
Ibseni dhe ata që presin mbrapa derës
Unë nuk e kam të drejtën e votës te PD-ja sot, por po ta k...
Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolarë të pluralizmit shqiptar. Për nga përmasa e përmbysjes dhe aftësia për të rilindur nga hiri, ai mund të krahasohet vetëm me “katharsisin” e Nanos në fillim vitet 2000. Figura emblematike e socialistëve kapërceu ylberin pasi u përball me atë pjesë të partisë së tij që pati kapur qeverinë, ndërsa lideri historik i demokratëve e bëri këtë duke patur mbi shpinë peshën e verdiktit të Departamentit të Shtetit. Kjo dëshmon edhe njëherë, se në partitë tona tradicionale, që lindën mbi gërmadhat e dikktaturës, pesha e kultit të individit është ende e vështirë për tu shkulur.
Natyrisht, Berisha fitoi edhe prej kësaj. Fitoi sepse për 30 vite me radhë ndërtoi një parti personale të dominuar vetëm prej tij. Fitoi se la si pasardhës një bir plangprishës, që mbeti gjithmonë në hijen e babait, të cilin nuk e vrau dot kurrë realisht. Fitoi se krijoi lidhje gati incestuale me familjen e tij politike, që dukej haptas në përqafimet pasionante të foltoreve dhe për mënyrën gati mbinjerëzore, se si kujtonte me emër dhe mbiemër, në ritakimet pas një kohe të gjatë, themeluesit e tre dekedave më parë.
Por, shkaqet e suksesit të tij nuk duhen kërkuar vetëm tek marëdhënia gati tribale që ai ka vendosur me fanatikët e vet. Ai është i lidhur ngushtë edhe me padrejtësinë që iu bë për ta përjashtuar nga PD-ja. Shumëkush nga ata që kishin gjetur paqe pas tërheqjes së Berishës, nuk e kapërdinë dot trajtimin si dele që do të “hanin bar”, nëse nuk ndaheshin njëherë e mirë me të. Shumë demokratë, që se kanë vënë asnjëherë në diskutim SHBA-në, nuk e kuptonin dot politikën me dy standarte të Ushingtonit, që hakmerrej për bëmat e qeverive të para dhjetë viteve, por shpallte kampionë të demokracisë bandën e tanishme të kleptokratëve. Ata nuk e pranonin dot se si Departamenti i Shtetit mund të shpallte “minues të demokracisë” idhullun e tyre, menjëherë pasi kishte njohur dhe përshëndetur mandatin e tretë “historik” të Edi Ramës.
Berisha u rikthye ndoshta edhe sepse ai kishte lënë pas vetes një humnerë të pambushëshme nga askush. Opozita e këtyre tetë viteve, ishe e dobët, e vakët, shpesh kompromisaxhie deri në meskinëri dhe shpesh tragjike deri në keqardhje. PD u bë një parti që e përqeshnin kur hiqej si tolerante dhe që se merrnin seriozisht kur pozonte si radikale. Si rezultat i kësaj, ajo shkoi nga disfata në disfatë, e pafatë që të ndalonte duart e Edi Ramës mbi vjedhjen dhe blerjen e votave.
Pra të tre këto faktorë, edhe hija e kultit të personalitetit edhe asimetria e Uashingtonit edhe telendisja e atyre që la pas, qenë determinuese në një nga revanshet më të forta politike, që do të mbahet mend nga librat e historisë.
Magjia e foltoreve që kulmoi në kuvendin e 11 dhjetorit dhe pastaj rezultati i 6 marsit, i kanë rrënjët tek ky trekëndësh.
Por, po të analizohen me kujdes, të tre brinjët e tij rezonojnë me të shkuarën: Si lidhja që lideri historik ka vendosur me militantët, si bëmat për të cilat e akuzoi sekretari Blinken, si përcaktimi i pasardhësit që formatoi më pas linjën opozitare, janë histori që datojnë, në rastin më të mirë, këtu e dhjetë vite më parë.
Pra, në këtë kuptim, finalizimi i fitores së 22 majit ishte një betejë me fantazmat e së shkuarës, ishte ngadhënimi mbi një hapsirë dhe një kohë të cilat ai i ka dominuar.
