web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse po rrezikon lufta në europë dhe si mund ta parandalojmë atë

12 Mars 2022, 09:03, Opinione CNA

Nga Miron Çako

Lufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një konflikt i dhunshëm mes palësh me shumë viktima si ushtar dhe civil me shkatërrime materiale është një nga të këqijat më të mëdha që njerëzimi ia ka krijuar vetes. Shkaqet e fillimit të një lufte janë të shumta, si personale, kolektive, nga sundimtar ose popuj, gjeopolitike për territore, ekonomike për burime ekonomike dhe natyrore, ose shkaqe ideologjike, apo fetare.

Pavarësisht se lufta në vetvete është një e keqe e domosdoshme në një botë ku egziston e keqja me frutat e saj të hidhura mund të përcaktohet e drejtë, ose e pa drejtë.Lufta e drejtë mund të quhet kur mbasi kanë shteruar të gjitha përpjekjet për paqen lufta bëhet për mbrojtjen e jetës, të afërmit, familjes, vëndit dhe besimin. E padrejtë quhet kur lufta është produkt i egoizmit, lakmisë, arrogancës dhe ligësisë, abuzimin me tjetrin apo pushtimeve dhe shfrytëzimin e popujve dhe vendeve. Përgjegjësinë për luftën e kanë ata që e iniciojnë dhe drejtojnë luftën, kurse ushtarët duhet të zbatojë urdhërat dhe të luftojë trimërisht sipas rregullit duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe jetët e civilëve,sepse ndryshe dënohet sipas ligjit për krime lufte.

Lufta Rusi?Ukrainë duket se po ka impakt në të gjithë botën dhe është rrezik për një luftë të re që ashtu si e para edhe e dyta e kanë zanafillën  në Evropë. Kjo luftë lokale është duke gjeneruar një kolaps të ekonomisë globale, në inflacion, krizë energjitike, ngritje çmimesh pa tavan dhe me këtë trend mund të shkoj në falimentim të tregut në gjithë rajonin, urisë,në një shthurje të rendit qytetar dhe të fillojë ligji i xhunglës ashtu si është profetizuar se do vijë një kohë: ?Ku njeriu do hajë njeriun?.

Mos të çuditemi për këto, sepse historia edhe pse harrohet ajo përsëritet. Europa ka qënë arena e shumë luftrave të përgjakshme dhe veçanërisht në shekullin e kaluar të dy luftërave botërore.Ajo që sot i frikëson më shumë njerëzimin nga një luftë e tretë botërore që mund ta ketë përsëri fillesën në Evropë është fakti i frikshëm se teknologjia ushtarake ka intensifikuar metodat e luftës si ajo konvencionale, kibernetike dhe ka prodhuar armë të shkatërrimit në masë si bomba bërthamore, bakterologjike, etj. Sot njerëzimi ka mbledhur një potencial aq të madh ushtarak sa që mund ta shkatërroj vetveten plotësisht jo një herë por disa herë ashtu si e ka thënë dhe shkenctari i madh Anjshtajni:?Nuk e di se me ç?armë do të luftohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.? (Albert Anjshtajn)

Edhe pse kemi kaluar shekuj drejt një civilizimi dhe e kemi rritur standartin e qytetërimit, teknologjinë, dijen si asnjë herë në histori, përsëri njerëzimi edhe ai europian moralisht duket se ka mbetur po ai, njeriu armiqësor, fisnor madje ç?njerëzor i shpellave. Ky primitivitet me instikte shtazore dhe ç?njerëzi tregohet sidomos në luftrat ku jeta e tjetrit bëhet gjëja më e pavlerë dhe ana morale e humanitetit sfumohet në absurd.

Gabimet e harruara të historisë përsëriten, sespe edhe para Luftës së Parë Botërore edhe të Dytë shumë mendonin se Europa ishte ?shumë e civilizuar? për të hyrë në luftë, por nuk vonoi dhe nga një shkak si vrasja e arqidukës Franc Ferdinantit të parë në Sarajevë në1914 që përfundoi 1918 me 14 milion viktima, dhe për të dytën mjaftoj mësymja e Hitlerit në Poloni në 1940 që përfundoj 1945 me 60 milion viktima.

