Martesë me kec në pajë
Blendi. Beqar i lashtë. Më thotë: -U bëra 33. Si Xhux...

Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues të përbashkët pati ndershmërinë, devocionin dhe principet për të cilat ai besonte.
Bujar Nishani është nga politikanët e rrallë që jo vetëm nuk është i përfshirë në afera korruptive, por as nuk është përfolur. Kjo nuk është pak në një vend ku topat e baltës nuk kanë kursyer askënd. Si drejtues i dikastereve të rëndësishme (Rendit dhe Drejtësisë) z. Nishani ishte nga ato shtetarë që ligjin e konsideronte të shenjtë dhe bashkëpunimin me krahun tjetër politik si normalitet që duhej vendosur në vend.
Si President, megjithëse erdhi nga karriera dhe votat e Partisë Demokratike, ai qëndroi mbi politikën e ditës dhe në lartësinë e detyrës. I ndërgjegjshëm se në postin e lartë ishte me votat e shumicës, Bujar Nishani nuk cedoi pavarësisht se u ndodh nën presion si nga të vetët ashtu edhe nga shumica që erdhi në vend në 2013.
Cic-micet dhe gërricjet e politikës së ditës i shihte nga një distancë e admirueshme dhe dinte të bënte dallimin mes interesave të ngushta të politikës së momentit dhe interesave afatgjatë të vendit.
Bujar Nishani, ende shumë i ri si ish-President, vetëm 52 vjeç, u rikthye në politikën aktive të ditës. Ai kërkonte të kontribuonte aty ku mundej dhe Parlamenti ishte vendi që Bujar Nishani mund të jepte shumë.
Kjo nuk u bë e mundur, por nuk e demoralizoi. Përkundrazi. Ai nuk e ngriti kurrë zërin, por toni i tij në fund ishte i lartë.
Në disa raste kam pasur fatin ta intervistoj si kryetar shteti dhe më vonë si ish-President. Një bashkëbisedues i këndshëm dhe nga politikanët e rrallë që nuk i shmangej pyetjes dhe ishte koherent me mendimet dhe vendimet që merrte.
Si bashkëbisedues Bujar Nishani ishte krejt tjetër nga shumica e politikanëve. Nga të rrallët që në tavolinë me të bëje bisedë tavoline, si për gjëra të rëndomta të ditës ashtu edhe për çështje serioze.
Bujar Nishani, ishte i vërtetë si qytetar, i vërtetë si politikan dhe një shtetar që sot e gjen vetëm nëpër manuale të politikës.
Bujar Nishani të impononte respekt edhe kur nuk ishe dakord me pikëpamjet e tij. Të impononte respekt si qytetar, si politikan, dhe pa dyshim edhe si President!
Lamtumirë Bujar Nishani!
Blendi. Beqar i lashtë. Më thotë: -U bëra 33. Si Xhux...
Unë e kam presidentin tim pavarësisht se kë do të zgje...
PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur pr...
Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndr...
Një parti e mirëfilltë demokratike, trashëgimtare e dr...
Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e...
Numrat janë të krijuar nga njeriu që nga lashtësia për...
Një nga gjërat që bëri Princ Vidi menjëherë pas arritjes n...
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke...
Policia shqiptare paralajmëron tifozët holandezë dhe i...
Për t’i dhënë rëndësinë që meriton ndeshja mes skuadrave R...
Nga Mentor Kikia Këto foto janë të dy hoteleve, një në Antal...
Këlliçi: “Ç’vlera trashëgojnë te fëmijët këta soj krim...
Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 m...
Unë nuk e kam të drejtën e votës te PD-ja sot, por po ta k...
Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një...
Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez ësh...
Para dy ditëve u duk sikur mazhoranca dhe opozita ranë dakor...
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restora...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...