Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e dinin fatin që e priste Santiago Nasar, me përjashtim të atij vetë. “Dënimi ishte me vdekje”. Te seanca e vendimit të sotëm në gjykatë, të gjithë prisnin një vendim tjetër, me përjashtim të Thoma Gëllçit që ishte i qeshur dhe e dinte dënimin që e priste.
Avokatët prisnin pafajësi në çështjen shumë të përfolur “RTSH Agro”.
“Jam optimist se gjykata nuk u nxitua të jepte vendimin menjëherë pas fjalës së mbrojtjes, por kërkoi kohë”.
Një avokate tjetër vlerësonte veçanërisht dy prej tre anëtarëve të trupit gjykues: ”Janë të përgatitur dhe shumë profesionistë”.
“Nëse kanë prapanicë”- nuk kanë çfarë vendimi tjetër të japin - ngulmonte avokatja tjetër e njërit prej të akuzuarve.
Gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë prisnin pafajësi. “Fryma është pak represive, por të paktën dy prej gjyqtarëve janë cilësorë”- nënvizonte njëri.
Në sallë qeshnin vetëm dy persona: prokurori dhe “krimineli” i rrezikshëm Thoma Gëllçi. Duket të dy shumë të qartë për vendimin.
Solemniteti në sallën e gjyqit arriti kulmin me vonesën 50-minutëshe të trupit gjykues për shkak të kohës “në dhomën e këshillimit” për të marrë vendimin.
Toni i ulët i drejtuesit të seancës dhe korrigjimi i fjalës “prezent” me "i pranishëm” ishte në kontrast me pamjen e lodhur dhe disi të vuajtur të treshes gjykuese.
Në përfundim të leximit të “dispozitivit” mëdyshja është e plotë: të të vijë keq për gjyqtarët që dhanë vendimin apo për të akuzuarit që do ta vuajnë atë.
Gjykatësi shqiptoi vendimin: dy vjet burg për “shpërdorim detyre”.
Thoma Gëllçi ishte i qetë dhe i qeshur me sa duket i bindur se çështja nuk do të mbyllej ndryshe nga sa u nis. Një arrestim me bujë. Kërkim intensiv provash në institucione, në dëshmitarë, në dokumente, në celular dhe në laptop dhe rezultati i barabartë me ZERO… Zero prova/fakte në momentin e ndalimit, zero prova/fakte në pretencë të prokurorisë.
“Kam 40 vjet në këtë profesion dhe nuk kam parë një rast të dytë që të mbahet një njeri në burg kot", - thotë Maks Haxhia, njëri prej avokatëve të ish-drejtorit të RTSH-së.
Në peripecitë 8-mujore për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie se ajo e burgut, Haxhia ngre edhe një pyetje retorike: “Si është e mundur që kanë frikë të zbatojnë ligjin dhe nuk kanë frikë ta shkelin atë?!
çfarëdo vendimi të japë nesër gjykata e Apelit apo eventualisht Gjykata e Lartë, dëmi ndaj personave të arrestuar dhe të mbajtur në burg si persona me rrezikshmëri të lartë do të kërkojë kohë të shpaguhet.
Në opinion falë edhe raportimit të nxituar mediatik në tetor të vitit të shkuar e në vijim u hodh ideja e një afere korruptive ku kemi abuzues dhe dëm të fondeve publike. Falë kujdesit të prokurorisë kjo çështje mori trajtën e një afere duke bërë bashkë komisionin e tenderimit dhe drejtuesin e institucionit. (Ndonjë mund të mendojë se si ka vepruar kjo prokurori dhe kjo gjykatë për rastet tejet spektakolare si tenderi uniformave të policisë).
Akuza ndaj tre anëtarëve të komisionit të tenderimit është: “Shkelje e barazisë në tendera”. Avokatët i shqyejnë sytë dhe thonë se këta janë mbajtur për të rënduar pozitën e ish-drejtuesit të RTSH-së dhe u është kërkuar të bëhen “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.