Kaq shumë u trondit Europa nga këto lufta sa vendosi të bashkohej në Unionin Europian, që nisi si projekt në 1951 dhe u zbatua në1958 në shtetet e para anëtare me qëllim që të mos kishte më luftra brenda saj. Por përsëri Europa nuk u unifikua e gjitha dhe sot duket i përçarë si kontinet dhe një shesh lufte dhe rrezik për një luftë të tretë botërore dhe ku si një mallkim që nuk po largohet Evropës.

Përveç problematikave gjeo?politike të rajonit, arsyeja e vërtetë që Europa dhe bota po rrezikohet nga një luftë e re botërore është akumulimi i madh i energjisë negative të mëkatit në këtë brez të pabesë edhe imoral.Mëkati për nga rreziku i shkatërrimit ja kalon edhe energjisë bërthamore, sepse shkatërron mardhëniet me Zotin , me njëri tjetrin dhe natyrën. Mëkati është devijim si nga ligjet hyjnore ashtu dhe nga ato natyrore, është : ? lakmi e mishit, lakmia e syrit dhe krenarinë e jetës (Joani 1 :2-16)  dhe: “Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen?(Jakobi).

Europianët vërtet pas Luftës së dytë Botërore në territorin e tyre u bashkuan, njësuan gjuhën, monedhën, ekonominë dhe kërkuan të ndërtonin një union Europian që sot po i ngjan një kulle Babeli, ashtu si dikur ata njerëz primitiv duke thirrur njëri?tjetrin: “O burra, të ndërtojmë  për vete një qytet dhe një kullë, maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t`i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.(Zanafila 1:4-5)

Qytetërimi i bashkuar Europian rrezikon të rrëzohet, ashtu si u rrëzua kulla e Babelit që u ndërtuan nga egoizmi eusforik për tu matur me Perëndin. Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë… Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin? (Zanafilla 11: 6-8).

Europa e bëri krishterimin e përndjekur fe të Perandorisë Romake me Indiktin e Mediolanit (313 psK) nga Shën Kostandini i Madh dhe të vetmen fe zyrtare të Perandorisë Rmake në Lindje edhe në Perëndim me indiktin e Selanikut nga Shën Theodhosit të madh. (380 psK) Edhe kur kjo perandori në perëndim u shpërbë në mbretëri nga dyndjet barbare, gote dhe vizigote në  (476  psK ) ato u krishtërizuan edhe pse në erezin  arianiste përsri në shekullin e VIII me dinastine Karalinjëve që ariti kulmin me Karlin e Madh bëhet e gjitha e krishterë dhe Europa me gjithë rrymat konservatore  katolike në perëndim që nga viti (1053) nga skizma e madhe me lindjen orthodhokse, ato liberale protestante (1571) që u ndan nga njëra tjetra përsëri mbeti e krishterë në themel deri tani, por brenda Unionit Evropian që nga viti (1958) po shikojmë se këto themele shekullore po tronditen duke goditur dhe hequr gurët sistematikisht deri më sot.

Europianët sot po duan një qytetrim pa besim dhe moral të krishterë. Në emër të laicizmit dhe respektit të ateistëve apo jo të krishterëve që kanë hyrë si refugjatë në Evropë po aplikohen ligje të reja nga Parlamenti Europian  që feja dhe simbolet e festat e krishtera të zhduken nga jeta publike e qyteteve evropiane, ashtu si edhe për Krishtlindjen që shkoj në shumë vende të Evropës nuk lejohej më të përmendej Krishtlindje, por festa e fundvitit, as emri i  Krishtit, Maria dhe Josifi , apo grazhdi  dhe mjaftohen vetëm me pemën një simbol më tepër pagan se i krishterë.

