LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Irfani, me pak fjalë

17 Gusht 2022, 10:57, Editorial CNA

Irfani, me pak fjalë

Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballkan Web", "Panorama", etj, pas gati 8-9 vite të Rilindjes në pushtet kanë marrë një pozicion opozitar.

Në fakt pozicioni që ata duhej të kishin që ditën e parë, që kur Rama u bë kryeministër.

Pozicioni i medias është opozitarizmi, jo vasaliteti ndaj pushtetit dhe interesat e biznesit të pronarëve.

Por kjo nuk ndodhi për moral, nuk ndodhi për etikë, por dalja e mediave të Irfan Hysenbelliut në opozitë, ndodhi për shkak të vendimit të pronarit të saj, për shkak të bëmave dhe gjëmave përballë instituconeve dhe ligjit.

Me një shkop magjik, Irfani urdhëroi, nga servilë të Qeverisë do të kthehemi në kundërshtarë të saj.

Irfani, me pak fjalë

Por, le ta shpjegojmë më poshtë, me pak fjalë, Irfanin dhe çfarë ka ndodhur.

Tatimet dërguan shkresa në rreth 1500-1700 biznese, të cilat kanë pasur detyrime të pashlyera, të vetëdeklaruara.

Te biznese të mëdha, të mesme me anë të njoftimeve u kërkohej të bënin shlyerjen e detyrimeve.

Një akt paraprak për të ecur më tej me amnistinë fiskale.

Kërkesa është bërë, jo për detyrime të fshehura apo abuzime, të cilat mund të jenë pjesë e amnistisë, por për të gjitha detyrimet e vetëdeklaruara.

Në atë moment ka shpërthyer një sulm i paparë, i padëgjuar më parë, i Irfan Hysenbelliut kundër Tatimeve.

Irfani, me pak fjalë

Irfani, me pak fjalë

Më pas Doganat kanë zbardhur një gjobë të gati dy viteve më parë.

Sulm tjetër edhe ndaj doganave.

Irfani, me pak fjalë

Kontrollet më pas kanë vijuar, Irfani është përplasur.

Tatimet kanë hedhur hapa të tjerë për subjektet që nuk janë përgjigjur me pagesa korrekte ndaj kompanive që u njoftuan, në zbatim të ligjit dhe në këtë moment Irfan Hysenbelliu u kthye në opozitar.

Le ta shohim pak profilin e tij.

Irfani, me pak fjalë
Irfan Hysenbelliu

Më sipër shpjeguam pse dhe si u kthye në opozitar, për shkak të një shkrese që i kërkonte të paguante detyrimet e vetëdeklaruara.

Më pas tatimet në procedurat e tyre gjetën dhjetëra shkelje, abuzime.

Ligji e çoi në Prokurori dhe pasuritë e kompanisë u sekuestruan.

Doganat zbardhën një gjobë, të cilën e kishin në proces dhe i kërkonin Hysenbelliut të bënte pagesën.

Mediat e tij u kthyen në opozitare dhe nisën një luftë.

Do të ishte krejt normale, lufta e medias me qeverinë, do të donim dhe ai të ishte me ne dhe mediat e tjera, me ato të paktat që bënë luftë me inceneratorët si "TPZ", "CNA.al" apo edhe "Birn", por Irfani, nuk e bëri kurrë, ai heshti, deri atëherë kur iu shkelën interesat e tij personale.

Irfan Hysenbelliu është rasti më i qartë se si abuzohet me pushtetin kur je pronar mediash, se si i përdor gazetat dhe televizionet e tua për krejtësisht interesa klienteliste.

Le t'i marrim disa me radhë.

Ndërtime pallatesh pa leje që më pas legalizohen. Kështu është rasti i një pallati te grupi "Panorama", tek ish-burgu 313 që ka kate pa leje dhe të palegalizuara.

Irfan Hysenbelliu akuzon dhe deformon dhe Unazën e Tiranës, te kthesa e "Panorama Hotel", ku është devijuar, megjithëse pak më lart ka disa blloqe pallatesh dhe është kthesa për te Gjykata Penale e Tiranës pas SPAK-ut, ku nuk ka një semafor, nuk ka një kthesë, ku rrezikohen çdo ditë jetë njerëzish, s'ka rëndësi, aty nuk ka, tek Irfani u bë ndërprerja e trafikndarëses.

