
Medias i kanë plasur me kohë ujërat e zeza
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Komedia zonja nga qyteti e kineastes Evi Kokalari-Angelakis, tashmë po kalon nga banaliteti i shfaqes, në mediokritetin populist të katundit tonë politik!
Në fillim u shfaq në media si një mbështetëse e Konservatorizmit Amerikan, ku me anë të një retorike të lodhur, që vetëm një “zonjë nga qyteti” si Evi mund ta përdorë, tentoi me populizmin e të qenurit konservatore, të manipulonte militantët dhe eloktoratin e djathtë me idenë se ajo do të ishte shpëtimtarja që po vinte nga SHBA, posaçërisht me porosi të zotit Trump, për të ndrequr katundin politik, që shumë e përbuzte!
Në fakt, deri më tani nuk kemi parë ndonjë lidhje mes saj dhe ideologjisë Konservatore ku është për të ardhur keq sesi nuk njihte as Burke’, një nga mendimtarët më të mëdhenj të konservatorizmit. Madje as nuk kemi parë të diskutojë ndonjë tezë politike në lidhje me këtë të fundit çka mund të na jepte ndonjë ide rreth boshtit të saj ideologjik.
Nejse, Evi në surrealizmin e saj e sheh veten si përcaktuesen e qenies politike të katundit tonë, të cilin dikur e shihte me përçmim!
Në mundësinë e parë që pa në horizontin e saj utopik, “zonja nga qyteti” u vërsul me idenë se do të fitonte zemrat e demokratëve, duke i’u kërmillosur jo vetëm doktorit, por të gjithë hallkave që të çonin tek ai.
Devotshmërinë e saj ndaj kauzës së foltores, thelbin e së cilës nuk arriti ta kuptonte kurrë, e nisi duke sulmuar çdo figurë publike që i dilte përpara.
Me mentalitetin Enverist, “O me ne, o kundra nesh” filloi të merrte më gojë, e të linçonte këdo që shikonte përpara si rival në misionin e saj për të përdorur katundin politik.
Ashtu në delirin e saj, zonja nga qyteti befas na kthehet në shoqen nga fshati, ku jo vetëm nuk korri ndonjë sukses në jetën e shkurtër politike, por u zhyt aq shumë në banalitet, saqë e përfshiu veten në kohë rekord në llumin e ndenjur politik, që dikur zonja nga qyteti kishte marrë për mision t’i rikthente demokracinë, mision të cilin kishte deklaruar 4 herë që e kishte kryer!
E pasi dha disa herë dorëheqjen nga dorëheqja, e zhytur thellë në Donkishotizëm, shoqja, tashmë nga fshati, kishte mision të sajin të impononte foltoren, për ta pastruar atë nga armiqtë e brendshëm, ku në vesh i vinin pëshpërimat se po cënonin unitetin e partisë.
Në këtë pozicion, me mentalitetin e saj tipik komunist, e shihte veten si Hermesi, lajmëtarja e së drejtës, që do të kryqëzonte armiqtë e brendshëm nëpër media!
Mirpo, në realitet, shoqja nga fshati, nuk ishte gjë tjetër, veçse një tellall oriental, e cila ulëriste për vëmendje dhe lexonte me zërin e saj të gjitha mesazhet që i vinin nga hijet e skutave të foltores, që e shihnin thjeshtë si budallain e lagjes, që do të lexonte me zë të lartë fletë-rrufetë e dikurshme, që në realitet, askush me një nivel normal inteligjence dhe integriteti nuk do t’i thoshte!
Brenda pak kohësh, shoqja pseudokonservatore, do të kthehej në tellallin e fletë-rrufeve të dikurshme komuniste!
Për hir të së vërtetës, punën e tellallit të përdorur e bën me një nivel të lartë përgjegjshmërie, ku psh: ditën e zgjedhjes së strukturave drejtuese të Partisë, e tregoi devotshmërinë e saj duke lobuar publikisht me mesazhe, që të mos u votonte Belind Këlliçi, armiku i skutave të Partisë!
Ironi e fatit apo injorancë politike, këtë nuk di ta them, por të akuzosh për lobim duke lobuar vetëm një tellallshoqe si Evi mund ta bëjë.
Tashmë e konsumuar, e dërrmuar politikisht nga niveli i ulët i përdorjes, shoqes nga fshati, nuk i mbeti gjë tjetër veçse të synojë të përçajë Partinë Demokratike.
E si mund ta bënte më mirë këtë gjë tellalli i keqpërdorur, veçse duke sulmuar një nga figurat premtuese politike të foltores, që duket se ka fituar besimin e demokratëve, pra Belindin!
Mesa duket, për realizimin e ëndrrës së saj për të qenë kryetare e pengon ky i fundit, i cili edhe pse është sulmuar vazhdimisht, ka vendosur të ruaj profilin e tij dhe të mos përzihet me llumin e shpifjeve të grupit të skutave!
Ultësia e përdorjes së tellallit oriental, ka arritur nivele të pamenduara më parë.
Tashmë, nuk përdoret vetëm nga skutat e brendshme, por edhe nga politikanë të jashtëm të partisë.
Niveli i vetëm politik që mund të merret me të tilla lojra është Erion Veliaj.
Ky i fundit sheh Belindin si rrezik dhe rival të tijin të drejtëpërdrejtë dhe për këtë arsye nuk nguron aspak të përdorë tellallin e fletë-rrufeve.
E gjendur tashmë mes akuzave se është një mikeshë e Erion Veliajt, tellalli oriental nuk jep asnjë shpjegim mbi raportin e saj me këtë të fundit, por vazhdon me detyrën e saj sublime si një tellall i devotshëm i fletë-rrufeve.
Që shoqja nga fshati ka një miqësi dhe e ka falenduar publikisht, duke shprehur vlerësime për Erionin, ne këtë gjë e dimë dhe nuk e gjykojmë aspak, por të përdoret në kurriz të PD, duke synuar përçarjen për interesa të panjohura, jo, këtë gjë demokratët, nuk besoj se e pranojnë dot!
E ndërkohë që brenda Opozitës u vendos një “statusquo” e brishtë dhe dukej se do të niste beteja ndaj Qeverisë, banaliteti i shfaqes shoqja nga fshati, kërkon të bëhet sërish aktor kryesor dhe të vazhdojë misionin e saj të tellallit të fletë-rrufeve për interesat dhe lidhjet e saj, të cilat vazhdojnë të mbesin pa përgjigje.
I trishtë surrealizmi në metamorfozën kafkiane të zonjës nga qyteti, që u kthye në Amerikë si shoqja nga fshati dhe përfundoi si tellalli oriental i keqpërdorur nga skutat brendshme dhe jashtme të Partisë Demokratike!
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Shoh gjithandej që janë të skandalizuar me çfarë dekla...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e...
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende, Turqi dhe S...
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha s...
Moska po përgatit një sulm të ri ushtarak ndaj kryeqytetit...
Që nga kjo e dielë, BE-ja po ndjek shembullin e SHBA-s...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...