
E vetëquajtura aktiviste konservatore, Evi Kokalari në një dalje për mediat, ka vijuar të sulmojë ashpër deputetin e Partisë Demokratike, njëkohësisht kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi.
Por, duket se dardha e ka bishtin prapa dhe sulmi i Kokalarit ndaj Këlliçit, vjen pikërisht dy ditë pasi ky i fundit është përplasur publikisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,
Së pari, ishte vetë Veliaj, i cili pas protestës madhështore të 7 Korrikut, sulmoi Belind Këlliçin.
“E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kur e panë se nuk kishte dalë njeri nga Tirana, doli t’u bënte një thirrje të fundit. Tha të çohemi ne tironsit, se Sahati i Tiranës është mbushur me hotele me 5 yje.”-deklaronte tre ditë më parë Erion Veliaj, gjatë një dalje mediatike.

Erion Veliajt siç duket i ka “djegur” fakti që qytetarët mbushën rrugët e Tiranës dhe angazhimi i Belind Këlliçit, të cilin mesa duket e shikon si rival.
Duke parë angazhimin e Belind Këlliçit në protestën e 7 Korrikut, fakti që ai ishte një ndër njerëzit më aktiv, dhe që foli në padium, Veliaj doli dhe e sulmoi.

Ndërkohë, Këlliçi iu përgjigj Veliajt, duke i “rrëzuar” propagandën boshe, nëpërmjet një video.
“Dhëndrit të kalasë së Gjirokastrës, që me pensionin e mamit bëri dasmën 500 milionëshe, iu rrëzua puna me një shi behari.
Ferma e kafshëve plastike, që Erion Veliaj e quan "kopësht zoologjik", doli një flluskë sapuni si të gjithë Mjaftistët e qeverisë.”-shkruante në rrjetet sociale, dy ditë më parë Belind Këlliçi.
Por, “rastësisht”, më pas Veliaj, duket se ka zgjedhur t’i përgjigjet duke përdorur të vetëquajturën “aktiviste konservatore”, Evi Kokalarin.
Kjo e fundit, në çdo dalje mediatike, duket se hallin më të madh ka Belind Këlliçin, të cilin e sulmon pa ndalim, a thua se është ai në pushtet apo a thua se është ai problemi më i madh në Shqipëri. Në fakt prej kohësh njihet bashkëpunimi i Veliajt me Kokalarin.
"Këllici është bishti i Lulzim Bashës, karrierën e ka nisur në Bashki. Udhëhoqëi zgjedhjet e fundit. Berisha ka bërë gabimin më të madhe që u la shumë fuqi këtyre. Këlliçi ka bërë të njëjtën gjë me atë që bëri Basha vjet me votat. Ai loboi masivisht në grup…"-është shprehur Kokalari.
Pra, Kokalari del dhe sulmon Këlliçin, duke folur në të njëjtën linjë me Erion Veliajn.
Erion Veliaj ka hall se e shikon Këlliçin si rival, në garën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme. Por, po Kokalari çfarë halli ka?
Apo Kokalarit i djeg fakti se Belind Këlliçi është një ndër personat më aktivë të Opozitës, dhe një nga personat kryesorë në organizimin e protestës të 7 Korrikut, kur Evi Angelakis vazhdonte qejfet e saj në Amerikë.
Çfarë halli ka Kokalari?
Angazhimi politik, roli në protestën e 7 Korrikut, apo fakti se mund të kandidojë përballë Veliajt?
Kjo e fundit në fakt ngre dyshime se sulmi vjen pikërisht për shkak se Këlliçi shikohet si një alternativë për të garuar përballë Veliajt, gjë që tregon qartazi se sulmi i Kokalarit vjen me porosi nga bashkepunëtori i saj Erion Veliaj.
Dhe për më tepër, sulmi bëhet pikërisht nga ekrani i Irfan Hysenbelliut “kapterit” të Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës./CNA.al
Në fushatën zgjedhore 2021, LSI ka deklaruar një fond ...
Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimo...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, ka reagua...
Ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë u zhvillua Asa...
Deputeti Belind Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama n...
Profesor Artan Fuga ka komentuar një postim të deputetes J...
Deputetja Jorida Tabaku, një ndër “kurtizanet” e Lulzim Ba...
"Partia Socialiste ka organizuar një takim të brendshëm pa...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një mesazh p...
Duke marrë shkas nga situata në Sri Lankë, ish-ministr...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Deputetja Jorida Tabaku është viktimizuar pas reagimev...
Avokati Altin Goxhaj ka folur për protestën e 7 korrik...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur sërish p...
“Kamikazja” e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku, është ndër...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur sot në...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shuar z...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka tre...
“Babalja” i PD-së ka lënë hallet mënjanë dhe është arr...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...