Akuza për ish-drejtuesin e RTSH-së nuk është akuza për korrupsion, nuk është as akuza për shkelje të barazisë në tendera, akuza është: shpërdorimi i detyrës. Një “akuzë thes” ku mund të futësh çfarë të duash. Por në çdo çështje ka së paku tri pyetje logjike:
Cili ligj është shkelur?
Çfarë dëmi është bërë?
Çfarë përfitimi kanë individët e përfshirë?
Një hetim 3-vjeçar i nisur nga prokuroria e Tiranës dhe i bitisur nga SPAK-u, nuk thotë se cili është dëmi. Ka një togëfjalësh që prokurori mund të buzëqeshë në artikulim: “Dëmi është i pallogaritshëm”.
E vetmja fije kashte ku u mbajt akuza është: “shtyrja me 16 ditë e lëvrimit të pajisjeve nga firma fituese”.
-Çfarë pasojash ka sjellë kjo gjë? Asgjë!
Pse ka ardhur kjo shtyrje? Firma fituese i kishte pajisjet dhe nuk kishte nevojë për kohë, ndërsa institucioni nuk kishte fondet. Firma fituese mori paratë një vit me vonesë, pa kamatëvonesë dhe institucioni fitoi në çdo pikëpamje.
Nëse nuk ka asnjë provë, nëse nuk ka asnjë fakt, nëse nuk ka asnjë dëm, nëse nuk ka asnjë përfitim, nëse interesi publik është mbrojtur, çfarë po sjell ky hetim dhe çfarë rrezikshmërie ka përbërë ish-drejtori i RTSH-së dhe tre anëtarët e komisionit të tenderimit?
Si i tingëllon gjykatës vendimi i dhënë sot, krahasuar me çështje të tjera të ngjashme të trajtuara në këtë gjykatë?!
Sqarimi në detaje i kësaj çështjeje, objekt i Prokurorisë prej 3 vitesh, meriton një libër të tërë për të kuptuar më mirë se për çfarë drejtësie dhe interesi publik po flasim. Po flasim për një ish-drejtues që i ktheu publikut një institucion të grabitur dhunshëm nga politika dhe me sa duket asnjë punë e mirë nuk shkon pa u ndëshkuar.
Mund të jem krejt i gabuar, por nga ajo që pashë sot në sallën e gjyqit, asnjë prej gjyqtarëve nuk m'u duk i bindur për vendimin e lexuar.
Në sallë ishin të qeshur vetëm dy persona: prokurori dhe i akuzuari kryesor.
Të dy me një pamje pak profetike që dinë jo vetëm se çfarë do të ndodhte, por edhe PSE ka ndodhur?
Treshja e gjyqtarëve u largua duke kthyer kokën pas. Duke perifrazuar Kadarenë:
Salla mbeti e shkretë
Heshtja sallën mbush
Veç ndërgjegjes tuaj
Prapa s’ju ndjek kush!
Te, "Kronikë e një vdekje të paralajmëruar", Santiago Nasar dënohet me vdekje. Duke dalë nga salla e gjyqit një nga reporteret më të mira që kemi për gjykatën më tha: "Profesor sa mirë që e kemi hequr dënimin me vdekje nga kodi penal".
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti...
Brain Drain ose “largimi i trurit” është termi në gjuh...
Akoma më shumë kur këto qëndrime përsëriten nëpërmjet ...
Mbledhja e Partive Popullore në Rotërdam po përcillet ...
Një burrë 34 vjeç me shumë halle humbi jetën pasi ra nga p...
Për Gledis Nanon I nderuar drejtues madhor Mik Shok...
Simon Mirakaj feston në 1 qershor 78-vjetorin e tij! 4...
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...
Sonte në mbrëmje thuajse në të gjitha TV-të do të flit...
Mes dyshimeve, pikëpyetjeve dhe dilemave në jam opozi...
Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Ja...
Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri ...
E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e ve...
Donika Mici! Model i vajzës seksi, që u bë një nga biz...
Sarandjotët nuk duan dhe nuk besojnë më te kauzat. Nga at...
Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Kësh...
Ka mot-mot që bëj një detyrë fisnike. Çdo sabah marr n...
Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...