Jorida Tabaku bën “viktimën”/ Demokratët e “masakrojnë” me komente
Deputetja Jorida Tabaku është viktimizuar pas reagimev...

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka bërë një analizë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Ngjela thotë se Rusia po humbet, ndërsa pretendon se korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë ka qenë dhe është me Moskën.
Sipas tij, padrejtësia që shpalli luftën, Rusisë do t’i kthehet në një disfatë shpërbërëse me karakter historik.
Ai kujton shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik nga kriza ekonomike që kaloi me luftën kundër Afganistanit në periudhën 1989-1991 dhe parashikon të njëjtën gjë edhe në këtë situatë.
Statusi i Ngjelës në rrjetet sociale:
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është me të njëjtat parametra shpërbërëse me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit.
Rusia po humbet.
Ekspertët thonë se Ukraina po godet rëndë.
Pajiset me raketat e reja amerikane, kanë krijuar gjendje të fortë tronditjeje në ushtrinë ruse.
Ushtria e Bjellorusisë që është aleate në luftë me Rusinë, ka shfaqur mosrespektim të urdhërit ushtarak: ajo nuk po pranon të luftojë kundër popullit të Ukrainës, duke e quajtur luftën kundër Ukrainës një "gabim fatal".
Por, këtu te ne, në Tiranë, korrupsioni i lartë shtetëror ka qenë dhe është me Rusinë, dhe ndërkohë po kuptohet që ai është në hall.
Por, çfarë pritet të ndodhë?
l.
Në luftërat e padrejta, që vijnë e marrin karakter botëror pasi ato janë shpallur, padrejtësia e sulmuesit që ka shpallur luftën, i kthehet atij në një disfatë shpërbërese me karakter historik.
Shenjat janë se pikërisht kjo po i ndodh edhe Rusisë.
Por, historianët e mëdhenj na kanë thënë se: historia, pasi është shfaqur një herë si tragjedi nga një luftë shfarosëse, nëse kjo vjen e përsëritet me sens të kundërt dhe po njëlloj, këtë herë ajo vjen si komedi.
Në fakt, koha na e ka vërtetuar se këto janë pikërisht trillet e historisë, dhe, brenda tyre janë fundosur shumë pushtetarë, mbretër dhe presidentë.
E pra, dihet se Rusia e kishte kaluar një luftë të madhe tragjike, me sakrifica sublime dhe me mbi 25 milionë të vrarë, që e fitoi atë në vitin 1945.
Por ja, në mars të këtij viti, presidenti aktual i Rusisë u nis të pushtonte Ukrainën, duke e deklaruar Rusinë jo si Pushtuese, por si viktimë. Ai theksoi se "Ukraina po qeveriset nga neo-Nazistët, të cilët po persekutojnë minoritetin etnik rus".
Prandaj, pikërisht këtu kemi aspektin e dytë të shfaqjes së luftës që kalon nga tragjedia në komedi, sepse është qesharake ta mendosh naziste qeverinë aktuale të Ukrainës
Dhe kjo është e vërteta aktuale, sepse, këtë aventurë lufte, të shpallur nga Rusia në mars të këtij viti, nuk e përkrahu asnjë aleat. Domethënë Rusia, befas, pas 77 vitesh kaloi nga tragjizmi Hitler i viteve 1941-1945, te komedia Putin e vitit 2022.
Por pikërisht për këtë arsye, na duhet të parashikojmë se, me humbjen e kësaj lufte, federata Rusia ka shumë mundësi të ndodhet përballë pikëpyetjes së shpërbërjes së vetë federatës.
Prandaj duhen pritur ngjarjet se si ato do të vijojnë.
ll.
Po, cilët janë sot përbërësit shtetërore të Federatës së Rusisë?
Ata janë 21shtete me autonomi kushtetuese dhe me gjuhën e tyre plus gjuhën ruse. Dhe janë në autonomi të plotë, si çdo federatë.
Prandaj, përballë kësaj federate gjithçka mund të ndodhë, sepse krizat ekonomike i kanë shpërbërë federatat.
Në çastet e një krize të thellë ekonomike, shteteve të federatës u lindin interesa të reja ekonomike dhe politike, dhe, nisur nga ky shkak, kërkojnë që si shtete, të dalin individualisht nga kriza. Rasti më i fundit ka qenë shpërbërja e federatës së Bashkimit Sovjetik, e cila u shpërbë kryesisht nga kriza e rëndë ekonomike që kaloi Bashkimi Sovjetik me luftën kundër Afganistanit në periudhën 1989 - 1991.
Prandaj, për faktin që po ndodhemi sërish në të njëjtën situatë në funksion të krizës ekonomike, na duhet të parashikojmë që federata Ruse do të marrë të njëjtën goditje, sepse Rusia po përplaset aktualisht me një krizë të vërtetë ekonomike e cila mund të degradojë në një krizë të plotë politike.
lll.
Gjithmonë duhet të kujtohemi se luftërat e padrejta i kanë përmbysur të gjitha perandoritë.
Edhe Rusia sot, për faktin që është një shtet diktatorial i krijuar nga pushteti sutokratik i një individi, nga një pikë vështrimi, perandori është. Sepse në një periudhë të gjatë rreth 30 vjeçare, Rusia po drejtohet nga pushteti autokratik i një njeriu: Vladimit Putin.
Këtu sigurisht vjen tani dhe mbështetet e gjithë arsyeja analitike që kemi trajtuar më lart: Rusia ndodhet përballë këtij ekuacioni - autokraci, plus kriza ekonomike si pasojë e një lufte pushtuese që e ka nisur vetë, ëshë barazi me shpërbërjen e federatës.
Në fakt, këtë na i ka mësuar historia në shumë raste perandorish pushtuese të ngjashme me këtë që po i ndodh Rusisë.
Por, rasti më identik është rasti i shpërbërjes se perandorisë së Bsshkimit Sovjetik, e cila ndodhi po njëlloj: një luftë pushtuese e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit, që i krijoi krizën ekonomike, dhe kriza ekonomike solli shpërbërjen e federatës së Bashkimit Sovjetik.
Deputetja Jorida Tabaku është viktimizuar pas reagimev...
Avokati Altin Goxhaj ka folur për protestën e 7 korrik...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur sërish p...
“Kamikazja” e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku, është ndër...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur sot në...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shuar z...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka tre...
“Babalja” i PD-së ka lënë hallet mënjanë dhe është arr...
Deputetja Albana Vokshi, ka folur pasditen e sotme për...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka fol...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar një ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me...
Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Po...
Në datën 7 korrik me mijëra qytetarë mbushën bulevardi...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ironizon r...
Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha n...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se protest...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ka cilësuar protestën ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...