Aset i grupeve kriminale/ Zbulohet baza me arsenal armësh
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron të rrezikshëm. Akuzohet se ka tentuar të vrasë dikë. Gjykata jonë ka çmuar se duhet të qëndrojë në arrest shtëpie. Për këtë arsye, në çdo ditë që ka dhënë Zoti, prej një viti e gjysëm, E.K ruhet nga 21 policë të forcave speciele!
Por, sigurisht që ka edhe të tjerë më të rrezikshëm. Njëri prej tyre dhe më i spikaturi është Thoma Gëllçi, prej gjysëm viti, gjykata jonë e ka cilësuar shumë të rrezikshëm dhe ka thënë se ky njeri duhet të qëndrojë i izoluar në burg! Në këtë rast shteti kursen. Nuk ka nevojë për policë për ta ruajtur në shtëpi.
Çfarë ka bërë i pari që ruhet nga forcat speciale? E. K akuzohet se ka tentuar të vrasë dikë. Personi i dytë, Thoma Gëllçi, ish drejtori i RTSH-së duhet të ketë tentuar të vrasë më shumë se një njeri, ose një njeri ku e ku më të rëndësishëm se i pari sepse gjykatat e të gjithë shkallëve, përfshi edhe fort të nderuarit gjyqtarë të gjykatës së Lartë kanë vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet duhet të hetohet dhe gjykohet duke i hequr lirinë.
Një vit prokuroria e Tiranës dhe dy vjet SPAK (plot tre vite!) kanë hetuar me imtësi veprimtarinë profesionale, personale dhe shoqërore të Thoma Gëllçit. Në fund në mbyllje të hetimit të thuash u katandis kokoshi një thelë, është fyerje për këtë proverb. Akuzohet se ka shpërdoruar detyrën sepse ka shtyrë me 2 javë (po, po plot dy javë) zbatimin e një kontrate.
Kisha menduar se drejtësia jonë anekdodike nuk do ta tejakonte rastin flagrant të viteve 2000 kur dënoi me burg A. B, njeriun që sinjalizoi i pari kë mundi për mundësinë e vjedhjes së thesarit të shtetit. Dhe nëse nuk ju kujtohet, akuza në atë kohë e akuzonte se me sinjalizimet e vazhdueshme tek eprorët e tij dhe institucionet kishte ?vënë në gjumë? këto instanca. Saktësisht: ?me paralajmërimet e shumta me shkrim, që nga eprorët e deri te Presidenti Republikës vuri në gjumë institucionet?. Edhe sot e kësaj dite drejtësia nuk e shpjegoi dot si ?i vuri në gjumë?.
Tani të ndalemi pak te njeriu më i rrezikshëm, është personi që transformoi Transmetuesin Publik në një transmetues publik. E mori në shekullin e XX dhe nga pikëpamja teknologjike e dërgoi në shekullin e 21! Nga pikëpamja editoriale vendoi një standart model për gjithë rajonin. (Tenderi për të cilin akuzohet është për RTSH -Agro; kanal televiziv që sot gjykohet se nuk duhet më sepse në këtë vend vetëm 50% e popullsisë jeton në fshat, se bujqësia bashkë me turizmin japin vetëm 35% të prodhimit përgjithshëm, se këtu bëhet fjalë vetëm për 200 mijë fermerë dhe sot pavarësisht luftës në Ukrainë dhe kthimit të vëmendjes te bujqësia, turizmi, prodhimi vendas- nuk ka pikë rëndësie). Kjo është një çështje e mbyllur.
Pas hetimeve të detajuara mbeten dy pyetje shumë të thjeshta:
1) Kë ligj ka shkelur Thoma Gëllçi?
2 Sa është dëmi i krijuar?
Ndonjëherë pyetjet e thjeshta kanë përgjigje të vështira dhe anasjelltas. Nëse për pyetjet e para përgjigjet do të jenë në tagrin e prokurorisë dhe gjykatës, ka disa pyetje të tjera: kush ka qenë i interesuar që Thoma Gëllçi të qëndrojë në burg? Kush ka qenë i interesuar që të shkarkohet në kundërshtim me ligjin nga detyra? Kush ka qenë i interesuar për ta penguar për të kandiduar për mandatin e dytë? Kush ka qenë i interesuar që të mbetet i izoluar?- përgjigja për këto pyetje është sa e lehtë aq edhe e vështirë!
Koha është gjykatësi më i mirë, por njëkohësisht edhe më i pamëshirshmi.
Si është e mundur që gjykatës në gjykatën e Tiranës, gjykatës në gjykatën e Apelit, gjykatës në gjykatën e Lartë, kanë çmuar se Th. G duhet të qëndronte në burg pavarësisht se akuza në mënyrë të përsëritur ka dështuar të provojë jo rrezikshmërinë që është qesharake, por edhe fakte, apo prova se njeriu duhet të hetohet duke i marrë lirinë?!
Duke perifrazuar një avokat të njohur si është e mundur që ?këta kanë frikë të zbatojnë ligjin dhe nuk kanë frikë ta shkelin atë?!?
Ka qenë një nen në kodin pena: ?vendim haptaz i padrejtë? është hequr sepse Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar si cënim të pavarësisë së gjyqësorit.
Është e qartë se do të duhet kohë që të kemi gjykatës dhe prokurorë me integritet. Do të duhet edhe më shumë kohë që të kemi gjykatës dhe prokurorë të guximshëm, Do të duhet kohë që të tejkalojmë betejën për statistika dhe ?koka turku?, por si fazë e ndërmjetme ndoshta duhet të krijohet lista e turpit!
Lista e turpit që mund të nisë me prokurorët dhe gjyqtart e A. B që akuzuan dhe e dënuan me të padrejtë, se kishte ?vënë në gjumë institucionet? për të përfunduar te lista e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë vendosur që ?personi më i rrezikshëm? në Shqipëri është Thoma Gëllçi! (Po ta kishin akuzuar për luftën në Ukrainë, edhe në mos gjetshin prova, do të bindnin opinionin). Lista e fundit duhet përditësuar edhe me markën e celularëve të mençur që mbajnë gjatë shqyrtimit/gjykimit gjykatësit/et fort të nderuara.
Jetojmë në një kohë ku po shterrojnë lumejtë, por jo turpi! Dhe në kushtet e shtrenjtimit të bukës nuk mund t?i themi më askujt (përfshi njerëzit e drejtësisë) që ta hajnë turpin me bukë./CNA.al
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Bashkim, Bashkim, Bashkim– Pasi u rrahën,– Pasi u pështynë,–...
Nga Mentor KikiaZoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia...
Nga Artan HoxhaËshtë i madh për Zotin…Ka 7 muaj rresht, e te...
Nga Ermal MulosmaniUnë e kuptoj shumë drejtë përpjekjen e Al...
Nga Rexhep POLISIJonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin ...
Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikt...
Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të ...
Nga Ekrem Spahiu Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm...
Nga Sherefedin ShehuMegjithëse “Luli na la” ende vazhdon të...
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë von...
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Nga Luçiano BoçiËshtë një lloj kufiri monetar midis jetës dh...
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër sh...
Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shk...
Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me...
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë ...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...