Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Policia shqiptare paralajmëron tifozët holandezë dhe italianë se me sjelljet e tyre para ndeshjes finale mes Romës dhe Fejnordit, po rrezikojnë të turpërojnë vendet që përfaqësojnë, vlerat e BE-së dhe solidaritetin aq shumë të nevojshëm për shkak të luftës në Ukrainë.
Ju keni ardhur si miq dhe shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit. “Goditja me gurë, hunj dhe sende të tjera të forta” është një veprim që nuk ju nderon as ju, as famlijet tuaja, as rrethin shoqëror dhe as vendin e nderuar që përfaqësoni. E kemi vënë re se keni mësuar shumë mirë disa fjalë shqip, që mirë është të mos i përdorni gjatë transmetimeve 'live' të mediave këtu, por mësoni edhe porosinë e urtë shqiptare: “Mos u bëj Zot në shtëpinë e tjetrit”.
Ne na vjen sinqerisht keq që një pjesë prej jush po i nxijnë faqen vendit ku jeni lindur e rritur.
Vendet tuaja kanë përhapur civilizimin jo vetëm në kontinentin tonë dhe veprime të tilla prej huligani nuk kanë vend as në shoqërinë tuaj të nderuar, dhe as në vendin tonë që aspiron t’i bashkohet familjes së vendeve të BE-së.
Ne e dimë se çfarë do të thotë t’i prishësh imazhin vendit! Për këtë arsye kemi ndaluar edhe fotografët shqiptarë jo për ne, se na ka dalë nami si vend me probleme, por për të ruajtur dinjitetin tuaj.
Kemi vënë re me kënaqësi se ju ndryshe nga ne shqiptarët, pini në këmbë dhe pini aq sa ju mbajnë këmbët. Do të ishte mirë që ju të pinit ashtu si ne shtruar, domethënë ulur dhe kështu nuk do ta kuptoni sa ju mbajnë këmbët dhe me tu ngritur me shumë gjasë nuk do të keni fuqi të ecni dhe jo më të vraponi!
Në mbyllje kemi dy -tre paralajmërime për ju:
Paralajmërimi parë miqësor: ky është një vend ku sundon shteti ligjor dhe sidomos pas reformës në drejtësi, prokuroria dhe gjykatat janë verbuar dhe nuk shohin asgjë përveç ligjit! Ligji ynë parashikon dënime me burg për prishësit e qetësisë dhe pronës publike. Ndaj kujdes! Nuk duam asesi t’iu frikësojmë, por t’iu themi se para ligjit këtu janë të gjithë të barabartë. E shohim të arsyeshme të përgënjeshtrojmë edhe një fake news tjetër që po qarkullon prej ditës së djeshme.
Media të papërgjegjshme kanë shkruar se gjoja ne na është mbaruar gazi-lotsjellës që e kemi përdorur rregullisht gjatë protestave të opozitës. Nuk është e vërtetë! Kemi gaz për të përballuar jo vetëm protestat e opozitës dhe vandalizmat e disave prej jush, por edhe për të ndalur me to ushtrinë e Putinit! Arsyeja që nuk po e përdorim, është thjesht humanitare. Ne e dimë që ky gazlotsjellës shkakton lot, dhe e dimë shumë mirë që gjysma juaj do të derdhni lot sepse vetëm një nga dy ekipet do ta fitojë Kupën!
Nëse nuk na besoni jemi të gatshëm që në çdo orë të presim një përfaqësi tuajën për të parë gjendjen e gazit lot-sjellës në magazinat tona.
Me këtë rast ne ju falenderojmë për aktivitetin tuaj të deritanishëm në Tiranë. Falë jush ne mësuam diçka që nuk e dinim. Ne tashmë mësuam se ka një dallim mes marshimit, manifestimit, ekskursionit, shëtitjes, sfilatës, piknikut, parakalimit, paradës. Deri më sot këto fjalë i dinim sinonime të fjalës protestë. Nuk qenka kështu.
Së fundmi, dhe ky është paralajmërim, mbas ndeshjes kemi mësuar që një pjesë prej jush do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera.
Nga media jemi informuar live se disa kërkojnë të martohen, disa të shijojnë diellin, rërën dhe ujin e Mesdheut dhe disa të tjera kanë qëllime të errta dhe skenar ogurzi!
Nga informacione në rrugë operative kemi mësuar se opozita shqiptare, e paaftë për të ardhur në pushtet përmes kutisë së votimit, kërkon të shkaktojë trazira duke i kaluar protestat, që ka paralajmëruar prej kohësh, me koncesion te tifozët hollandezë! Ju bëjmë me dije se në Shqipëri çdo gjë mund të jepet me koncesion, madje disa prej jush mund të aplikojnë te e-albania për të marrë statusin e investitorit strategjik, POR nëse merrni përsipër protestat kundër qeverisë, po ju paralajmërojmë se do të përballeni jo me ne, por me forcën e ligjit dhe ju garantojmë se gazin lotësjellës do ta përdorim pa masë, pa kursim dhe pa u lodhur.
Duke ju bërë thirrje të distancoheni nga militantët e opozitës, u urojmë shikim të këndshëm të finales!
P.S. Ju që do të ndiqni finalen në stadium mos e teproni me pijen, sepse të dehur nuk do të merrni vesh se kush ka fituar e kush ka humbur dhe ka gjasë t’i ngjani shqiptarëve ditën e votimit ku të dy ekipet politike festojnë fitoren!
Për t’i dhënë rëndësinë që meriton ndeshja mes skuadrave R...
Nga Mentor Kikia Këto foto janë të dy hoteleve, një në Antal...
Këlliçi: “Ç’vlera trashëgojnë te fëmijët këta soj krim...
Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 m...
Unë nuk e kam të drejtën e votës te PD-ja sot, por po ta k...
Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një...
Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez ësh...
Para dy ditëve u duk sikur mazhoranca dhe opozita ranë dakor...
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restora...
E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Mos na hapni barkun më se jemi bërë gazi i botës, një lajm b...
Sot u duk sikur maxhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyr...
Nga Astrit PatoziCaktojani Lul Bravës po të doni edhe helmim...
Nga Mentor KikiaVetëm një ditë mjafton për të kuptuar se ky ...
Nga Mentor KikiaUnë kam numëruar deri në 50 familje të afërm...
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri ynë prej disa ditësh, bashkë me ministrat e tij...
Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...