"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane. Zv/sekretarja amerikane e shtetitit i ka dhënë një mbështetje të qartë grupit të kundërshtarëve të Berishës një ditë parpara kuvendit të 30 prillit në PD. Ndonëse në publik u shpërndanë imazhe shumë më pak glamour se sa ato përkrah Edi Ramës, znj. Donfried, përsëriti një mesazh të njohur të departamentit të shtetit, për Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun. Kjo u duk qartë edhe nga deklarata që shefi i grupit parlamentar të PD, bëri menjëherë pas takimit për mediat.
Po të shohësh qëndrimin e qartë të zyrtares së lartë amerikane, ai nuk ndryshon aspak nga ato që vendi i saj ka mbajtur para përjashtimit të Berishës nga Basha, para kuvendit të 11 dhjetorit, para përplasjes fizike të 9 janarit dhe para zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Por, në të gjitha këto përballje, fatkeqësisht Berisha ka dalë i më fituar dhe grupi i atyre që vetëquhen si ?pro amerikanë? në PD, gjithnjë e më i tkurrur në vota dhe më i zvogëluar në numra.
Edhe historikisht kjo nuk është një dukuri e re në gjirin e kësaj partie të djathtë. PD e ka provuar këtë eksperiment, në fillim të viteve 2000, kur prej saj doli PDR e Pollos. Mbështetja si e amerikanëve si e europianëve qe e madhe. Si pasojë e saj edhe ajo e qeverisë Meta dhe mediave që në atë kohë kontrolloheshin nga socialistët. Atëhere u shkua deri aty sa PD-së zyrtre ti vidheshin simbolet e konkurimit në zgjedhje. Por rezultati afatgjatë ishte i papërfillshëm.
E njëjta fabul u përsërit edhe pas djegjes së mandateve. Amerikanët thanë se opozita reale e vendit është ajo e Murrizit dhe Rudina Hajdarit, u sollën me sikur dhe i bënë ata pjesë të sistemit, por në fund, kur i hodhën para elektoratit, e panë sesa qesharake ishte butaforia e një opozite që edhe në qoftë pro amerikane, nuk ka asnjë vlerë kur është fallco.
Ky mallkim i kthimit të shpinës ndaj zgjedhësve, për tu konformuar me tekat e diplomatëve, rrezikon të përsëritet si një leksion i pamësuar edhe mbi Bashën, Alibeajn, Bardhin, Tabakun e me radhë.
Natyrisht, ata nuk bëjnë asnjë mëkat nëse mbajnë marëdhënie të shkëlqyera me diplomatët amerikanë. Ata janë në të drejtën e tyre të mendojnë se PD-nuk i duhet një prijës non grata. Ata bëjnë mirë që i mbajnë urat e komunikimit me cilindo ambasador. Opozita është më e pasur, më e plotë dhe më me shumë ngjyra, kur ka në gjirin e saj edhe ata që mendojnë se ajo nuk ka të ardhme me Berishën.
Por, nga kjo liri e mendimeve dhe obsioneve të ndryshme, për mënyrat alternative se si mund të kundërshtohet kjo qeverisje, e deri tek sjellja prej lakeu para diplomatëve, qëndron një hendek i madh.
I gjithë grupi kundër Berishës i bën nder vetes dhe ne të tjerëve, po ta vazhdojë betejën ndaj tij, por ama, nëse ata shkojnë e bashkojnë votat me Ramën për zgjatjen e vettingut, me justifikimin se këtë e bëjnë për Amerikën, nëse ata i puthin duart atyre që masakrën elektorale e propogandojnë si fitore historike, nëse ata përdoren si mashë për të hedhur shumicën e partisë në gjyq, sepse këshu i urdhëroi ambasada, nëse ata duan të ruajnë fasadën e stabilitetit, duke u përfshirë në farsën e zgjedhjes së presidentit, nëse ata trajtohen si mjete shantazhi para kuvendit të 30 prillit, kjo nuk është një sjellje prej politikani, por prej kamikazi.
Nga kjo sindromë duket se po preken edhe kundërshtarët e Berishës në PD. Njësoj si paraardhësit e tyre ata po ndjekin të njëjtat hapa: Sa më shumë kërkojnë mbështetjen e diplomatëve, aq më tepër bien në kurthin e stabilokracisë; sa më shumë duan të hiqen si politikisht korrekt, aq më tepër zhyten në prehrin e regjimit; sa më ?tolerantë? dhe ?të arsyeshëm? tregohen, aq më tepër i ngjajnë kolaboracionistëve.
Fati i atyre që ndërpresin marëdhëniet me zgjedhësit duke shpresuar se peshën e kësaj lidhjeje do ta zëvendësojnë duke u bërë pjesë e intrigave të politikës ditore tashmë dihet. Prova të qarta të saj janë që nga Avdulla Hoti në Prishtinë e deri tek Lulzim Basha në Tiranë.
Historia e shkuar duhet të shërbejë si shembull edhe për grupin e opozitarëve që përfaqësohet nga Alibeaj e Bardhi. Ata mund ti shërbejnë më së miri PD dhe opozitarizmit edhe si kundërshtarë të Berishës edhe si partnerë të Yuri Kimit. E vetmja gjë që nuk mund ti lejojnë vetes është që, në ekuilibrat e këtij raporti të vështirë, të përdoren si marioneta. Sepse kështu vërtet do të fitojnë, sot për sot, simpatinë momentale të ndonjë diplomati, por do ti bëjnë më shumë dëm opozitës, kur ashtu sikurse ndodh rëndom, amerikanët do të jenë të parët që do ti hedhin në plehra njësoj sikurse bëjnë me të gjithë humbësit.
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Nga Lufti DervishiSot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit ...
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vet...
Nga Lutfi DervishiStalini thoshte se nuk ka rëndësi kush vot...
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur t...
Cilët janë problemet më të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë...
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti...
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...