Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Çështja e inceneratorëve në Shqipëri është bërë një skandal. Persona të shpallur në kërkim, ministra dhe sekretarë të Përgjithshëm të institucioneve, të arrestuar.
Inceneratori i Elbasanit, ku përfshihet Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, i cili nga SPAK-u dhe Prokuroria Speciale quhet “truri” i inceneratorëve, më pas në Fier, ku shfaqet kompania “ITS” e Klodian Zotos, e cila është edhe kompania, që ka themeluar “Integrated Energy” në Holandë, subjekt i cili erdhi në Shqipëri dhe mori landfillin e Tiranës për 30 vjet dhe më pas e ndryshoi emrin në “Geogenix”.
Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë. Por Mirel Mërtiri shfaqet si negociator i kompanisë në Holandë, në Zimbabve, ku ka pasur edhe atje një diskutim, një përplasje të ashpër në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Një debat politik midis qeverisë dhe kryetarit të bashkisë së kryeqyetit të Zimbabve. Gazetarë që kanë shkruar, kanë raportuar dhe të njëjtit persona që shkojnë në Zimbabve që nga Shqipëria, e njëjta kompani, e cila është në Shqipëri, kompania që ka qenë bashkëthemelues Klodian Zoto, ku pretendohet se ky i fundit nuk ka më aksione dhe shfaqen aksionerë të tjerë.
Por themeluesi i saj është Klodian Zoto dhe është njeriu që shfaqet në foto me Mirel Mërtirin dhe Giuseppe Ciaffaglione-n. Ky i fundit është aksioner i kompanisë dhe administrator i saj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë kërkon nga drejtësia italiane të mos ekstradohet në Shqipëri.
Gjithashtu një administratore tjetër e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra, ndodhet në arrest shtëpie. Këta punësuan babain e Alqi Bllakos, sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, që iu dha koncensionin. Një komision hetimor parlamentar hapi jo pak dokumente. Nxori në pah jo pak fakte, të cilat SPAK-u po i heton në Tiranë.
Pas 6 vitesh të kontratës koncensionare nuk ka incenerator. Megjithëse sipas procedurave fillestare të kontratës ai tashmë duhet të ishte bërë gati. Incenerator nuk ka, por paguhet 29 euro/ton. Ky është debati që bëhet ditë pas dite. Akuza të forta për Kryeministrin, për kryebashkiakun e Tiranës. Të gjitha këto lidhen me përpunimin e mbetjeve.
Një zinxhir individësh që përmendëm më lart, të cilët shkojnë sa në Elbasan, në Fier dhe në landfillin e Tiranës, ku kompania “Geogenix” përpiqet që t’i shmangë dhe t’i mohojë me Klodian Zoton duke thënë që nuk ka më bashkëpunim apo edhe Mirel Mërtirin. Por mediat dhe politika kanë nxjerrë dokumente të shpeshta se si kompania e landfillit të Tiranës paguan dhe blen media për propagandë, ndërkohë që është një kompani monopoliste.
Nga ana tjetër, kanë dalë fatura se si paguhen të tjera media për fushata, e të tjera si këto. Në fakt, Klodian Zoto është bashkëthemeluesi i kompanisë “Geogenix” dhe është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia shqiptare po e kërkon dhe nuk po e gjen. Gjithashtu edhe Mirel Mërtiri, që quhet “truri” i inceneratorëve, i cili ka shkuar deri në Zimbabve për të negociuar.
Pa folur për skandalet e mëparshme dhe historitë në Zimbabve, ku u përfol dhe u akuzua Mirel Mërtiri dhe miq të tij nga mediat e këtij vendi. Por më pas një ministër atje u arrestua dhe skandali u kalua në emra të tjerë.
Por tek inceneratorët, Mirel Mërtiri del në çdo detaj, del si drejtor i punësuar, del si drejtor te Tirana, del si “truri” i tyre tek Elbasani, siç thotë SPAK-u, e kështu me radhë.

Ndërsa Klodian Zoto është bashkëthemelues i kompanisë. Gjithashtu është edhe Giuseppe Ciaffaglione, i cili është aksioner dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Këta janë personat e inceneratorëve të Shqipërisë që kanë shkuar deri në Zimbabve.Mirel Mërtiri është i konfirmuar me dokumente se ka qenë në grupin negociator.

Klodian Zoto është bashkëthemeluesi i kompanisë dhe, siç e thamë më sipër, Guiseppe Ciaffaglione është aksioner i saj. Është e njëjta kompani, janë të njëjtit njerëz, por tashmë mund të kenë ndryshuar aksionerët që kanë shkuar nga Tirana në Zimbabve, që kanë kompani në Bullgari, që shkojnë në Maltë apo Holandë dhe lëvizin inceneratorët/djegësit në vlera qindra miliona euro.
Fitimet, nga tatime të deklaruara, të paktën në Shqipëri në këto 5 vitet e fundit kanë shkuar nga 20 deri në 30 milionë dollarë, shuma të cilat janë deklaruar vetë nga subjekti tek institucionet shtetërore.
Skandali i inceneratorëve në Shqipëri nuk i ka gjurmët vetëm atje. Po shkon dhe në Zimbabve, kur megjithëse Shqipëria është shumë larg, kompania mëmë në Holandë e ka Mirelin që nga Shqipëria deri në Zimbabve, e ka bashkëthemeluesin Klodian Zoto, siç ka dhe Giuseppe Ciaffaglione-n.
Të tre persona në kërkim ndërkombëtar. Të tre që i shmangen drejtësisë, por që kompania mëmë prej tyre vazhdon të përfitojë, sepse në shërbimet që kanë bërë apo bëjnë ata në kontratat që kanë mundur të sigurojnë, Shqipëria dhe Zimbabve paguajnë qindra mijëra dollarë në muaj për kompaninë e inceneratorëve, ku aksionerët themelues dhe pronarët e tyre janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nuk gjenden nga policia pasi fshihen për t’iu shmangur drejtësisë./ CNA.al
Policia e Tiranës ka identifikuar personat që kryen...
Britania e Madhe i ka dhënë anonimitetin shtetasit shqipta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se spitali i ri ...
Papa Françesku ka mbërritur dje në bazilikën e Vatikan...
Në një intervistë të dhënë dje në MCN TV, (të cilën mund t...
Policia e Korçës njihet për "aksionet" e saj të sukses...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ka nisur këtë të d...
Akademiku Artan Fuga, në ditën e Pashkëve, ka përcjell...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar bashkësh...
Ambasada amerikane ka uruar besimtarët katolikë për Pa...
Ditën e sotme një kroçere me turistë në bord ka mbetur...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është zgjuar sot h...
Politika shqiptare ka uruar besimtarët katolikë për Pa...
Besimtarët katolikë kremtojnë sot ditën e Ringjalljes ...
Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka treguar se çfarë do ...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka pohuar se famil...
Dëshmimtari Gabrielle Tarroni Longininotti, ish-ortak dhe ...
Shpallen fituesit e testimit me shkrim, të zhvilluar tre d...
Në datën 2 dhjetor të 2022-shit kanë hyrë në fuqi ndry...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...