Por nga ana tjetër në Europë po marrin terren fetë lindore, neopaganizmi, idhujataria, okultizëm deri tek satanizmi dhe magjistar të licensuar. Sot në Europë ka shumë shkolla magjie të certifikuara me filialet e tyre, të cilat e kanë fillesën e tyre që nga mesjeta që vazhdojnë edhe sot të njëjtin proces mësimor për magjinë. Në këto shkolla mësohet magjia e zezë, e bardhë, ritet pagane, mjekësia alternative, hipnoza  etj. Pothuajse në të gjithë Evropën ka magjistarë të certifikuar, që ushtrojnë magji pa pengesë. Statistikat tregojnë se nga viti në vit ata po rriten me mijëra, duke u bërë një ushtri magjistarësh në shërbim të demonëve kundër njerëzve, si mashtrues të mashtruar, ashtu si apostulli profetizon: ?Dhe fryma thotë hapur  se ne kohën e fundit disa do ta mohojnë besimin duke u vënë veshin frymërave gënjeshtare, doktrinave të demonëve.? (1 Tim. 4:1).Sot trendi dhe argëtimi i të rinjve evropian fillon me muzikë me mesazh antikrishti psh të  Led Zeppelin, që këndon: ?Unë dua të jetoj për djallin? dhe vazhdon me alkool, drog, seks dhe më pas hyrja në një sekt satanik dhe rituale magjike .

Tek europianët sot në përgjithësi po ndodh ajo që thotë apostull Pavli: ?Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua….Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shëndrruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre? (Romakët 1,21-31).

Fatkeqësisht Europa sot e ka ligjëruar Homoseksualitetn duke e vënë si një nga  kushtet për antarësim në BE. Madje edhe në drejtimin e shteteve europiane ka shtetar homoseksual që e deklarojnë me mburrje se janë të tillë. Por kjo qasje seksuale është kategorikisht e ndaluar nga Krishterimi dhe Shkrimi i Shenjtë, që flet qartë: ?Nëqoftëse dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta? (Levetiku 20:13).

Krishterimi e ka trajtuar homoseksualitetin dhe çdo perversion tjetër, si një tundim demoniak të neveritshëm dhe mëkat të vdekshëm, ashtu si mëkatet e tjera kurvëria, vrasja, vjedhja, gënjeshtra, lakmia etj. Homoseksualiteti nuk është sëmundje e lindur dhe nuk mund të tolerohet si një gjymtim psikologjik i trashëguar nga individi dhe tolerohet sespe është një ndikim demoniak. Zoti Jisu Krisht ka parathënë: ?Dhe njerëzit në kohën e fundit do të jenë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës?(Llukai 17:28). Bibla na tregon se këto ty qytete u dënuan nga qielli ?Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën, nga ana e Zotit. Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën? (Zanafilla 19,24-25).

Me sa duket  nuk ka nevojë të zbrezë zjarri dhe squfuri nga qielli, sepse njerëzit e kanë përgatitur atë vetë me zjarrin e tankeve, raketave dhe bërthamore që do kthej gjithçka në tym e flak, ashtu si i ndodhi qyteteve perverse: “pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tërë krahina e fushës, dhe kështu pa një tym që ngrihej nga toka, si tymi i një furre. Kështu ndodhi që kur Perëndia shkatërroi qytetin e fushës?(Zanafilla 19-28).

Tek homoseksualiteti futen edhe ato çifte të martuarish burrë-grua por që kryejnë së bashku akte seksuale jashtë natyre që e fyejnë dinjitetin njerëzor edhe institucionin e martesës me veprime perverse: “sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen”(Efesianëve 5 -12).

