“Na është bërë ves”/ Ish-ministri tregon çfarë shohin shqiptarët, sa herë dalin jashtë shtetit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ironizon r...

Në datën 7 korrik me mijëra qytetarë mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Situata ekonomike në vend, duke nisur nga rritja e çmimit të produkteve të shportës, naftës, e çdo gjëje tjetër, bëri që reagimi popullor të ishte i madh.
Kjo protestë u thirr nga kreu i PD-së Sali Berisha, por sheshi nuk u mbush vetëm me demokratë, por edhe me qytetarët të depolitizuar, të cilëve u ka ardhur “litari në fyt” nga mënyra e qeverisjes së Edi Ramës gjatë këtyre viteve.
Por pavarësisht numrit të lartë të pjesëmarrësve në protestën paqësore, grupimi i Lulzim Bashës në PD mundohet ta veshë me nuanca politike, duke zbehur reagimin qytetar.
Fillimisht, ishte Jorida Tabaku ajo e cila përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", shkruante se protesta u thirr nga Berisha, i cili sipas saj kërkon përçarjen e PD dhe jo bashkimin e partisë. Sipas Tabakut, pavarësisht pjesëmarrjes së protestuesve qeveria nuk ra.
“Pjesëmarrja ishte e mirë, aq më shumë që nuk jemi në stinën më të përshtatshme për protesta të kësaj natyre, të cilat nuk shkojnë dot përtej një manifestimi partie. Nga numrat nuk mund të kërkoje më shumë, ndërsa nga çfarë u tha dhe u dëgjua nuk mbeti më shumë sesa çfarë është thënë e dëgjuar qysh prej vitit 2013. Madje, më pak do të thosha, por nuk po e them për të mos krijuar ndonjë ide të gabuar se po krahasoj protagonistë të ndryshëm”, shkruante ndër të tjera Tabaku.
Po ashtu, edhe Enkelejd Alibeaj, në një reagim në "Twitter", shprehej se protesta nuk ishte për hallet e qytetarëve, por për interesat personale të Sali Berishës.
“Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës, por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjeteruar politik”, shkruante Alibeaj.
Grupi “Basha”, duke nisur nga Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi apo edhe Agron Gjekmarkaj, braktisën reagimin qytetar në datën 7 korrik. Të mbetur pa mbështetje dhe të vetmuar, ata tentojnë të “veshin” revoltën popullore si “protesta e Saliut”, duke përdorur të njëjtën gjuhë si socialistët.
Një pjesë e deputetëve, të cilët deri dje godisnin dhe akuzonin demokratët, sot kanë reflektuar dhe janë krah tyre.
Grida Duma, Ervin Salianji, Dhurata Çupi e Dashnor Sula kanë ndryshuar drejtim, e kanë kuptuar se mbështetja është në bazë te demokratët, e këta të fundit nuk janë me Bashën e grupin e tij.
Të vetmit që nuk e kanë kuptuar këtë janë Tabaku, Alibeaj, Gazi apo Gjekmarkaj dhe ende nuk dihet se kur këta do e kuptojnë që reagimi qytetar nuk është i Saliut dhe të bëjnë opozitë, të dalin në shesh kundër qeverisë dhe Edi Ramës./CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ironizon r...
Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha n...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se protest...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ka cilësuar protestën ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u është përgjigjur d...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, deputetja Albana Vokshi,...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, gja...
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lid...
Me mijëra qytetarë mbushën ditën e djeshme bulevardin "Dës...
Lulzim Basha pas tetë vitesh dështim në krye të PD-së ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikaur në rrjetin so...
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe krye...
Një ditë më parë në Tiranë u zhvillua një protestë madhësh...
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçev...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e mbajtur një ...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për vrasjen ...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës për medi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drej...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...