Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç pazari i deklaruar i kufijve detare ia kërkonte.
Rama ka zgjedhur sipas qëllimit të tij dhe vetëm me votat e tij një President, që ai llogarit se nuk do ta pengojë për të shitur qetësisht detin dhe kufijtë detarë të atdheut tonë, ashtu siç e pengonte dhe e pengon në mënyrë të pakapërcyeshme Presidenti Meta.
Shqipëria është në të njëjtin alarm tragjik si ne 1913.
Ministri grek Dendias ka deklaruar botërisht, që me Ramën i ka të mbyllura punët për Kufirin Detar dhe pengesa e vetme e pakapërcyeshme është Presidenti Meta.
Ministri Dendias në radio "Sky" në Athinë tha:
“Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President pa dyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy-tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.
Pra, Rama pret vetëm që të largohet Presidenti Meta që ta shesë i qetë kufirin detar me Greqinë.
Rama dhe qeveria kanë vulosur e pranuar me heshtjen e tyre deklaratat e Dendias dhe shitjen e kufijve detarë, që lidhen me interesa ekonomike të jashtëzakonshme.
Në këto momente kritike kushdo, që i ikën kësaj beteje patriotike për ruajtjen e kufijve të Shqipërisë sonë është njëlloj i implikuar sa Rama dhe banda e tij.
Por ka disa pyetje asgjësuese, që i bëjnë të gjithë shqiptarët dhe që zbardhin në dritën e diellit tradhtinë dhe kërkojnë përgjigje!
Ja pyetjet për Ramën të cilave nuk u fshihet dot:
Përse Rama ka mashtruar kaq rëndë, sikur i ka kërkuar autorizim Presidentit Meta dhe ai nuk ia paska dhënë, kur dihet botërisht se ai nuk komunikon prej gati dy vjetesh as me Presidentin as me shqiptarët për kufijtë detare, por punon fshehtas dhe pabesisht?
Cila është përmbajtja e marrëveshjes politike të arritur në tetor të deklaruar nga Ministri grek Dendias dhe përse nuk është bërë publike kjo Marrëveshje?
Peng i kujt dhe i cilit interes të errët është Edi Rama, që Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit të Jashtëm grek Dendias është mbyllur në tetor, nuk e ka çuar as në Kuvend dhe as te Presidenti??
Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Rama, që vendos per nje zgjidhje qe e vendos Shqipërinë në dizavantazh shumë shumë të qartë dhe të një humbjeje të paralajmeruar përballë Greqisë në Gjykaten Ndërkombëtare??
Peng i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që bën veprime të tilla kaq të rënda, që Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhëtisë së lartë, pasi nuk është dhe s’mund të jetë gjë tjetër shitja e kufijve shteterore, që ai po kryen??
Po cili na qenka ky Grup Negociator qe po punon për Marrëveshjen per te shkuar ne Hagë?
Kush e ka mandatuar këtë Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage?
Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?
Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?
Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?
Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kesaj çeshtje kombëtare me rendesi kritike?
A komunikoi ndonjë herë me profesorë,historiane juriste te njohur e te nderuar për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çeshtje kaq delikate dhe kritike?
Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?
Këtyre pyetjeve, që ngre gjithe populli shqiptar Rama nuk guxon t'ju pergjigjet.
Ndaj e gjithë zhurma për zgjedhjen e presidentit ishte thjesht një farsë e falimentuar sepse rezultati flet vete: presidenti u zgjodh personalisht vetëm nga Rama dhe vetëm për qellimet e Ramës ku deti është Kryeqëllim.
Çdo debat tjeter në këtë moment është thjesht dhe vetem vazhdimi i farses se Rameë.
Kufijte detare dhe integriteti i vendit janë ceshtja me madhore për çdo shqiptar dhe politikan të ndershëm.
Kemi nje Ramë që është realisht një Esat Pashë Toptan i Ri dhe shites profesionist kufijsh nga Kosova e deri te kufiri detar i Atdheut tonë.
Ndaj të gjithë në këmbë për cështjen kombëtare, sot është dita qe ndan tradhëtaret nga renegatet atdheshitës.
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...