LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Shkodër po vepron një celulë tritoli, që terrorizon policët dhe njerëzit e shtetit në kulmin e sezonit të hashashit

7 Qershor 2022, 22:00, Opinione Elton Qyno
Në Shkodër po vepron një celulë tritoli, që terrorizon
Objekt i sulmuar me tritol

Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shkodrës kanë sjellë shumë përshtjellim mes radhëve të policisë, ku këto struktura jo vetëm kanë regjistruar viktima në rrugët e qytetit, por në 5 raste janë bërë objekt i sulmit me tritol nga anëtarë të Grupeve Kriminale.

Fillimi i sezonit të mbjedhjes së Drogës në zonën e Dukagjinit, nga muaji mars dhe maj, kam përshtypjen e fortë se është bërë shkak për të vënë në zbatim një skemë të tillë terrori.

Policia gjatë kësaj periudhe, por ende dhe sot ka marë një sërë operacionesh për shkatërimin e parcelave dhe ngastrave të mbjella me drogë.

Dhe formula për kultivuesit që kanë humbur hashashin e sapo mbjellë përkthehet me shprehjen:

“…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe ne po ju prishim pronën…”

Të veshur si gra, autorët e vendosjes së tritolit në banesat e makinat e policëve të Shkodrës, rezultojnë të jenë mjaft të përhapur ose mund të jetë një i vetëm, që i ka kryer ngjarjet e njëpasnjëshme.

Sot në Shkodër, ashtu në si në Vlorën e vitit 2011-2013, ekziston një celulë e mirëfilltë tritoli, që po terorizon njerëzit e shtetit dhe policisë lokale.

Në një vend si Shkodra, terrori i zyrtarëve është me i fortë se vrasja. Kjo pasi ata përkulen, japin dorëheqjen dhe largohen jashtë shtetit ose refuzojnë të bëjnë detyrën.

Si dikur Julian Sinanaj me Ndiçim Gjokonën, të cilët ishin dyshja më trazavaçe dhe që vendosjen e tritolit e kthyen në një lojë rutinë në rrugët e Vlorës, në të njëjtën situatë jemi në Shkodrën e sotme.

Punonjës të policisë që mundohen të bëjnë detyrën janë vënë përpara me tritol te dera e shtëpisë ose te makina.

Dikur në 1997-ën apo 1998-ën sulmohej institucioni, komisariati apo drejtoria e Policisë, sot krimi ka zgjedhur të veprojë, duke selektuar njerëzit, punonjësit, me qëllim për të trembur dhe tulatur në punën e tyre.

Rasti i fundit ka qenë ai i dëmtimit të rëndë me tritol të shtëpisë dhe mjetit të Pëllumb Vukajt, oficer krimesh në Komisariatin e Shkodrës.

Ky rast ishte pasues i ngjarjes së ndodhur ndaj punonjësit të policisë Ndrek Rrasa dhe Sokol Pronit, që i shkatërruan automjetin dhe biznesin.

Për të gjithë ata që se dinë Pëllumb Vukaj është oficeri që gjatë periudhës mars-maj, ka asgjësuar qindra e mijëra fidanë kanabis të sapombjellë në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Pëllumb Vukaj është oficeri që në 2018-ën, gjatë operacionit “Dukagjini”, së bashku me kolegë të tjerë të policisë, asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë kanabis dhe çuan në arrestimin e 90 personave, mes tyre punonjës të policisë, 4 kryepleq fshatrash që ishin natyralizuar në kultivues dhe trafikantë të tjerë të zonës.

Tani si t'i bëjë këtë dëm policia kultivuesve dhe trafikantëve, të mos presim që ata t'i shkojnë policit me ndonjë tufë me lule apo pako llokume në ambientet e shtëpisë apo te pronat e tyre.

Sigurisht që edhe krimi do të fusë në zbatim rrugët e tij të terrorit.

Ndaj, ju o drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ju, o Drejtuesit e Policisë së Qarqeve, mirë që nuk jeni në gjendje t'i zbardhni këto ngjarje kriminale ndaj punonjësve të policisë, por të paktën merrni masa dhe mbroni jetën e tyre./CNA.al

22:09 Opinione Arsen Rusta

Video me dy Luanë!!!

Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...

12:58 Opinione Behauddin Gashi

Shenjtëria e jetës

Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...

16:07 Opinione Ilir Levonja

President me mik

Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...

22:59 Opinione Ilir Levonja

Presidenti i munguar

Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...

Lajmet e fundit nga