"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij politik për t’i ngritur kurthe të pakapërcyeshme kundërshtarëve. Ai e detyroi sot kopenë e deputetëve socialistë të hidhnin poshtë, me shumicë votash, një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve ?90. Ai provoi edhe një herë tezën që përsërit me kokfortësi, që prej aventurës së rrezikshme të shkëmbimit të territoreve, se midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit ekziston një lidhje okulte që nuk e lejon kryeministrin tonë të rreshtohet në sinkron me vlerat e botës perëndimore.
Këtë seancë, në Kuvend, Sali Berisha kishte ngazëllimin e plakut të shndërruar në fëmijë, teksa endej me celular në dorë për të fotografuar ministrat dhe deputetët e majtë, që ngrinin lart kartonët e kuq për mohimin e gjenocidit serb. Ai nuk e përmbante dot entuziazmin, teksa shihte kundërshtarët e tij politikë të adoptonin një qëndrim që do ta kishin zili edhe në Moskë edhe në Beograd.
Edhe më në favor të tij e shndërronin situatën justifikimet idiote të Taulant Ballës, që i shmangej thelbit të çështjes me arsyetimet se tufa e tij nuk mund të votonte projekt-rezolutën e një “non -grate”, të vdekur, që dikur thyente embargon e naftës ndaj ish-Jugosllavisë.
Me perversitetin e tij, Sali Berisha ia arriti sot t’i vendoste marionetat e Ramës në një pozicion të vështirë. Sepse gjenocidin serb, në masakrën e korrikut 1995 në Srebrenicë, ku u masakruan 8 mijë burra dhe adoleshentë myslimanë, e ka njohur tashmë edhe Gjykata Penale e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë edhe Parlamenti Europian. Atë ka dështuar ta njohë OKB-ja si pasojë e një vetoje të Rusisë në 2015-ën dhe nuk e pranojnë vetëm ekstremistët e Beogradit apo ata të republika Serbskas në Bosnje.
Pra, duke shkrepur pafundësisht celularin e tij Berisha shprehte gëzimin malinj që i kishte detyruar deputetët socialistë të bëheshin njësh me “botën serbe?.
Por, sado i rëndë të jetë ky episod për Edi Ramën dhe socialistët, sado të dëshmojë ai për vartësinë nga Vuçiçi, mbi të cilën kryeministri ynë ka ngritur një këmbë të lobingut dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, sado që ai të diskredidojë kundërshtarin në luftën e vet politike, ky hap i Sali Berishës, nuk është i llogaritur mirë. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Sepse dëmi që i bëhet në këtë rast Edi Ramës është shumë më i vogël se njolla që i mbetet Shqipërisë.
Nga sot e tutje, kushdo që të gërmojë në arkiva, kushdo që do të lundrojë në internet, do të gjejë një lajm se parlamenti ynë ka rrefuzuar ta dënojë gjenocidin serb në luftën e Bosnjës. Dhe kjo është një njollë që u mbetet gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në kohën që u shqyrtua kjo rezolutë. Prandaj në raste të tilla, forcat politike, përpara se të shpallin nisma të ngjashme, bien paraprakisht dakord me njëra-tjetrën, për të shmangur çdo të papritur.
Si një ish-president dhe ish-kryeministër, si një politikan me përvojë 30-vjeçare, Berisha e di mirë këtë. Ai është i ndërgjegjshëm se nuk mund të nxirret përfitim në politikën e brendshme nga një çështje që të koston në arenën ndërkombëtare. E megjithatë me gjakftohtësinë e një kundërshtari cinik dhe me entuziazmin e një fotografi amator, ai e kapërceu këtë prag, duke e nxirë vërtet Edi Ramën, por duke spërkatur me cërklat e tij edhe fytyrat e të gjithëve ne./CNA.al
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e k...
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Nga Flamur KuçiQë prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...