LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjimi Europian/ Bushati: Është koha që BE-ja të tregojë aftësi për të vepruar

6 Qershor 2022, 09:48, Opinione Ditmir Bushati

Zgjimi Europian/ Bushati: Është koha që BE-ja të

Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, publikuar nga Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung".

Në këtë analizë, ish-Ministri Bushati thotë se “Konferenca për të Ardhmen e Europës është një mundësi unike për qytetarët europianë për të debatuar mbi sfidat, prioritetet e Europës. Është vendi ku institucionet kryesore të Bashkimit Europian dialogojnë me qytetarët dhe marrin rekomandime prej tyre për atë se si e dëshirojnë ata Bashkimin Europian në të ardhmen. Thelbi i këtij procesi ka të bëjë me pjesëmarrjen e qytetarëve”.

Konferenca, e cila përfundoi para pak ditësh, ka prodhuar një raport me 49 rekomandime dhe më shumë se 200 propozime se si të përmirësohet BE-ja. Këto përfshijnë integrimin më të thellë të BE-së në politikat e ndryshimeve klimatike, sociale dhe shëndetësore, dhe kalimin nga unanimiteti në votim me shumicë të cilësuar në Këshill, në të gjitha fushat e politikave.

Bushati trajton disa momente të rëndësihme në këtë shkrim si: Europa me disa nivele e shpejtësi, Rezistencën ndaj ndryshimit, Komunitetin politik Europian dhe së fundi ndalet te “Pasojat e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë pikë Bushati shkruan, Hijet e dyshimit për qëndrimin francez ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë fashitur. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë dëshmia më e qartë e status quo-së në procesin e anëtarësimit në BE. Procesi i zgjerimit nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri apo tërhequr qytetarët në procesin e konsolidimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim të qëndrueshëm.

Ndërkohë që qëndresa e ukrainasve ndaj pushtimit rus ka prodhuar një realitet dhe pritshmëri të reja në lindje të BE-së, në plan të parë duket sikur është zhvendosur vëmendja nga Ballkani Perëndimor. Lufta në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme që mund të ndikojnë në statusin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Kjo luftë, në mënyrë të pashmangshme, i zgjoi europianët nga gjumi dhe do t'i bëjë ata të mendojnë dhe veprojnë më shumë gjeopolitikisht, çka mund të jetë e dobishme për ecurinë e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Një tjetër pasojë e luftës së Ukrainës është një ndryshim në perceptimin e kufijve të Europës. Për shumicën e europianëve, kufiri është tani në Ukrainë, jo në Ballkanin Perëndimor.

Kështu, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, rreth tri dekada nga përfundimi i luftës, do të ishte jo vetëm i shumëpritur për Ballkanin Perëndimor, por edhe një lajm i mirë për Ukrainën. Pasi, do të tregonte se rimëkëmbja e pasluftës është e mundur, dhe se BE-ja kujdeset për mirëqenien, si dhe për statusin e vendeve të prekura nga lufta. Ndaj, BE-ja duhet t'u japë fund pasojave të luftës në Ballkanin Perëndimor, nësë kërkon të jetë e besueshme dhe efektive në adresimin e pasojave të luftës në Ukrainë. Le të mos harrojmë se vetë BE-ja lind si një projekt paqeje. Është koha që BE-ja të tregojë aftësi për të vepruar dhe përballuar pasojat e luftës në kontinent./ CNA.al

12:58 Opinione Behauddin Gashi

Shenjtëria e jetës

Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...

16:07 Opinione Ilir Levonja

President me mik

Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...

22:59 Opinione Ilir Levonja

Presidenti i munguar

Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...

Lajmet e fundit nga