Këto marrëdhënie perverse të toleruara edhe brenda martesës kishtare kanë bërë që demoni i homoseksualitetit të ketë të drejta në embrionet e grave shtatzanë që pranojnë marrdhënie anale me burrat e tyre dhe fëmijët të lindin me prirje homoseksuale. Edhe pse në Evropë ka opinione tolerante nga përfaqësues fetar heterodoks (jo orthodhoks)  për këtë mëkat  kjo nuk e ndryshon këndvështrimin e Shkrimit të Shenjtë: ?Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët?nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë?(1 Korinthianëve 6:9), por ata: ?do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë? (Zbulesa 21:8).

Evropa vendosi të godasë familjen tradicionale shekullore baba-nënë dhe fëmijë duke e vënë në gjëndje civile emrat , prindi 1 dhe prindi 2, këto gjëra të pa dëgjuara ndonjëherë në historinë e njerëzimit, vetëm tani në ?Kohën e Re? që në Bibël njihet si koha e antikrishtit .(2 Thesalonikasve 2: 1-12)

Jo vetëm aprovimi por edhe heshtja ndaj këtyre fenomeneve antikrishte është një aprovim dhe bashkëpunim në këtë mëkat të neveritshëm sepse apostull Pavli tha: ?Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t?i qortoni”(Efesianëve 5-11),sepse ?për shkak të këtyre gjërave do të vijë zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes? (Kolosianët 3:6).

Evropa por edhe gjithë bota rëndohet për ditë nga një tjetër mëkat i ligjëruar siç është aborti. Sot po vriten përditë fëmijë nëpër spitale shtetërore dhe klinika private më shumë se ata që po lindin. Evropianët dhe bota po shqetësohet me të drejtë për dhjetra fëmijë që po vriten nga armët e zjarrit nga lufta në Ukrainë dhe gjaku i tyre po skuq rrugët, por si nuk shqetësohet për gjakun e mijëra që vriten për ditë nga bisturit dhe helmet e mjekëve me anën e abortit. Sipas statistikave të fundit, brenda një viti vriten në botë afro 80 milion fëmijë. Edhe pse qytetërimi i sotëm Evropian edhe botëror nuk do ta vërej këtë fakt dhe ta quaj krim por ta anshkaloj pa të keq, përsëri ai është një krim madje më i rëndë se vrasja dhe Zoti urren më shumë se çdo gjë: ?duart që derdhin gjak të pafajshëm?(Fjalët e Urta 6:17).

Madje qarkullojnë fakte se disa nga vaksinat kundër Covid-19 janë bërë nga kompanit farmaceutike në eksperimentim, prodhim dhe testim me qeliza staminale të fetuseve të abortuar. Shpirtrat e atyre fëmijëve ankohen edhe klithin: ?Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?? (Zbulesa 6:10). Sa do që ligjet e Evropës e injorojnë gjakun e këtyre foshnjave është si gjaku i Abelit që kërkon hakmarrje nga toka (Zanafilla 4:10).

Prandaj shkaqet e kësaj lufte të re në Evropë nuk janë vetëm gjeo?politike, ekonomike por shpirtërore janë mëkatet e këtij brezi apostat dhe antikrisht që ja ka kaluar çdo brezi tjetër.Dhe kjo do e çoj Europën drejt shpërbërjes mes vetes. ?KEE është shteti i Izraelit. Por bukët e saj janë të pakta?.?Në Itali do të prezantohet një Musolini i ri, në Gjermani një Hitler i ri dhe KEE do të shpërbëhet.(Shën Pais Agjoriti)

Duhet të dimë se Perëndia, Krijuesi, Zotëruesi dhe Gjykatësi është drejtësi dhe kërkon ndëshkimin e mëkatit: “deri në të tretin edhe të katërtin brez e atyre që e urrejnë”(Eksodi 20:5), prandaj kjo gjendje anormale morale ka nxitur zemërimin e Perëndisë, ashtu si na thotë profeti Naum: ?Zoti është një Perëndi xheloz dhe hakmarrës; Zoti është hakmarrës dhe plot tërbim. Zoti hakmerret me kundërshtarët e tij dhe e ruan zemërimin për armiqtë e tij. Zoti është i ngadalshëm në zemërim dhe pushtetmadh, por nuk e lë pa e ndëshkuar aspak të ligun?(Naumi 1: 2-3).

