Nga Mentor Kikia/ Po sikur në vend të Ambasadores Kim të largojmë Berishën dhe Ramën?
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Nga Lufti Dervishi
Sot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së! Eshtë pas Serbisë që ka nisur 4 luftra në rajon dhe pas Malit të Zi që u shpall vend i pavarur vetëm më 2006!
Sot përgjërohemi dhe lutemi që të na ndajnë nga Maqedonia që të hapim negociatat, ndërkohë që sot mund t?i kishim mbyllur. Sot jemi gati që edhe të derdhim lot, por është vonë.
Shqipëria do të ishte vend anëtar i BE-së sot, nëse Tirana zyrtare dhe opozita e kohës do të kishin dëgjuar lutjet deri në përgjërim, 12 vjet më parë, më 2010, të drejtorit për Zgjerimin Stafano Sannino. Z. Sannino i lutej liderëve politikë në Tiranë të merreshin vesh sa më shpejt se nuk kishte kohë! Duhet të nxitonin se me mbarimin e mandatit të Komisionit, ndofta komisioni i ri nuk do ta kishte fare në axhendë zgjerimin. Dhe ashtu ndodhi. Me anëtarësimin e Kroacisë më 2013, komisioni i ri vendosi t?i jepte një pauzë zgjerimit! Për të mbajtur gjallë në rajon aspiratën për anëtarësim në BE, nisi ?procesi Berlinit?, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia hapën negociatat dhe sot janë në përfundim të kapitujve negociues.
Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baraz me Europë! Por halli i madh, në atë kohë, ishte ?çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit?. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.
Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash.
Në fakt, ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia që i kanë hapur njëherë negociatat, ne i kemi hapur disa herë negociatat. Kemi dekoruar edhe ambasadorë, më 2018. Ne madje i kemi bërë të gijtha detyrat, i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por fajin e kanë vendet e Këshillit. Nëse ka një adresë faji, adresa është në Tiranë.
Për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë!
Përvoja e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë tregon se nga hapja te mbyllja e kapitujve janë më pak se 10 vjet.
Po të kishim dëgjuar lutjet e drejtorit të zgjerimit të kohës Stefano Sannino, sot do të ishim anëtarë të BE-së. Dhe në atë kohë që na luteshin për të hapur negociatat, nuk e kishim të lidhur fatin as me Maqedoninë dhe sigurisht lufta në Ukrainë nuk kishte filluar.
Shqipëria e cila nuk ka nisur asnjë luftë në rajon, është sot pas Serbisë! Luftën e kemi bërë me njëri -tjetrin dhe ne jemi treguar mjeshtër të mëdhenj për të qëlluar veten në këmbë!
Pak rëndësi ka sot nëse hapen negociata në qershor, apo në ndonjë qershor apo dhjetor tjetër. Dëmi i bërë në 2010 është i pallogaritshëm. Dekada e shkuar dëm nuk kthehet!
Sot kur gazetarët i hakërrehen, në Tiranë, me pyetje te forta komisionierit për zgjerimin është për të qeshur. Për të qarë ka qenë në vitin 2010. Por i vetmi që qau në atë kohë (por nuk preku njeri) ishte drejtori për zgjerimin Stefano Sannino!/CNA.al
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vet...
Nga Lutfi DervishiStalini thoshte se nuk ka rëndësi kush vot...
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur t...
Cilët janë problemet më të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë...
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti...
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
Nga Ylli DylgjeriEuroactiv ka 100% të drejte kur thotë se Ag...
Nga Lorenc VangjeliKatër vjet më parë, në fund të dhjetorit ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...