Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij për të kuptuar se gjendja e mediave në Shqipëri është katastrofike. Konsumatorët gjithnjë me të zhgënjyer të saj nuk kanë nevojë për ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit që të çuditen me faktin se kemi humbur 20 vende në klasifikimin botëror, se jemi renditur të fundit në rajon, madje as për të mësuar se, në ato gjysëm demokraci ku ndodh që qeveritë të ndryshohen, hapësira për gazetarët bëhet automatikisht më e madhe.
Njërëzve që reken të mendojnë u mjafton të shohin me sy atë që mediat e mëdha, të shndëruara në megafonë të pushtetit, trasmetojnë përditë. Ata dinë ta dallojnë fallcitetin e një kryebashkiaku që shfaqet non stop në ekrane duke mbjellë pemë, ndonëse qyteti i tij po betonohet frikshëm. Ata janë mësuar ti lexojnë heshtjet e turpshme, që pason dhënien e çdo koncesioni të madh, apo të çdo lejeje ndërtimi në qendër. Ata janë të ndërgjegjshëm se si po bien liçensat televizive, njëra pas tjetrës, në dorë të oligarkëve dhe si po involvohet drejtpërdrejt shefi i qeverisë me emërimet e drejtorëve të informacionit. Ata arrijnë ta kuptojnë se pse gazetarët qëndrojnë si pula para Ramës, kur ai dërgon për ?riedukim? kolegen e tyre, që i bën një pyetje më shqetësuese sesa duhet.
Pra, në këtë kuptim, as raporti i sivjetëm i organizatës prestigjoze ?Reporters sans frontieres?, që kryen prej 20 vjetësh klasifikimin e lirisë së medave në afro 200 shtetet të botës, nuk përbën një lajm surprizë.
I tillë është në fakt qëndrimi i kryeministrit Rama. Po të lexosh reagimin që ai bëri menjëherë pas publikimit të të dhënave nga ?Reporterët??, kupton gjithçka. Rama jo vetëm nuk pranon asgjë, por në të kundërt e paraqet situatën përmbys. Sipas tij këtu jo vetëm nuk kemi të bëjmë me mungesë lirie, por ekziton një liri aq e madhe, sa është kthyer në një të keqe të pakontrollueshme.
Natyrisht këtu nuk është vendi të merresh me sofizmat e kryeministrit. Eshtë e kotë të biesh në grackën e tij për të spjeguar se edhe shpërdorimi i lirisë, përhapja e lajmeve të rreme, mbipopullimi me media që sa më shumë financohen, aq me alergji kanë për faktet, janë efete të mjedisi me liri të cunguar. Thelbi është tjetër kund. Eshtë tek këmbëngulja e Edi Ramës, për të anashkaluar, shpërfillur, injoruar apo tallur një tjetër raport të rëndësishëm të njohur botërisht. Ai po sillet edhe me klasifikimin e ?Reporterëve pa kufij?, njësoj sikurse bëri me gjetjet e fundit të Departamentit të Shetetit, që fliste për një korrupsion kapilar në të gjitha hallkat e qeverisë. Ai po përdor të njëjtin standart sikurse bënte dikur me 15 kushtet për hapjen e negociatave nga BE, apo me të gjitha shkrimet kritike që mediat prestigjoze botërore kanë bërë gjatë qeverisjes së tij.
Dhe ky mohim këmbëngulës e ka një domethënie. Ai nuk vjen as nga budallallëku, as nga symbylltësia inatçore. Sepse Rama nuk është i pafatë, por thjeshtë manipulator. Ai e di se e kontrollon sistemin propogandistik që ushqen dhe menaxhon vetë deri në atë pikë sa statusit të tij në Twitter ti bëhet më tepër jehonë sesa një raporti ndërkombëtar. Shembull ilustrues për këtë është një ngjarje e ndodhur vetëm pak kohë më parë, kur në Shqipëri erdhën, njëra pas tjetrës, edhe ish kancelarja Merkel edhe presidentja e BE-së, Ursula Von der Leyen. Të dyja me të njëtat tone e bënë të qartë se Europa nuk e përkrahte idenë e ?Ballkanit të hapur? në dëm të nismës së procesit të Berlinit. Nuk kaloi shumë kohë dhe një nga ekrantet tona prezantoi rezultatet e një prej sondazheve më serioze në vend. Konkluzioni i tij qe se shumica e shqiptarëve mendojnë se ?Open Balkan? ka mbështetjen e plotë të BE-së.
Ky pra është efekti i shtrëmbërimit të realitetit ku propaganda e atij që kontrollon aparatin e informacionit mbyt dhe zërin e kancelares gjermane apo shefes së komisionit europian.
Me të njëjtin stil, tashmë të shndërruar në art, Rama u rek të vrasë sot me një Twitter, rokullisjen skandaloze të lirisë se mediave që çertifikuan Reporterët pa kufij. Dhe në pamje të parë kjo mund të jetë një gjellë e mirë për për shumicën e mendjeve përtace. Por, për këdo që reket ta vërë trurin sadopak në punë, postimi i sotëm i shefit të qeverisë është një autogol, që bën më të besueshëm klasifikimin që na rendiste të fundit në rajon. Sepse në një vend ky kryeministri mendon se mund të mbysë me një cicërimë gjetejet e një organizate prestigjoize ndërkombëtare është e qartë se hapsira e informimit të lirë ka vdekur.
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Nga Lufti DervishiSot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit ...
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vet...
Nga Lutfi DervishiStalini thoshte se nuk ka rëndësi kush vot...
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...