundur, e shtoi patetizmin e firmosjes së një peticioni. Ndërsa Lulzim Basha “dëshmonte” dje aktin e tij prej 16- vjeçari te paepur në 20 Shkurt 1991, mundohesha të rrëmoja në kokën e Fatmir Merkoçit aty ku fshihet plumbi i regjimit që e qëlloi, e që mban ende në trup si një shenjë reale që Dekomunstizimi, nuk ndodhi kurrë ne Shqipëri.
Lulzim Basha nuk foli për këtë akt, as nuk e përmendi Fat Merkoçin qoftë edhe kalimthi. Sepse atë qe në 20 Shkurt 1991 e qëlloi regjimi sepse po rrëzonte shtatoren e diktatorit, në 8 Janar po me të njëjtën egërsi e qëlluan banditët SHQUP-it që mbronin Lulzim Bashën! Do të mjaftonte kaq vetëdije nga Lulzim Basha që ai ta qepte gojën, të paktën dje. Por Lulzim Basha ka vendosur të rishpiket. E bën këtë duke i dhënë vetes meritat e të gjitha sukseseve ku nuk ka qenë gjë tjetër veçse një figurant i rëndomtë dhe shpesh, edhe problematik.
Është po i njëjti që hiqet si ideatori dhe realizuesi i Rrugës së Kombit, por harron se Sali Berisha e zëvendësoi me te ndjerin Sokol Olldashi sepse, projekti në dorën e tij po shkonte drejt kalendave greke! “Merita” e tij vetme në atë vepër madhore është thjesht kallja “me procedurë” ndaj një hetimi që e akuzonte Lul Bashën për shpërdorimin e nja 200 e ca milionë eurove!
Kërkon të rishpiket edhe si njeriu që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, si njeriu qe liberalizoi vizat, njeriu që i vetëm e mundi Edi Ramën në 2011, ndërsa Arben Ristani sipas tij “bënte lojën e PS-së”. Thënë ndryshe, Lulzim Basha e kthen kokën pas dhe ajo që konstaton janë vetëm ëndrra të parealizuara që i ka parë e i sheh në gjumin e tij proverbial. Sepse sa herë kthen kokën pas, ai në të vërtetë shikon vetëm dështimet e tij si politikan. Mirëpo sot atij i duhet rishpikja për mbijetesë politike. Të paktën edhe një vit, a makar edhe 3. Aq sa të mashtrojë edhe disa militantë të PD-së. Aq sa tu thotë atyre se humbjen nuk e solli ai, atë ai e gjeti midis tyre. Aq sa mashtrimi të prodhoi dhe disa miliona të tjera për kompanitë e kunatit që në fakt janë te tijat.
Aq sa katër vilat te bëhen 8, e kështu me rradhë. Sepse, fundja Lulzim Basha ka probleme me shumëzimin, me “mbledhjen” aspak. Lulzim Basha nuk e ka për turp edhe të thotë se ai ka qenë burri që i doli përpara tankeve të ushtrisë kineze teksa largoheshin nga masakra e Tienanmenit, apo se ishte ai i pari qe ia nguli kazmën Murit të Berlinit që ndante dy Gjermanitë, por për dreq aty qëlloi Tobiasi i CAS-it.
Për aq kohë sa ai do të shikojë që ka ende njerëz që ia besojnë cirkun si opozitë, Lulzim Basha nuk e ka aspak problem të luajë palaçon që ai është në të vërtetë.
Tentativa e djeshme e Lulzimit për të rishpikur Bashën, nuk dështoi vetëm në një pike. Ajo na konfirmoi edhe njëherë se çfarë përfaqëson Lulzim Basha si politikan “OMGJ”.
Në pamje duket i rregullt, por mutacionet janë sa të paparashikueshme,- aq edhe të rrezikshme si për ata që e programojnë dhe për ata që i konsumojnë.
Sot bota e internetit shqiptar është e tejmbushur me fotot e...
Nga Lutfi DervishiNisur nga raportimet e fundit që në Shqipë...
Mbrëmë vonë në mesnatë e famshmja Arbana Osmani shpalli verd...
Nga Lutfi Dervishi1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për ince...
Nga Lutfi DervishiZgjatja e afatit për komisionet e vettingu...
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fund...
Nga Çim PekaReforma në Drejtësi ishte një projekt që lindi r...
Nga Luçiano Boçi Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të fams...
Hiqen se janë zotër të fatit të tyre. Se ndikojnë në mbarë p...
Nga Dr.Arben RamkajBallkani ka qenë historikisht arenë e për...
Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kush...
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
Nga Sokol BreguUnë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe ...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion...
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri t...
Nga Rexhep PolisiPo dëgjoja mbrëmë deputetin Agron Gjekmarka...
Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...