
Duket qartazi se prej gati një muaji, Evi Kokalari, e lindur në Tiranë si Evis Kokalari apo e njohur dhe e pranuar publikisht prej saj me emrin Evi Angelakis, bie në sy që sulmon deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
E quan “Basha 2”, manipulator, e të tjera si këto.
Ne si media na ka quajtur aleatë të Belindit, shan, fyen, akuzon këdo që i del përpara, sillet a thua se është pronarja e Partisë Demokratike. Nuk dua të dëgjoj për këtë, nuk dua të dëgjoj për atë. Të ikë ky, të vijë ai tjetri. Unë jam kjo, ky është ai. A thua se PD-ja ka pronare Evi Kokalarin.
Por, cili ka qenë qëllimi i saj?
Ne e kemi thënë nëpërmjet disa shkrimeve se duket tashmë qartazi se cilat janë qëllimet e zonjës në fjalë.
Një aktiviste që erdhi për gati nëntë muaj në Shqipëri, në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ka udhëtuar disa herë, ka ngrënë, ka pirë, ka shpenzuar dhe nuk ka deklaruar asnjë nga të ardhurat si lobiste, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse atje e dënon ligji. Gjithë aktivitetin e padeklaruar të Zonjës Kokalari këtu, përfshirë edhe faktin se ka qëndruar me një person "non-grata", të shpallur nga Departamenti i Shtetit.
Le të shohim më poshtë një tjetër argument pse Kokalari reagon në mënyrë të acaruar, ka qasje të ndryshme ndaj një çështjeje në një moment e pastaj ndryshon në një moment tjetër. Siç ka qenë mbështetja publike për CNA.al dhe në momentin që ne shkruanim kundër zgjedhjeve brenda PD-së, ajo reagonte ashpër ndaj nesh. Apo ndaj kujtdo që ka pasur bashkëpunëtor.
Rasti më flagrant është ndaj Belind Këlliçit.

Përpiqet të na bashkojë ne me Belindin me Bleona Qerretin, këta të gjithë bashkë me Geri Kokalarin. Fut dhe ca gazetarë të tjerë, shton Nova Median, i bie ndonjë tjetri këtu në Tiranë, kërkon informacion për ndonjë biznesmen, e kështu me radhë.
Këtu nuk po flasim për dyer hotelesh që duhet vënë kartoni, dhe dritarja duhet lënë hapur për t’u ajrosur. Jo, aspak. Këtu po flasim për dyer të “shqyera”, nga “shqelmat” e Evi Kokalarit, në politikë, me një sjellje arrogante dhe prepotente, a thua se një nga sekretarët e partisë, të kohës së diktaturës, është gjallë.
Por, le të shohim pse Zonja, Evi Angelakis sulmon Belind Këlliçin?
Mjafton t’i hedhim një sy Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rezultateve të qershorit 2021. Personi më i votuar në kryeqytet rezulton të jetë zoti Lulzim Basha, ish-kreu i PD-së, me 16 mijë vota. Dhe kjo është normale. Kryetari i partisë, qoftë ky Luli apo kushdo tjetër, do të ishte personi më i votuar në Tiranë.
Personi i dytë pas tij, vjen zoti Agron Shehaj, me rreth 14 mijë vota dhe i treti është Belind Këlliçi me 11 mijë e 600 vota.

Pra, në një listë prej 36 emrash, vetëm këta persona kanë mundur ta thyejnë pragun e 10 mijë votave. Edhe partitë aleate, siç është zoti Idrizi apo zoti Mediu, etj, nuk kanë mundur të marrin aq vota.
Fakti duket se është i qartë. Belind Këlliçi është një nga njerëzit më të votuar të Partisë Demokratike. Mund të targetohej si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës.
Pra, personi i tretë më i votuar në kryeqytet, me një fushatë spektakolare në Kombinat, në një zonë krejtësisht që voton majtas apo me qasje të majtë, shikohej si një kandidaturë e mundshme për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
E në momentin që pëson ngritjen, del dikush dhe e sulmon. Dikush që bashkëpunon për të shpërndarë ndihma me Erion Veliajn. Dikush që me përplasje brenda PD-së, shërbimin final ia bën Erion Veliajt.
Kjo nuk ka më asnjë diskutim. Nuk ka më asnjë dyshim. E gjitha duket e qartë. Evi Kokalari sulmon Belind Këlliçin për interesa të Erion Veliajt. E në rast se do të bënim një sondazh sot, se kë do të preferonin qytetarët si kandidat për Tiranën, Këlliçi do të ishte në krye të saj.

A mund të ishte pas zonja Tabaku apo dikush tjetër? Kjo nuk ka asnjë rëndësi. Por, do të ishte “on top”, për të garuar me Veliajn.
Konseguent në sulmet ndaj kryebashkiakut, konseguent në sulmet ndaj Ramës, konseguent për bashkimin e PD-së dhe qasjen ndaj “Foltores”. Dhe sulmohet barbarisht, turpësisht nga Evi Angelakis, e cila tri herë erdhi dhe iku nga Shqipëria, thjeshtë dhe vetëm duke thënë se e thërrisnin avokatët dhe se i kishin tërhequr veshin në Amerikë.
Kështu tha në janar, kështu tha tani, kështu tha dhe më përpara. Por, gjithsesi tani jemi përballë faktit. Evi Kokalari po sulmon Këlliçin, për interesa të Erion Veliajt. Kjo jo me rregull treshi. Por, me fakte. Njeriu më i votuar nga demokratët dhe nga qytetarët e Tiranës, i cili mund të ishte një potencial i fortë përballë kryebashkiakut po sulmohet egërsisht nga Evi Kokalari, sepse kjo mendon që ky është një “Luli 2”. Dhe në fakt në PD duhen disa njerëz të sulmueshëm, të luftueshëm, për t’u hequr kollaj, sepse kështu mendon Evi Kokalari.
Tani mund të ngrihen disa pyetje:
Pse po e sulmon Këlliçin, për interesa të Veliajt?
Çfarë e lidh Kokalarin me Erion Veliajn?
A ka plane për bashkëpunime të mëtejshme biznesi?
Ne i kemi bërë shumë pyetje. Ajo nuk është përgjigjur.
Ne vazhdojmë t’i kërkojmë zonjës publikisht përgjigje.
A po sulmon njerëz për llogari të Veliajt?/CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se nuk do...
Kryetari i opozitës në Bullgari, Boyko Borisov, ka pranuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi ve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm ...
Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,...
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, akuzon Qeverinë se në v...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me qëndrimin ...
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, Eden Kollçinaku, ka reaguar...
Deputeti Gazment Bardhi është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një intervistë tel...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ka kon...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas qëndrimit të Kryemi...
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se ka zhvilluar një...
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zhvillimet e fun...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shprehur pakën...
Analisti Lorenc Vangjeli është ndalur dhe ka komentuar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në promovimin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...