Vërtet Shqipëria mund të përjashtohet nga FIFA dhe UEFA, por ama ne kemi Malumën?!
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë vonë se kurrë. Për rastin e Lulzim Bashës ajo mund të përshtatet: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare.
Mungesa e reflektimit dhe sinqeritetit, nuk duket vetëm në faktin se të nesërmen e 6 marsit, ish kryetari i PD-së, nuk e pranoi disfatën në zgjedhjet e pjesshme si katastrofë. Ai doli qetësisht tu thoshte shqiptarëve se nuk ishte mposhtur asnjëherë elektoralisht.
Ajo nuk do të ndodhte kurrë, nëse një pjesë dërrmuese e grupit parlamentar, nuk do të qe rebeluar në mënyrë të beftë dhe nuk do i kishte lëshuar ultimatume për një largim me nder.
Pra, parë në këtë aspekt, akti i Bashës nuk është as fryt i një kredoje morale, as pasojë e një procesi reflektimi. Më shumë ai ngjan me lëvizjet e dëshpëruara që bëjnë të gjithë ata që gjenden me shpatulla për muri.
Por, përtej këtyre nuancave që zakonisht në politikë i lë në hije veprimi, dorëheqja e Bashës nuk është nga ato që janë për tu marrë shëmbull dhe që mbahen mend gjatë në shoqëri. Dhe këtë më qartë se kudo mund ta lexosh në tekstin që e shoqëroi. Aty bien në sy disa gënjeshtra të mëdha.
E para, Basha e lidh mos bërjen e një opozite të fortë me përçarjen e brendëshme që ndodhi në PD, por ai bën sikur harron se qe vetë shkaku i kësaj përçarjeje. Qe ai, që kur vendosi të përjashtojë Berishën gjashtë muaj më parë tha se ky ishte një vendim personal, pasi vetëm ai dinte gjëra që të tjerët, të zakonshmit, nuk i dinin.
Së dyti, Basha tha atëherë se këtë e bëri për të ruajtur të unifikuar partinë dhe tani, fakti që nuk e përmbushi dot këtë mision, po e shtyn në dorëheqje. Por ai bën sikur nuk e kupton se një organizatë apo familje politike nuk mund të mbahet e bashkuar duke e privuar atë nga mekanizmi i votës.
Së treti, në vend që të shohë shkaqet reale të përçarjes Basha ia faturon atë sulmeve të paprincipta të Berishës dhe të asaj duzine deputetësh që e ndoqën pas liderin historik në aventurën befasuese të ?Foltores?.
Pra po të qëmtosh me vëmendje në tekstin e dorëheqjes, nuk e ke të vështirë të kuptosh se Luli është ?fake? edhe në aktin e tij të fundit si kryetar i PD. Në tekstin e tij nuk ka asnjë reflektim për faktin se shqiptarët treguan me votë se nuk duan më në krye politikanë që sillen si zara ambasadash. Aty nuk gjendet asnjë shenjë pendese, për kalimin e pushtetit të zgjedhësve tek ambasadorët, që u duk në mënyrë ulëritëse në rastin e bashkimit të votave me Ramën për vettingun. Aty nuk shihet asnjë brerje ndërgjegjje për fallcitetin e demostruar me arrogancë në publik, gjatë kuvendit të 18 dhjetorit, ku i thuhej çdo opozitari se një njeri duhej ta llogariste sa për pesë.
Pra, nuk ka asnjë mëdyshje se aktit të Bashës i mungon thelbi dhe përmbajtja. Por me gjithë atë atij i shkon shprehja: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare. Sepse, jo duke bërë ?një hap pas? por duke hapur krahun, ikja e Bashës lë një shteg të ngushtë për ripajtimin e grupeve në PD.
Ndonëse ngjan e pamundur kjo mundësi duhet eksploruar pasi këtij vendi sot i duhet më shumë se kurrë një opozitë e fortë. Dhe e tillë mund të jetë, nëse e shfrytëzon largimin e ish kryetarit, por ama nuk përvetëson asgjë nga alibitë me të cilat ai e arsyetoi aktin e tij. Sepse PD nuk i vlen karrigja që Basha la bosh, por një model i ndryshëm nga i tiji: parimor në beteja, krenar para oligarkeve, i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e kauzave dhe dinjitoz karshi ambasadorëve. Dhe PD mund të gjejë atë vetëm duke përvetësuar arsyet reale se pse iku Luli dhe duke mos i besuar alibive të tij të fundit./E.K-CNA.al
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Nga Luçiano BoçiËshtë një lloj kufiri monetar midis jetës dh...
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër sh...
Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shk...
Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me...
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë ...
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Nga Ermal MulosmaniPas numërimit të kutisë së fundit të Dibr...
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Nga Mentor Kikia Në mënyrë të vazhdueshme, në e kemi blerë k...
Nga gara e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes, vura re një gjë...
Nga Armand ShkullakuRezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 ...
Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen...
Nga Mentor KikiaMesaduket, çmimi i karburanteve nuk do të je...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...