LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti jep alarmin/ “Mafia e së nesërmes” sot ka Qeverinë

2 Dhjetor 2018, 19:01, Aktualitet CNA

Pas intervistës së Prokurorit të Antimafias italiane ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

Në një reagim për mediat Strazimi ka dhënë alarmin se ?Mafia e së nesërmes? sot ka qeverinë dhe Padronin e saj që përcakton zgjedhjet dhe pastron paratë e drogës.

?Ajo që për anti-mafian italiane është “mafia e së nesërmes” në Itali e madje deri në Amerikën e Jugut, në Shqipëri është qeverisja e së sotmes!

Dosja “339” provon se ajo që quhet “mafia e së nesërmes” në Itali, sot përcakton “me influencën” e saj rezultatine e zgjedhjeve në Shqipëri!

Shkëmben favore dhe “zgjidh hallet” reciprokisht me Edi Ramen dhe partinë e tij, falenderohen me mirenjohje për “hallet e zgjidhura” dhe mbeshtetjen e dhënë po ashtu reciprokisht!

“Mafia e së nesërmes” sot drejton Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s?,- shkruan Strazimiri.

Më tej deputeti demokrat është shprehur se ?Mafia e së nesërmes? në Shqipëri merr koncesione dhe bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj.

“Mafia e së nesërmes” sot ka qeverinë dhe padrinon e saj në Shqipëri, pastron paratë drogës përmes “lehtësive” me “ligj të posaçëm”, merr konçesione “të pakërkuara” nga askush, blen banka, hap banka e mbyll banka, bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj (jo të shqiptarëve)!

“Mafia e së nesërmes” në Itali a Amerikën e Jugut, luftohet sot në Shqipëri, në strofkullën e saj me adresat: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.3, ose thjesht “Edi Rama, Surrel, Tiranë“,- përfundon Strazimiri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga