5 pyetje për Kapexhiun
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...

Simon Mirakaj feston në 1 qershor 78-vjetorin e tij! 44 vite nga 78 Mirakaj i ka kaluar në kampet e përqendrimit të ngrituar nga regjimi komunist si golgogat e vërteta mbi tokën e shqiptarëve. Internimi për Simonin zgjati për 44 vite, duke nisur nga kampi i internimit të Beratit, deri tek ai i fundit në Gjazë të Lushnjës.
Internimi për familjen e Mirakajt nisi në 1945-ën. Fillimisht e zhvendosën në kalanë e Beratit, por më vonë në 1949-ën e transferuan në Turan. Atje u regjistruan brenda 24 orëve 30 fëmijë të vdekur, të larguar nga jeta nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjienës. Kjo situatë alarmoi Ministrinë e Brendshme dhe Simoni bashkë me familjen u transferua nga kampi i Turanit në kampin e Tepelenës. Atje Mirakaj qëndroi nga mosha 4-vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Babai i Simon Mirakës ishte një i arratisur dhe kaq mjaftoi që fëmija i lindur në Shkodër të bëhej burrë në kampet e përqendrimit derisa familja u lirua në vitin 1989-ën.
Parlamenti i vitit ’91 e ka konisderuar burg kampin e Tepelenës për keqtrajtimin e njerëzve. Ai ishte një kamp që detyronte fëmijët të punonin nën tytën e automatikut, pasi gjatë rrugës për punë shoqëroheshin nga policë të armatosur. Këta fëmijë ishin të moshës 14-15 vjeç detyroheshin të mbanin pleh, driza, gurë në kurriz për komandën e policisë së kampit, ndërsa më të vegjlit stivonin predhat që gjendeshin në oborrin e kampit e që jo rrallë kishin shkaktuar dhe tragjedi. Simon Mirakaj është shpallur për herë të dytë armik, kësaj here pa pasoja për lirinë, por me efekte në pritshmëritë e tij.
Në një rrëfim për "Syri TV" në emisionin "Task Forcë" të gazetares Sonila Meço, Simon Mirakaj tregoi prapaskenat e rrëzimit të kandidaturës së tij si komisioner pranë Autoritetit të Dosjeve.
Pak ditë më parë Simon Miraka ishte paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit, dikur ish-Komiteti Qendror, e njëjta godinë që dikur vendosi që Simon Miraka të kalonte femijërinë, rininë dhe një pjesë të burrërisë në kampet e përqëndrimit dhe në ditët e sotme do të duhej t'i jepte atij miratimin për kandidim. “Deputeti që më kishte marrë përsipër mbledhjen e firmave m'u afrua dhe më tha se kishte dalë një problem”, -rrëfeu Mirakaj duke shtuar se “Enkelejd Alibeaj nuk është dakord për emrin tënd dhe u ka kërkuar një pjese të deputetëve të PD që të mos firmosin”, i kishte konfiduar deputeti. Vetëm Mirakaj e shpjegoi këtë qëndrim absurd ndaj kandidaturës së tij për faktin se në qëndrimet personale në "Facebook", kishte mbajtur ‘anën’ e Foltores!
Thjeshtë mund ta imagjinoj zhgënjimin e Simon Mirakajt, teksa ka dëgjuar se si pikërisht një prej deputetëve të PD-së që e ka ngritur figurën e tij duke evokuar përndjekjen e familjes së tij nga regjimi komunist, të dilte kundër kandidimit. Me shumë gjasë Simon Mirakaj mund ta ketë ndier veten “armik” për herë të dytë. Kësaj here jo prej Enver Hoxhës, por prej Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit. Këta dy të fundit bënë atë që as Klotilda Bushka si depuete e PS-së dhe kryetare e komisionit të ligjeve nuk e bëri.
Pasi u munduan ta sabotojnë kandidimin e Simonit nën rrogoz, dolën paturpësisht në publik e thanë se ata nuk miratojnë kandidaturat që firmosen nga Sali Berisha. I njëjti qëndrim që mban as më pak e as më shumë, por vetë Taulant Balla. Ironia në këtë pikë është se Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi që nga shtatori e deri më sot i kanë bashkuar votat me Edi Ramën në të paktën 2 raste! Herën e parë grupi i Bashës abstenoi për turp kur Edi Rama vendosi të merrte 750 milionë euro borxh të cilat sot e gjithë ditën nuk dihet ku shkuan. Së dyti, në janar të këtij viti po ata i bashkuan votat me Edi Ramën që ai të vazhdojë të mbajë kontrollin mbi organet e Vettingut. Po kjo dyshe, bashkë me ata që i shkojnë pas, ishin dhe janë të gatshëm të shkojnë në takim edhe në 12 të natës me Taulant Ballën për të zgjedhur presidentin, por nuk janë të gatshëm të bashkojnë votat me Sali Berishën për Simon Mirakajn.
Se deri ku do të shkojë shërbimi i 3-shes Basha-Alibeaj-Bardhi ndaj Edi Ramës, kjo është e gjitha për t'u parë. Ama ajo që ndodhi sot ku këta të tre në bashkëpunim me Taulant Ballën, dogjën kandidaturën e Simon Mirakajt për një post modest vetëm për inat të Sali Berishës, është treguesi më i qartë i nivelit të ulët që ka prekur ajo pjesë e deputetëve që i thonë ende vetes “demokratë”. Në 1 qershor Simon Mirakaj feston 78-vjetorin e tij, si dhuratë nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi ai mori titullin “armik”, për herë të dytë në jetën e tij.
E gjithë kjo, vetëm se në qëndrimet e tij publike ai zgjodhi PD-në dhe jo bravat e saj!
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...
Sonte në mbrëmje thuajse në të gjitha TV-të do të flit...
Mes dyshimeve, pikëpyetjeve dhe dilemave në jam opozi...
Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Ja...
Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri ...
E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e ve...
Donika Mici! Model i vajzës seksi, që u bë një nga biz...
Sarandjotët nuk duan dhe nuk besojnë më te kauzat. Nga at...
Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Kësh...
Ka mot-mot që bëj një detyrë fisnike. Çdo sabah marr n...
Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, ...
Blendi. Beqar i lashtë. Më thotë: -U bëra 33. Si Xhux...
Unë e kam presidentin tim pavarësisht se kë do të zgje...
PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur pr...
Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndr...
Një parti e mirëfilltë demokratike, trashëgimtare e dr...
Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e...
Numrat janë të krijuar nga njeriu që nga lashtësia për...
Një nga gjërat që bëri Princ Vidi menjëherë pas arritjes n...
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...