
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat e Rinisë së Partisë së Punës, ka shkuar te Ramiz Alia, drejtoi FRESH-in, bashkë me Pandeli Majkon u bë kryeministër, duke ia futur Pandeli Majkos, u bashkua me Nanon, e hoqi Fatos Nanon, u bashkua me Saliun, e hoqi Saliun, u bashkua me Ramën, iku nga Rama, e kështu me radhë.
30 vjet Ilir Meta i paguar nga taksat e shqiptarëve, deputet, President, Kryeministër, kryetar Kuvendi, ministër i jashtëm, ministër ekonomie. Dikush thotë që erdhi nga Skrapari me çantë me rroba dhe tani është një miliarder. Ilir Meta është simboli i njeriut se si politika të bën të artë.
Dikush flet për ndershmërinë, në fakt kjo fjalë nuk duhet të shkonte tek Ilir Meta dhe për këtë le të përdorim ato që ka thënë doktor Berisha.
Ilir Meta hajdut i floririt, Ilir Meta hajdut i zgjedhjeve të lira, Ilir Meta kriminel dhe përgjegjës për vrasje në Tropojë, Ilir Meta përgjegjës për vjedhjen e votës. Tani si mund të ketë dy Ilir Meta. Njëri që vidhte votat në 2001-shin, që do t'u priste duart demokratëve.
Kush nuk e kujton le të shohë videon e kohës në një miting në Korçë tha se unë do t’ua pres duart demokratëve që votojnë për kandidatët e PD-së.
Kush nuk e kujton si gjendeshin kutitë në zyrat e PS-së dhe votat i vidhte Ilir Meta.
Kush ka harruar terrorin e policëve me tanke në mes të kryeqytetit në zgjedhjet e vitit 2001.
Kush e ka harruar dosjen e madhe voluminoze, me qindra faqe të denoncimeve të zjedhjeve të atij viti që, Sali Berisha bëri për Ilir Metën, që bëri opozita e Partisë Demokratike.

Kush e harron se si i nxori socialistët në opozitë në 2005-ën, thjesht dhe vetëm për karrigen e tij, për kapriçot e tij personale.
Si shkoi me Berishën në 2009 për të mbajtur PD-në në pushtet.
Si e tradhtoi Berishën në 2013, për të sjellë rilindjen dhe Edi Ramën në pushtet.
Si heshti Ilir Meta dhe LSI-ja për 6 vite për aferën e inceneratorëve. Partia e Lirisë është partia e inceneratorëve, LSI-ja është partia e inceneratorëve, ministri dhe sekretari i përgjithshëm i një institucioni kanë qenë deputetë të LSI-së, me paratë e tyre është bërë fushatë për LSI-në.
Ky është politikani i Lirisë që do të sjellë opozitën në pushtet që ngjall shpresën për shqiptarët, hajdut i votave dhe floririt? Banditi që masakronte demokratët? Krimineli që i vriste në Tropojë siç ka thënë Berisha?
Apo ky tradhtari, ky fuksi i fundit që e mban veten për politikan të ndershëm? Ilir Meta është llumi, kalbësira ku askush nuk duhet të ketë më shpresë e jo më opozita.
Ndoshta PD-ja duhet të shohë sa majtas dhe djathtas dhe të hapë sytë mirë, sepse kostoja e çdo fature të saj dhe të qëndrimit të gjatë në opozitë mund të jetë pikërisht Ilir Meta, LSI-ja, të kthyera në gjoja parti lirie kur në fakt janë një parti hajdutësh votash, korrupsioni, skandalesh, bëmash dhe gjëmash.
Pa harruar asnjëherë bllokun e Ilir Metës, 700 mijëshen me zë e figurë, pa harruar 4 viktimat e 21 janarit, që u bënë për Ilir Metën dhe vulosën shkatërrimin dhe kalimin në opozitë të PD-së dhe këtë situatë kritike që po kalon edhe sot pas rikthimit të Berishës. Përgjegjësi ka një emër, ai quhet Ilir Meta./ CNA.al
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë. Janë përfitime...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime...
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...