Sot njerëzit e këtij brezi flasin për paqe por brenda tyre ata kanë luftën që ju vjen nga mëkatet e tyre të papenduara. Si mund të bëhen zëdhënës dhe shërbëtor të paqes? Sepse:?ska paqe për keqëbërësit, thotë Zoti? (Isai 48-22).

Prandaj një paqe pa drejtësinë edhe standarte morale nuk mund të ketë, madje: ?Është më e preferueshma lufta, sesa paqja që na ndan nga Perëndia? (Grigor Theologu).

?Për këtë arsye apostull Pavli thotë: ?Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë? (Roma 12-18). ?Sepse e dinte shumë mirë, se shumë herë paqja nuk do të ishte e mundur? (Izidor Piliuioti). Një luftë e mirë është e domosdoshme për të prishur një paqe të keqe (Shën Jeronimi).

Kur Zoti Jisu Krishti ?Princin e paqes? (Isaia 9-5) thotë ?Lum ata që punojnë për paqen se do quhen bij Perëndie? (Matheu 5-9) , do të thotë në fillim të lumur jana ata që bëjnë paqe me veten me anën e pendimit dhe largimit të egoizmit, lakmisë, zilisë, inati, urrejtja, hakmarrjes që janë shkaqet e luftës. Shën Serafimi i Sarovit na thotë: ?Bëj paqe me veten dhe e mira rreth teje do jetë në paqe?.

Zoti Jisu Krisht tha: ?Mos pandehni se kam ardhur të vë paqe mbi dhe; s?kam ardhur të vë paqe, por thikë?(Mateu 10-34).

Krishti, nuk është kundër paqes, por këtë paqe që ai e solli në botë e prishin njerëzit me mëkatet e tyre me mendime, fjalë edhe veprime dhe mos pajtimet të tyre nga egoizmi dhe lakmia e tyre, dhe kështu sipas ligjeve shpirtërore fillon lufta fizike, ashtu si thotë apostull Jakovi. ?Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni. Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja?(Jakovi 4, 1-3).

Perëndia i drejtë nuk bën dallim, nuk i ndan njerëzit në kombe të preferuara dhe jo të preferuara madje Zoti është shumë më i rreptë me ata të krishterë hipokrit  që e di vullnetin e Zotit por nuk e bëjnë, sesa me ateistët ose me ata që nuk i besojnë Perëndisë së vërtet dhe gabojnë nga padija ose keqorientimi, sepse: ?She?rbe?tori qe? e dinte vullnetin e zote?rise? se? tij dhe nuk u be? gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do te? rrihet shume?. Por ai qe? nuk e dinte, po te? be?je? gje?ra qe? meritojne? te? rrahura, do te? rrihet me? pak. Kujt iu dha shume?, do t’i ke?rkohet shume?; dhe kujt iu besua shume?, do t’i ke?rkohet me? shume?” (Luka 12 -48).

Prandaj Apostull Petro na thotë: ?Sepse erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden ungjillit të Perëndisë?Dhe ?nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?? ( 1 Petros 4: 17-18)

Është përgjegjësia e të gjithë të krishterëve edhe veçanërisht e atyre orthodhoks si kripa e njerëzimit (Mateu 5 :13-16). Ata kanë misionin që ta ndalojnë këtë tragjedi botërore me pendim dhe me agjërim dhe kreshmim, ashtu si Zoti e tha: ?Ky lloj demoni nuk largohet ndryshe përveç me lutje edhe agjërim?(Mark 9-29).

