"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Nga Flamur Kuçi
Që prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi perëndimor përcaktoi Berishën si person i përfshirë në korrupsion esencial, pritej që shpallja ?non grata? e tij të nxiste një proces reflektimi brenda PD-së edhe pas humbjes së radhës së zgjedhjeve politike.
Me sa duket ky proces reflektimi nuk ka gjasa të ndodhë.
Përkundrazi, është stisur një debat sipërfaqësor gjasme mes dy palëve; njëra pro-amerikane dhe tjetra kundër-amerikane. A thua me të vertetë ekzistojnë palë të tilla brenda PD-së dhe a thua sikur motivimet janë me të vërtetë të tilla.
Në thelb PD-ja po vuan të njëjtën gjë, qoftë nën sundimin e Bashës, qoftë nën sundimin e sotshëm të Berishës; përdorimin e elektoratit mbështetës të PD-së për një axhendë personale.
Basha, si përfaqësues i mediokritetit politik e intelektual, në të gjitha vitet e tij brenda PD-së e përdori atë për pasurim të paligjshëm të familjes së vet dhe ngritjen e një tarafi familjar duke komprometuar e korruptuar çdo objektiv apo aksion politik të PD-së.
Berisha, për shkak të një problemi madhor që ka me partnerin më strategjik të vendit, pse jo dhe të vetë PD-së, po e keqpërdor elektoratin e PD-së si një mburojë kërcënuese për qëndrimin e SHBA-së.
Në thelb, të dyja qasjet janë dy anë të së njëjtës monedhë. Asnjëri nga qëndrimet nuk kanë bazë morale.
Nga njëra anë mbështetësit e Bashës u gdhinë një ditë të bukur ?pro-amerikanë?, por në fakt nën dirigjimin e Bashës, prej kohësh, PD-ja kishte hyrë në një kurs përplasjeje me perëndimin.
Nuk besoj që publiku ka harruar përpjekjet e perëndimit për ta futur drejtimin e PD-së në shtratin e institucioneve, ndërkohë që ?call-center?-at e Bashës sulmonin në mënyrë të përditshme faqen online të ambasadës amerikane.
PD-ja, nën drejtimin e Bashës dhe bekimin e Berishës, i konsumoi bukur mirë disa mjete për të destabilizuar sistemin politik në një luftë të hapur me qëndrimet perëndimore, ndërkohë që këto të fundit i frikësoheshin edhe destabilizimit të rajonit (frikë që po konfirmohet reale në një kontekst të influencave dashakeqe në rajon).
Nga ana tjetër, dalja e PD-së nga institucionet dhe përpjekja për destabilizimin e sistemit të përfaqësimit politik po tentohet t?i faturohet ekskluzivisht Bashës. Madje, është edhe paradoksale të shohësh që linçuesit e kritikëve të kryetarit, tashmë janë akuzatorë të vijës së parë ndaj Bashës. Vëzhgues të pavëmendshëm edhe mund ta besojnë këtë ?tezë?, por ndoshta duhet sjellë në vëmendje të opinionit jo vetëm mbështetja që i ka dhënë Berisha çdo aksioni të mbrapshtë të Bashës, por edhe kërcënimi i tij për ?mosnjohje të kontributeve të kritikëve të kryetarit në PD?.
Dhe një pjesë e mirë e ?kastës? së PD-së (bashkëpërgjegjëse me Bashën dhe Berishën) nuk ka ngurruar që herë të mbështesë Bashën e herë Berishën në kërkim të një ekuilibri (lexo: pazari) personal të tyre me palën ?triumfuese? cilado qoftë ajo, pro apo antiamerikane. Madje, duket sikur ka një kontigjent të gatshëm me lugë në brez që pret rastin që deti të bëhet kos e t?u dalë fati i karrierës.
Seria e Kuvendeve dhe kundër Kuvendeve të muajve të fundit veçse e ka futur PD-në në një spirale tulatjeje, pasigurie dhe rruge pa krye. Këto ngjarje, në vend që të gjenerojnë një debat mbi të ardhmen e PD-së, po krijojnë kaosin e nevojshëm që i shërben axhendës personale të sundimtarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ndërkohë që bëhet thirrje për bashkim, ?kaosi është produkti?.
Përmes kësaj dikotomie të sundimit është më e kollajtë t?u bëhet ?karshillëk? perëndimorëve, të cilët po linçohen si guvernatorë, armiq të votës së lirë dhe përçarës të PD-së.
Në fakt, PD-ja nuk ka nevojë për bashkimin rreth hallit personal, por ka nevojë për reformim. Reformimi fillon me distancimin nga axhenda personale e sunduesve të rinj e të vjetër.
Patjetër që PD-ja duhet të jetë sovrane në vendimmarrjen e saj, por ka qenë dhe është axhenda personale e sunduesve të PD-së ajo që ka cenuar sovranitetin e PD-së dhe jo partnerët e huaj, ka qenë korruptimi i aksionit politik të PD-së ai që ka kërcënuar sovranitetin e votës dhe jo qëndrimet amerikane, është ?bashkimi? rreth hallit të sundimtarit ai që cenon sovranitetin e PD-së dhe jo reformimi që tashmë nuk e kërkojnë veç amerikanët, por më e rëndësishme është se e kërkojnë shqiptarët./CNA.al
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Nga Lufti DervishiSot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit ...
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vet...
Nga Lutfi DervishiStalini thoshte se nuk ka rëndësi kush vot...
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...