
Trutë e gomarit 24 orë në 24, 7 ditë në 7!
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me kohë ujërat e zeza!
Pak ditë më parë isha në programin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”, me titull “Shpërthejnë ujërat e zeza në media”, referuar mënyrës se si u mbulua nga media “ngjarja” e Librazhdit. Ishim të gjithë të një mendjeje, se media kishte kaluar çdo cak etik, duke u marrë me tradhtinë e gruas. Por unë u përpoqa të shpjegoj se kjo ngjarje kishte dy elemente:
1. Tradhtia e gruas, që është një gjë tërësisht private, pa asnjë interes publik për lajm, me të cilën media nuk kishte pse të merrej fare.
2. Mënyra se si u soll fisi i burrit me gruan “tradhtare”, që mësynë në dhomën e saj si një tribu, me dëshmitarë, hunj, telefon duke fotografuar e filmuar. Bërja publike e videos dhe moria e komentuesve që sulmonin gruan e “përdalë”. Pra, njësoj si në ato fshatrat iranianë ku gruaja tradhtare nxirret në shesh të fshatit dhe qëllohet me gurë derisa të vdesë. Në Librazhd gruan nuk e vranë fizikisht, por në njëfarë mënyre e vranë.
Kjo po - thashë unë - përbën lajm, e madje meriton të diskutohet, në çdo formë, sepse tregon mënyrën tribale të funksionimit të shoqërisë sonë, barbarinë, nivelin e qytetarisë…. Por Ylli nuk ishte dakord me përcaktimin tim se çfarë ishte e çfarë nuk ishte lajm në këtë histori. Normale, çdokush ka mendimin dhe këndvështrimin e tij.
Por ai shpërtheu në një kundërshti pa pikë etike, duke turfulluar, shkumëzuar e bërtitur… Sepse Ylli ka një ves: Ai në emisionin e tij, edhe pse është moderator, vetë pyet e vetë përgjigjet, vetë flet me shumë të ftuarit dhe u hakërrehet atyre kur ata nuk mendojnë si ai. Unë i dhashë fjalën Yllit se kjo nuk do të ndodhë më, pasi unë nuk do të shkoj herë tjetër atje.
Na ndodh që nëpër studio të përfshihemi në debate edhe me tone të larta. Kjo nuk është natyra ime, por ndonjëherë futesh në kësi vallesh. Por askush nuk e merr këtë një gjë personale. Sepse në fund të fundit, secili ka mendimin e vet, dhe e shpreh atë.
Por Ylli, si një provincial i pakorrigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në "YouTube", me një titull të tillë:
“Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?"/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu!
Unë i kam shumë zët replikat publike me kolegët, por meqë bëhet fjalë për çështjen e medias, dhe për një sjellje mediatike kaq të pafytyrë, thashë t'i shkruaj dy fjalë këtu, meqë unë s’kam portal.
Ky titull, vetëm titull lajmi nuk është. Ai tregon cinizëm, hakmarrje, fjalë të një njeriu që duket se nuk i del e keqja… Një titull me tri fjali, ku ndihet vetëm shfryrje inati.
Në cilën media moderatori i bërtet të ftuarit për mendimin që ai shpreh?
Madje, përbën edhe lajm fakti që moderatori është nxehur me të ftuarin, e si lë gjë pa thënë?
Tek e fundit, po pse vetëm,Ylli foli aty, ky Kikia s’paska thënë ndonjë fjalë?
Në fakt një nga treguesit e ujërave të zeza në mediat sot, është pikërisht kjo: Në portale, nuk shkruhet se çfarë u diskutua në një debat televiziv, por: “Ja si e shau filani fistekun”, “Ja si ia përplasi surratit ky atij”, “Ja çfarë i tha ai asaj”… dhe në këtë drejtim, portali i Yllit është një prej pusetave të këtij kanali që ka shpërthyer.
Megjithatë, të dal te debati. Unë po përpiqesha të arsyetoja se çfarë ishte e çfarë nuk ishte lajm në atë ngjarje.
Por Ylli se kuptoi!
Sepse Ylli nuk ka qenë asnjëherë gazetar, ai ka qenë përherë mercenar. Ai ka pasur një gazetë, “Albania” quhej, ia mori borxh Faik Konicës. Rubrika më e lexuar ishte ajo ku ai shante dhe sulmonte të tjerët me një lloj humori cinik. Gazeta e tij ishte organ i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe policisë së Agim Shehut.(i përmenda këto dy emra, pasi ata që kanë jetuar atë kohë e dinë se çfarë përfaqësonin). Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica. Cili nga gazetarët joqeveritarë duhej të arrestohej, rrihej apo merrej peng. E po kështu, cili sipërmarrës, intelektual i pavarur (kupto, i pabindur) etj. Në gazetën e Yllit publikoheshin më pas planet e grupeve armiqësore kundër qeverisë që zbulonte SHIK-u dhe policia.
Por kishte raste kur gazeta e Yllit dhe SHIK-u nuk rakordonin. Psh, një ditë gazeta publikoi një lajm me titull: Hidhet në erë lokali i Lush Përpalit. Përpali ishte një funksionar socialist, që kishte një kafene pas selisë së PS-së, aty ku është Kisha Ortodokse sot. Në fakt lokali nuk ishte hedhur ende në erë, ai u hodh atë mbrëmje, por lajmi kishte dalë një ditë përpara.
Kontributi i Yllit në gazetari është shumë më i madh se kaq, por nuk është ky qëllimi i këtij shënimi.
Unë thjeshtë iu përgjigja një njeriu arrogant dhe prepotent, që sillet si harbut me këdo, nga punonjësja që i pastron tavolinën e punës, deri tek ata që fton në program, apo ata që janë personazhe në temën e programit të tij. Që në shërbim të kësaj arrogance, shfrytëzon çdo hapësirë që ka nën kontroll për t'i sulmuar e denigruar ata që nuk mendojnë si ai.
Unë në atë program, thjeshtë u përpoqa të tregoj, sipas meje, çfarë përbënte lajm e çfarë jo në atë histori. Jo t'i mësoja Yllit se çfarë është lajm, e çfarë jo.
Sepse kjo është sikur të marrësh atë luanin e kopshtit tonë zoologjik, që nuk kishte kokërr dhëmbi në gojë dhe që ka kaluar gjithë jetën nëpër kafaze, ta hedhësh në xhungël e tij thuash: Mëso të gjuash tani!
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Shoh gjithandej që janë të skandalizuar me çfarë dekla...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e...
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...