
“BBC” ka nxjerrë një raport në lidhje me financimet e bëra nga Rusia në Ballkan, ku përfshihet, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi e të tjera vende.
Në fakt, ka qenë një lajm i AFP-së, i cituar qartësisht, ku thuhet se rusët kanë paguar për Partinë Demokratike rreth 500 mijë dollar në vitin 2017.

Është një rast i pastër, i qartë, i denoncuar në atë kohë.
Fillimisht raportimi u bë në “Mother Jones”, një media amerikane, e cila nuk u mor seriozisht, por quhej si një portal periferik nga Lulzim Basha dhe të tijtë.

Më pas skema ditë pas dite u zbardh.
Në fakt, në faqen zyrtare të “Fara.gov”, gjendeshin të dhëna se si Nik Muzin, një nga lobuesit më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte raportuar e më pas kishte ndryshuar deklarimet e tij në lidhje me një foto të Lulzim Bashës me Presidentin Donald Trump dhe lobimet që kreu i PD-së, kishte bërë në SHBA.

Dokumentet ishin zyrtare, mund të shkarkoheshin elektronikisht.
U publikuan, u zbulua skema, doli kompania “Biniata Trade” dhe historia mori dhenë.
Në këtë ngjarje përfshihej edhe Ekim Alptekin, njeriu që Lulzim Basha i kishte vënë kurorën në dasmë, miku i tij i ngushtë, një nga njerëzit e ngushtë të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Alptekin ishte një njeri i përfshirë në skandale në SHBA dhe kërkohej nga FBI-ja.
Për këtë ai doli në një media publikisht dhe e pranoi, duke deklaruar se nuk dilte dot nga Turqia.
Një tjetër ortak i Ekim Alptekinit, një bashkëpunëor armeno-rus, Lev Aslan, u arrestua.

CNA.al dhe disa media raportuan se skema kalonte nga Biniatta Trade, një kompani, e cila dilte e regjistruar me pronarë rus, një skemë për të paguar 1 milion e 25 mijë euro, që është vlera reale e shpenzimeve që Basha ka bërë në vitin 2017.
Tashmë pas pesë vitesh “BBC”, mediat kryesore botërore, përfshirë këtu edhe “Zërin e Amerikës”, raportojnë se rusët kanë paguar rreth 500 mijë dollarë për Lulzim Bashën, nëpërmjet personave të tjerë për Partinë Demokratike në vitin 2017.
Skema është e qartë, CNA.al e ka raportuar e gjithçka duket se shkon te Lulzim Basha nëpërmjet biznesmenëve rusë.
Shpenzime dhe para të siguruara nga Luli për të ardhur në pushtet, duke përdorur lobimet në SHBA për të fituar kredo politike.
Në fakt, sot e gjithë skema është mjaft e qartë dhe mesa duket amerikanët sot kanë “ekzekutuar” politikisht Lulzim Bashën.
Sot Lulzim Basha është një “kufomë” politike që nuk i vlen më askujt.

Pasi, përtej asaj që ka ndodhur në 2017-ën, sulmeve dhe akuzave, që bëri ndaj kujtdo që shkruante për një të vërtetë të madhe, siç ishte financimi rus për të, tani do t’i duhet të rihapet dosja e të shkojë përpara drejtësisë.
Një dosje të cilën e mbylli me një procedurë pa kryer hetim dhe pa marrë përgjigje nga SHBA-ja.
Sot dosja është gati për t’u rihapur, gjithçka është për t’u hetuar, për t’u sjellë të gjitha dokumentet, të cilat herën e parë nuk u përfshinë në hetim, për t’u bashkuar të dhënat që gjenden te
Departamenti i Drejtësisë në SHBA, deklarimet e Nik Muzin deri tek arrestimet e bëra nga FBI-ja apo miqtë e Lulzim Bashës që janë në kërkim.
Dhe këtë herë ish-kreu demokrat “i ekzekutuar” politikisht nga amerikanët, duket se nuk mund të shpëtojë dot më me procedurë./CNA.al
Po ndodh ditë pas dite, ndoshta është e pabesueshme, por f...
Nuk kanë të sosur Odetat, bëmat, gjëmat dhe qyfyret e tyre...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Deputetë, anonimë të opozitës, janë mbytur në pishinat e I...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Dje në mëngjes, fadromat e IKMT-së kanë shkuar për të zbat...
Sot në mëngjes IKMT shkoi të zbatonte ligjin. Pas shumë ko...
Dje u shkarkua drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis ...
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ar...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat ...
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë. Janë përfitime...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...