U bë si shërbim klientele nga Luli, megjithëse pati përplasje mes ish-kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kujtojmë dhe përplasjen e Irfan Hysenbelliut me ish-Ministrin e Financave, Ridvan Bode, për pullën fiskale të birrës.

I shkoi deri në fshat te pleqtë, te kushërinjtë e dytë apo të tretë, qindra kilometra larg thjeshtë dhe vetëm për ta sulmuar dhe akuzuar.

Përplasjen me ish-ministrin Sokol Olldashi, në atë kohë te punët publike dhe transportet për pallate dhe objekte problematike.

Nuk u ndal Irfan Hysenbelliu me ardhjen e Rilindjes, i shërbeu asaj, i shërbeu Erion Veliajt, Edi Ramës.

Bëri gjithçka që të merrte godinën e vajzave të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja në krah të ambasadës amerikane, në krah të fakultetit të Histori-Filologjisë.

Pra, një godinë publike në shërbim të privatit.

Nuk është ndalur Irfan Hysenbelliu me "News 24", me median e tij, e cila është tek ish-uzina e traktorëve, një objekt shtetëror.

Nuk u ndal Irfan Hysenbelliu duke shkuar në bregdet, duke devijuar bregun e detit, duke ndërtuar pishina me struktura betoni.

Irfani, me pak fjalë

E nga ana tjetër me blloqe betoni dhe gurë bllokoi edhe kalimin në bregun e detit.

Irfani, me pak fjalë

Ka më tej për Irfanin, ka taksa të papaguara, ka penalitete, gjoba dhe abuzime.

Këto të gjitha të ndodhura në këto vite të Rilindjes apo demokracisë.

I përzier me të gjitha palët. I përdorur dhe keqpërdorur, njeri që mediat e tij i ka kthyer në armë personale.

Tani bëhet moral.

Ndoshta ky nuk është rasti, por të vjen ndërmend ajo historia e imoralitetit të një prostitute të sapopërjashtuar nga shtëpia publike që doli e bërtiste rrugëve për moral e për ndershmëri.

A mund të ketë ndershmëri mediatike Irfan Hysenbelliu kur ka abuzuar pa fund, kur ka shkelur ligjin pa fund?

Është kapur me gjoba, me evazion fiskal, pa paguar tatimet, ka devijuar rrugë, ka shtuar kate pa leje, ka marrë prona publike.

Askush tjetër nuk ka mundur t’i bëjë këto si ai. Jo se është i zoti, por sepse ka pasur në pronësi disa media të fuqishme, me peshë për publikun, gjë që i ka interesuar politikës dhe këtu fillon dhe klientela, media të cilat kanë heshtur për aferat e Qeverisë.

Kështu ka heshtur Irfan Hysenbelliu për inceneratorët, sepse paguhej në mediat e tij dhe të familjarëve të tij me dhjetëra mijëra euro në muaj, ishin 300-400 mijë euro në vit, këto të deklaruara me fatura.

Irfani, me pak fjalë

Irfani, me pak fjalë

Nuk ka folur për aferat dhe skandalet, tendera, korrupsione kompanish dhe kanë heshtur edhe media të tjera, siç ka heshtur edhe Irfani për to.

Ky është Irfani, nuk shkon më pak se kaq sepse ka shumë edhe më shumë. Siç e theksuam edhe më lart, njeriu që median e përdori për xhepat e tij dhe tani bërtet kundër qeverisë.

Në fakt, këtë punë duhet të bënte çdo moment, por nuk e bën se është opozitar, por e bën për interesat e tij klienteliste, për xhepin e tij dhe për të shpëtuar nga ndëshkimi i ligjit, të cilin e ka shkelur dhe ka abuzuar jo vetëm ai, por edhe ata që i kanë shërbyer dhe i kanë firmosur për të gjitha skandalet, bëmat e gjëmat apo përfitimet që ka marrë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga