LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?

27 Shtator 2022, 09:50, Editorial CNA
Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?
Foto ilustruese

Mirel Mërtiri është akuzuar nga politika, por nëpërmjet shumë dokumenteve të shfaqura në media, del si një nga njerëzit kryesorë të inceneratorëve.

Fshihet, përpiqet të mos ketë asnjë gjurmë, por thuajse e ka pasur të vështirë, gati të pamundur, të mos lërë shenjat e tij në historinë e inceneratorëve dhe në aferën që ka arrestuar një ministër, një sekretar të përgjithshëm dhe ka një mal me dosje ende për t’u hetuar, pasi deri tani janë zhvilluar hetime për Elbasanin dhe Fierin.

A është Mirel Mërtiri truri i inceneratorëve, ka raportuar CNA.al pak kohë më parë.

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?
Mirel Mërtiri

Ky i fundit tashmë është i lirë. Fillimisht u tha në media, sipas të dhënave që nxori SPAK-u se ai ishte në kërkim, por nuk është e vërtetë, Mirel Mërtiri, vazhdon të jetë i lirë.

"Truri" i inceneratorëve vazhdon të jetë i qetë, vazhdon të lëvizë nëpër Tiranë, Europë, ndërkohë që hetimet rrezikohen. Mjafton të shohim ligjin shqiptar.

Një nga njerëzit kryesorë lihet i lirë, brenda është një ministër, por bashkëpunëtorët e Mirel Mërtirit, Klodian Zoto dhe bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja, e cila fshihet në Vjenë të Austrisë, së bashku me dy vajzat e Mirelit, janë në kërkim.

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?
Stela Gugallja

Mireli është i lirë, ndoshta edhe për të zgjidhur hallet. Mireli është i lirë, ndoshta edhe për të negociuar apo ndoshta dikush ka frikë t’i hedhë prangat e ta vendosë pas hekurave.

Njeriu, që mbahet si "truri" i inceneratorëve në të gjithë kastën politike shqiptare dhe këtë e dinë shumica e mediave, shumica e politikanëve, është njeriu që lidhjet e tij i ka pasur të forta politike, saqë në Maqedoni pak kohë më parë ai u aksidentua me ministrin e atëhershëm me ish-zv/kryeministrin e vendit, Ahmetaj.

Mirel Mërtiri del te kompanitë e inceneratorëve nëpërmjet kompanisë, ER One Albania", ku është administrator. Aty ku bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja është në ortakëri me Ernesto Granellin.

Granelli ka 30 për qind të aksioneve në inceneratorin e Fierit, të cilat më pas i shet.

Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mërtirit, ka 100 për qind të aksioneve tek inceneratori i Elbasanit.

Klodian Zoto i ITS-së, është njeriu kryesor i inceneratorit të Fierit me aktivitet edhe në inceneratorin e Elbasanit.

Ai që Mirelin e ka pasur edhe drejtor te kompanitë e tij.

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?

Por edhe pse tenton të fshihet Mirel Mërtiri që është paguar nga kompanitë e inceneratorëve, që është në listëpagesa, si drejtues, si zyrtar.

CNA.al ka sjellë dokumente se si Mireli në emër të kompanisë mëmë, kompanisë së regjistruar në guackën e Holandës, ka çuar letra në vende të ndryshme të Afrikës në lidhje me çështjet e inceneratorëve apo trajtimit të mbetjeve.

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?

Mirel Mërtiri del kudo. E dinë të gjithë. Mireli, bashkëjetuesi i Stela Gugalles, Mireli i Klodian Zotos, Mireli i Qeverisë dhe i pushtetit, i akuzuar shpesh, njeriu që nuk i zihet emri në gojë nga askush.

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?
Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto

Njeriu që e shikojmë në tavolinat e mediave me pronarë mediash, me drejtorë mediash, me gazetarë, lihet i lirë.

Ndërkohë që SPAK-u dhe Arben Kraja deklarojnë se kanë volume të mëdha hetimesh, përpunime materialesh e të tjera.

Pse SPAK-u nuk arreston Mirel Mërtirin/ A po rrezikohen hetimet?
Arben Kraja, kreu i SPAK

Por i gjithë "truri", njeriu i inceneratorëve, që tashmë del kudo, është i lirë.

Askush nuk po flet më për të. Çështja e inceneratorëve duket sikur po kërkohet të kalohet në heshtje. Pra, të gjithë të heshtin, të harrohet dhe gjithçka të mbyllet.

Por nuk mund të ndodhë kështu.

Mirel Mërtiri, ndoshta duhet të thirret nga drejtësia jo vetëm për t’iu hedhur prangat, por në rast se duan të zbardhin të vërtetën mund t’i ofrojnë një bashkëpunim këtij të fundit dhe atëherë Shqipëria do të zbulonte skandalin më të madh korruptiv në historinë e 30 viteve demokraci./CNA.al

Lajmet e fundit nga