"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Nga Prof. Dr. Pandi Zdruli
Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Itali
Gati dhjete vite me pare nje kolegu im Italian u martua me nje vajze ukrainase dhe sebashku blene nje shtepi perdhese me oborr ne rrethinat e Odeses. E takova mikun tim perseri disa vite me vone dhe ai duke e ditur profesionin tim si shkencetar i tokes (me mire i dhèut) me thote se ne kohen e lire ne kopeshtin e tij kultivonte perime te ndryshme dhe mahnitej me token e zeze e pjellore qe prodhonte aq shume pa perdorur asnje lloj plehu kimik apo organik. Eshte nje dhé i shkrihet me thoshte plot jete e gjjallesa. Une e dija fare mire per cfare dhéu behej fjale.
Keto toka te zeza e teper pjellore ne gjuhen pedologjike ne Amerike quhen Mollisole (nga Latinishtja e bute (soft) ndersa ne gjuhen nderkombetare te klasifikimit te tokave quhen Chernozem (me origjnine Sllave toke e zeze) ose Kastanozem (perseri nga Sllavishtja toke e zeze me ngjyre si geshtenja). Sigurisht per shume lexues ka pak rendesi cfare emri kane keto toka. Ajo qe ju intereson atyre eshte per cfare perdoren dhe cfare prodhojne.
E pra pikerisht ketu qendron rendesia kolosale e tyre. Keto lloj tokash te zeza ne shkalle globale mbulojne vetem 3 per qind te siperfaqes tokesore por ato prodhojne afro 90 per qind te drithrave ne shkalle boterore. Jane te shtrira kryesisht ne zonen qendrore te SH.B.A-se dhe Kanadase, ne Ameriken Latine sidomos ne Argjentine, ne Euro-Asi, si dhe ne pjesen veriore te Azise Qendrore duke perfshire nje territor te gjerre sidomos ne Rusi. Ukraina eshte e bekuar te kete 34 million hektare toka te tilla.
Per nga rendesia qe kane keto toka ne vitin 2018 Organizata Boterore per Ushqimin dhe Bujqesine (FAO) vendosi krijimin e nje Forumi Nderkombetar per Ruajtjen dhe Mire Administrimin e Tokave te Zeza duke i shpalluar ato si nje pasuri e rralle dhe e pazevendesueshme per sigurine ushqimore kudo ne bote. Per me teper keto lloj tokash ruajne ne brendesi te tyre sasi kolosale te karbonit organik si nje mase mbrojtese kundrejt ndryshimeve klimatike.
Ne te kundert, ne se do te keq perdoreshin ato kthehen ne nje burim te madh te clirimit te karbonit organik ne atmosfere duke e pershpejtuar ngohjen globale. Ka shume specialiste te tokave ne bote qe kane dale me mendimin se tokat e zeza te ketij lloji duhet te shpallen pasuri boterore dhe te ruhen me ligje te vecanta, dicka e ngjashme me Konventen e Biodiversitetit qe klasifikon shume gjallesa ne rrezik eliminimi.
Atehere pse them se Ukraina nuk eshte vetem e Ukrainasve. Sepse ky vend, kryesisht fale tokave pjellore dhe klimes se pershatshme nuk prodhon drithra vetem per 44 milione banoret e saj por per me shume se 400 milione njerez kudo ne bote. Eksportet e drithrave te Ukraines zene gati 15 per qind te totalit boteror duke tejkaluar te gjithe sasite qe vendet e BE-se bashku eksportuan ne vitin 2020.
Disa dite me pare, Francesco Divella, nje nga prodhuesit me te medhenj te industrise se pastave ne Itali ne nje interviste per televizionin italian shprehte shqetesimin se mbyllja e porteve ne Ukraine po shkaktonte mbylljen e disa prej fabrikave te tij pasi gruri i blere nuk do te mberrinte ne Itali. Por une do te thoja cfare do te ndodhte me Egjyptin nje vend me 102 milion banore qe eshte vendi i pare ne bote per importin e drithrave, sidomos te grurit. Ajo qe quhet Pranvera Arabe filloi pikerisht nga mungesa e bukes.
Keto jane edhe disa nga aresyet pse bursa e Cikagos ku tregtohen ato qe quhen commodities (ose materiale baze, perfshire edhe drithrat) ndjehu menjehere tronditje sapo filloi lufta ne Ukraine. Sigurisht te gjitha bursat e botes u tronditen. Nga ana tjeter, edhe pse pak flitet, Kina eshte partneri kryesor tregtar i Ukraines me nje vlere vjetore prej mbi 15 miliard dollare simbas te dhenave te vitit 2020. Ky bilan eshte gati dy here me i madh se ai midis Gjermanise dhe Ukraines.
Ne rastin tone, une nuk e di nga vijne dritherat ne Shqiperi, ndoshta edhe nga Ukraina. Por do te thoja se bujqesia jone nuk duhet te anash kaloje prodhimin sidomos te grurit dhe te misrit. Ne i kemi mundesite te fuqizojme prodhimin e tyre sidomos ne ato zona ku kushtet tokesore e klimatike jane te pershtatshme. Nuk them se cdo gje duhet ta prodhojme vete si dikur, por disa nga prodhimet baze qe kane nje ndikim direkt ne sigurine ushqimore dhe ne traditen tone te te ushqyerit qe vazhdon te mbeshtetet akoma fuqimisht tek buka ndoshta duhen ripare dhe mbeshtetur me mire.
Uroj qe lufta te mbaroje sa me shpejt. Vuajtjet e popullit ukrainas jane tragjike dhe pa dyshim nuk e meritojne nje drame te tille. Nje bote e tere eshte ne mbeshtetje te tyre edhe pse pa e ditur dikur mund te kene ngrene nje pjate me makarona apo nje embelsire qe e kishte nisur rrugetimin e saj nga tokat pjellore te Ukraines dhe nga fermeret e pa lodhur te saj. Ukraina eshte dhe do te mbetet e Ukrainaseve, e popullit te saj qe me heroizem po mbron vendin tij.
Nga Akil KrajaNjë konference ndërqeveritare mbi sovranitetin...
Nga Kreshnik SpahiuPardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 ...
Nga Grigels MuçollariKoha për rithemelim!✌? janë simboli i f...
Nga Bardhi SejdarasiVetëm dy kompani shqiptare kanë importua...
Nga Sonila Meço8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte...
Një nga personalitetet më të ndershem të politikës shqiptare...
Nga Dritan Demiraj Ndërkohë që Ukraina ka hyrë në ditën e 4-...
Nga Enver RobelliGjermania themelon një fond të veçantë për ...
Nga Mentor KikiaE kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq ...
Nga Armand MahoKëshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bas...
Nga Tritan KaloMIKPRITJA është një virtut i thuktë dhe ndërs...
Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të q...
Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar...
Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të ...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me nj...
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Nga Mentor KikiaStela nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e...
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...