Deri të dielën që sapo kaloi Berisha arriti të tregojë se ka shumicën në parti dhe se pjesa më e madhe e votuesve opozitarë i besojnë atij më shumë se kujtdo tjetër. Por nga sot e tutje fillon një histori e re, sepse dilema për Berishën nuk është se sa i zoti është për të dominuar të djeshmen, por se sa fuqi ka për të ndërtuar të nesërmen.
Dhe arkitektura e së ardhmes nuk mund të projektohet pa bashkim. Pikërisht kjo është pika që triumfi e Berishës mund ti ngjajë atij të Pirros. Në garën që e ktheu atë kryetar, ai konkuroi pothujse i vetëm. Ajo u bojkotua nga ? e deputetëve. Që prej ditëve të lavdishme të foltores, në radhët e grupimit të saj nuk është shtuar as një ligjvënës i ri. Beteja e fundit politike, ajo për zgjedhjen e presidentit tregoi se grupi parlamentar i PD-së është i përçarë, deputetët e saj shpesh në shërbim të qeverisë dhe shpesh, thjeshtë apatikë.
A mundet të mbijetojë një opozitë e tillë? A ka kohë ajo të shndërrohet në alternative për zgjedhjet lokale që janë në më pak se brenda një viti? A nxjerr dot ajo në këtë klimë përçarëse një kandidat të besueshëm, ta zëmë, për Tiranën? A i dërgon ajo dot sinjale pjesëve të tjera të shoqërisë, kur nuk ka ditur të gjejë fjalën mes vetes? A mund të pengojë ajo, le të themi, skenarë si ai që Rama organizoi me opozitën fallco, duke marrë avantazhe elektorale për vete?
Sali Berisha nuk ka përgjigje për asnjë nga këto dilema. Natyrisht jo vetëm për faj të tij. Ai ka përballë një pushtet që korrupton dhe një makineri diplomatike që shantazhon.
Pavarësisht nga rethanat, në politikë i rëndësishëm është rezultati. Dhe sot askush nuk vë dot bast se Sali Berisha është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën në këtë periudhë të amullt. Mbreti i së shkuarës nuk jep asnjë garanci se mund të bëjë edhe princin e së ardhmes. Prandaj sa do i paparë dhe spektakolar të jetë kulmimi i rrugës së tij deri në këtë 22 maj, ai ka më tepër aromën e një revanshi personal. Një gjë është e sigurtë: Berisha për vete triumfoi, por askush ende nuk di të thotë nëse kjo do të jetë edhe fitorja e atyre që e ndoqën, besuan dhe mbështetën.
Unë nuk e kam të drejtën e votës te PD-ja sot, por po ta k...
Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një...
Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez ësh...
Para dy ditëve u duk sikur mazhoranca dhe opozita ranë dakor...
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restora...
E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Mos na hapni barkun më se jemi bërë gazi i botës, një lajm b...
Sot u duk sikur maxhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyr...
Një sulm ka filluar ditët e fundit ndaj biznesmenit Petrit M...
Nga Astrit PatoziCaktojani Lul Bravës po të doni edhe helmim...
Nga Mentor KikiaVetëm një ditë mjafton për të kuptuar se ky ...
Nga Mentor KikiaUnë kam numëruar deri në 50 familje të afërm...
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri ynë prej disa ditësh, bashkë me ministrat e tij...
Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...
Nga Çim PekaTakimi i djeshëm i Sali Berishës me mbështetësit...
Sot bota e internetit është e gjitha me sytë tek kartonët e ...
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se re...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëm...
Një 51-vjeçar nga Kurbini, ka humbur jetën tragjikisht...
Policja Anisa Kostani nga Elbasani, e cila “u bë e fam...
Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Yrshe...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin ...
Duke filluar nga dita e nesërme, vendi ynë do të ndiko...
Vendi ynë, gradualisht do të jetë në periferi të valëve të...
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat p...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Çmimet e energjisë ka kërcyer në bursa edhe gjatë kësa...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.3 lek...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka publikuar të d...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.2 lek...