Çfarë është dhe çfarë nuk e lënë të jetë Presidentin e Republikës!
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...

1.
Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompani të vogël farmaceutike sepse kishte dhënë një ofertë tmerrësisht të ulët, për një tender të majmë ai mendoi se puna e tij ishte shumë e lehtë.
Tenderi ishte për ilaçe në Afrikë për një periudhë 10-vjeçare. Të joshur nga afati i gjatë i kontratës dhe vlera e madhe të gjithë kompanitë dhanë oferta me çmime shumë të mira. Por Rivopharm një kompani e vogël me bazë në Lugano kishte dhënë një ofertë shumë të pabesueshme. çmimi ishte më i ulët edhe se çmimi i lëndës së parë për prodhimin e tabletave.
Inspektori Hans duke menduar se puna e tij ishte shumë e thjeshtë, hyri drejt në temë sapo takoi menaxherin dhe duke buzëqeshur i thotë:
“Ju e bleni lëndën e parë në Budapest, këtu e ktheni në tableta, tabletat i vendosni në kontenier, kontenieret i transportoni në Xhenova. Si mund të bëni gjithë këtë pune me një çmim më të ulët se çmimi që merrni lëndën e parë? Keni ndonjë ofertë më të mirë se të tjerët për lëndën e parë”.
“Jo, ne e blejmë lëndën e parë në Hungari, me të njëjtën çmim si gjithë kompanitë e tjera”.
Atëherë?
Tani ishte radha e menaxherit të kompanisë për të buzëqeshur:
“Ne e marrim lëndën e parë në Budapest me tren të hënën, të mërkurën pasdite ne prodhojmë tabletat që kërkon UNICEF sa për një vit, sepse punën e kemi automatizuar dhe e kemi gati për transport. Të enjten malli është në portin e Xhenovas. Inspektorët e UNICEF kontrollojnë cilësinë dhe po atë ditë na paguajnë paratë në llogarinë bankare tonën këtu në Zvicër”.
Ejjj, po si është e mundur që po shisni tabletat më pak se çmimi që keni blerë lëndë të parë”?
Menaxheri buzëqesh sërish: “Me hungarezët kemi kontratë që pagesën e bëjmë pas 30 ditësh. UNICEF na paguan pas 4 ditësh. Interesat që dalin nga lekët që mbajmë në bankë për 26 ditë mbulojnë koston dhe na nxjerrin edhe fitimin”..
“Inspektori Hans” mbeti pa fjalë!
Nuk thonë kot, paraja “pjell” paranë.
2.
Kjo histori m'u kujtua dje, kur një deputet me një përvojë të gjatë jetësore jashtë Shqipërisë, më thoshte se ishte ende po aq i shokuar sa herën e parë që nuk e kishte marrë pagën me datën 1, pavarësisht kontratës dhe faktit që ky informacion rreth pagës ishte publik edhe në faqen e Kuvendit. “Ndodh- thotë ai- që e marrim edhe pas 9 ditësh?!
Çdokush me të drejtë mund të pyesë: ç’ne ky shqetësim për deputetët? Nuk është fjala vetëm për ligjvënësit, por nga një kërkim i thjeshtë rezulton se marrja e pagës, “javën tjetër” apo pas datës 5 apo brenda javës së parë, po kthehet në një rutinë dhe prek dhjetëra mijëra familje shqiptare.
Pagat nuk merren më si dikur në formë fizike. Nuk kuptohet sa kohë duhet për të kaluar pagën në mënyrë elektronike nga thesari në llogarinë bankare të gjithësecilit?!
Deputeti që ka përvojë jashtë thotë se çdo herë pagën e ka marrë në datën e caktuar dhe kur kjo datë përkonte me fundjavën ose ditë feste, paga kalonte një apo dy ditë më përpara.
Nuk besoj se dikush në Shqipëri ka pasur mendjen gjeniale të përfitojë nga interesi i parasë së dhënë me vonesë apo të jetë i qartë për efektin e shpejtësisë së qarkullimit të parasë, por është e qartë se nuk ka arsye që njerëzit që jetojnë sot me rroga të pyesin apo të kontrollojnë çdo ditë llogarinë bankare nëse i kanë kaluar pagën mujore? Nëse i vonon pagën një javë apo 10 ditë një familjeje që mbahet me pagën atëherë pyetja për vonesën e pagës minimumit meriton përgjigje.
Nëse në këtë vonesë ka përgjegjësi administrata kjo është e pajustifikueshme, por nëse në këtë vonesë përzihen edhe bankat atëherë këtu është rasti që nga “ferra e vogël mund të shohim lepurin e madh”.
Gjithmonë për gjithçka ka një justifikim, por nuk mund të flitet për justifikim dhe vonesa burokratike kur bëhet fjalë pagën e punonjësit aq më tepër për vonesat në marrjen e pensioneve për 630 mijë pensionistë.
Dhe kur ndodh kjo? Sot. Sot kur kostoja e jetesës është më e lartë se kurrë, sot kur çmimi i çdo mallli është rritur dhe vetëm pagat e pensionet kanë mbetur në vend numëro. Të japësh pagën me vonesë sot nuk është vetëm mungesë përgjegjshmërie, është më shumë se kaq, është… tallje!
P.S. Të dy historitë e përmendura janë të vërteta: historia e parë është marrë nga libri “Factfulnes” i autorit Hans Rosling. Historia e dytë është e një deputeti të Kuvendit që ka ardhur në Shqipëri me idenë se ky vend bëhet dhe rregulli, ligji e kontrata janë të shenjta./E.K-CNA.al
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti...
Brain Drain ose “largimi i trurit” është termi në gjuh...
Akoma më shumë kur këto qëndrime përsëriten nëpërmjet ...
Mbledhja e Partive Popullore në Rotërdam po përcillet ...
Një burrë 34 vjeç me shumë halle humbi jetën pasi ra nga p...
Për Gledis Nanon I nderuar drejtues madhor Mik Shok...
Simon Mirakaj feston në 1 qershor 78-vjetorin e tij! 4...
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...
Sonte në mbrëmje thuajse në të gjitha TV-të do të flit...
Mes dyshimeve, pikëpyetjeve dhe dilemave në jam opozi...
Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Ja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...