Kemi shumë shembuj në Shkrimin e Shenjtë se si pendimi, me agjërim, kreshmim e ka ndalur, shkatërrimin e luftës dhe katastrofat natyrore të merituara nga mëkatet e popujve. Shëmbull unikal është qytetit i Ninivisë që ishte kryeqyteti i famshëm i Perandorisë Asiriane, metropoli më i madh i kohës, i shekullit IX pr.K shkatërruar në vitin 612 pr.K. Rrënojat e tij gjenden sot në qytetin e Mosulit në Irak. Ninivitët ishin një popull shumë mëkatar dhe mizor, plot hile dhe dhune?, ashtu siç tha profeti Naum: ?Mjere? qyteti gjakatar, qe? e?shte? plot me hile dhe me dhune? dhe qe? nuk po heq dore? nga grabitjet!? (Naumi 3-1) Ata pushtuan e plaçkitën arin, argjëndin dhe blasfemuan emrin e Zotit të Izraelit (2 Mbretrërve 18-19). Zoti ishte kundër Ninivës: “Ja, une? jam kunde?r teje”, thote? Zoti i ushtrive (Naumi 3-7).

Zoti vendosi t?i shkatërronte ninivitët dhe dërgoi, si lajmëtar të ndëshkimin të tij, profetin Jona. Ai shkoi dhe për tri ditë përshkoi qytetin e Ninivës, duke ju profetizuar: “Edhe dyzet dite? dhe Ninive do te? shkate?rrohet” (Joana 3-4). ?Ate?here? niniveasit i besuan Pere?ndise?, shpalle?n nje? agje?rim dhe u veshe?n me thes, nga me? i madhi deri te me? i vogli nga ata?(Jona: 3-5).

Pendimi i ninivitëve ishte i pazakontë; Me dekret te? mbretit dhe te? te? me?dhenjve te? tij, shpalli dhe pe?rhapi pastaj ne? Ninive nje? urdhe?r qe? thoshte: “Njere?zit dhe kafshe?t, kopete? dhe tufat te? mos ke?rkojne? asgje?, te? mos hane? ushqim dhe te? mos pijne? uje?; por njere?zit dhe kafshe?t te? mbulohen me thes dhe t’i the?rresin me force? Pere?ndise?; secili te? kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna, qe? e?shte? ne? duartë e tij. Ku ta dish ne? kthefte? Pere?ndia, ne? u pendofte? dhe le?nte? me?njane? zeme?rimin e tij te? zjarrte?, dhe ke?shtu ne nuk vdesim”(Jona 3,7-9).

I gjithë ky ndryshim, pendimi i popullit mëkatar bëri që Perëndia i Gjithmëshirshëm të tërhiqet nga vendimi i Tij, sepse: ?Kur Pere?ndia pa ate? qe? be?nin, domethe?ne? qe? po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Pere?ndia u pendua pe?r te? keqen qe? kishte the?ne? se do t’u be?nte dhe nuk e be?ri? (Jona 3-10).

Historia e profetit Jona me ninvitët është një mesazh sidomos për situatën ku ndodhet Evropa sot që nga ana morale i ngjan shumë Ninivës. “Perëndia është edhe dashuri” (Joani 1:4 -8) “Perëndia i paqes ” (Romakët 15-33)dhe nuk do luftën dhe vdekjen por shpëtimin e njerëzve mëkatar mjafton atë të pendohen edhe të heqin dorë nga mëkati, sespe: “Thuaju atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, thotë Zoti, unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë; kthehuni, kthehuni nga rrugët tuaja të këqija!?(Ezekieli 33, 11).

Të krishterët orthodhoks janë në periudhën e veçantë të Vitit Liturgjikal, në agjërimin dhe kreshmët e mëdha para Pashkës (Ngjalljes së Krishtit). Kjo është një nga mundësitë më të mira dhe të bekura që me pendim dhe kreshmim si ninivitët ta ndalojmë zemërimin e drejtë të Perëndisë dhe të sjellim paqen e vërtet, ashtu Zoti i ngjallur jua dha nxënësve: ? Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë? (Joani 14-22)./CNA.al





12:05 Opinione

Pesha e Votës!

Nga Arsen RustaDemokracia ka dy forca. Shkatërruesen kur keq...

Lajmet e fundit nga