Afera e shekullit/ 300 mijë euro në vit për Irfan Hysenbelliun dhe familjarët e tij

12 Janar 2022, 09:20, Aktualitet CNA
Afera e shekullit/ 300 mijë euro në vit për Irfan Hysenbelliun

Koncesioni i inceneratorëve, ndër më të akuzuarit në Shqipëri, ka shtrirë tentakulat e tij edhe në media.

Gazetarë, televizione, portale, janë paguar nga pronarët e koncesionit më të akuzuar në këto 30 vite demokraci, për të cilin është vënë në pranga edhe një ish-ministër.

Një nga mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e familjarëve të Irfan Hysenbelliut, Fax Media News. Pra Fax TV dhe Fax News.

Kjo kompani Fax Media News, sipas ekstraktit të QKB rezulton me 90% të aksioneve në pronësi të KEDO GROUP, e cila është në pronësi të familjarëve të të ndjerit Kasëm Hysenbelliu, vëllai i Irfan Hysenbellit.

Kedo Group ka aksionerë trashëgimtarët e Kasëm Hysenbelliut, konkretisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Sipas të dhënave zyrtare Fax Media News, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve. Vlera mujore është rreth 11 mijë euro. Pagesë e kryer zyrtarisht.

CNA.al po sjell të dhënat për të paktën 7 fatura të vitit 2021 vlera e të cilave shkon mbi 90 milionë lekë.

Në të njëjtat shuma është paguar dhe vetë media e Irfan Hysenbelliut.

Sipas të dhënave ekskluzive, që ka siguruar CNA.al, Irfan Hysenbelliu dhe kompanitë e tij mediatike rezultojnë të jenë paguar qindra milionë lekë nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

?Focus Media News? shpk, K21909002K, ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve.

Sipas ekstraktit zyrtar, ?Focus Media News?, ka ortak të vetëm me 100% të kapitalit ?Focus Group?. Pra, grupi mediatik i Irfan Hysenbelliut.

Sipas të dhënave zyrtare, në shtatë muajt e vitit 2021, pra nga janari në korrik, Irfan Hysenbelliu është paguar në një total, rreth 91 milionë lekë vetëm në 7 muaj të vitit 2021.

Pra, kompania e Irfan Hysenbelliut dhe familjarëve të tij ka marrë nga inceneratorët në vazhdimësi një shumë prej gati 25 mijë euro në muaj në total, në vlera vjetore të paktën 300 mijë euro./CNA.al

Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente

DOKUMENTI-Inceneratorët ?blenë? edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Mercenarët e inceneratorëve

Inceneratorët blenë mediat/ Miliona euro për televizione, portale dhe gazetarë

Lajmet e fundit nga