
Pseudodemokracia shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, të cilët kanë përfituar jo pak në këto 30 vite tranzicion.
Një ndër këta personazhe, një biznesmen që përpiqet të fshihet pas mediave të tij, është edhe Irfan Hysenbelliu.
Një personazh i shumëakuzuar për një mijë e një bëma dhe gjëma, që median e ka kthyer në një instrument për përfitime personale dhe për mbrojtjen e bizneseve të tij.
Irfan Hysenbelliu së fundi pretendon se po bën “opozitarin” në mediat e tij, dhe në fakt nuk do të kishte asgjë të keqe, përkundrazi mediat janë në misionin e tyre dhe duhet të denoncojnë çdo aferë apo korrupsion.
Por, duket se dardha e ka bishtin prapa. E nëse shikon në mediat e tij nuk ka asnjë denoncim apo akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit, por sulmohen disa drejtorë kur bizneset e tij kanë probleme dhe nuk pranon të paguajë taksa.
Rasti i sulmit të fundit ka qenë ndaj Tatimeve, jo sepse ato i shkuan për kontroll, siç pretendohet rëndomtë. Jo!
Por, sepse Tatimet i kërkuan që të paguante lekët që kishte vetëdeklaruar, që duhet t’ia jepte shtetit, por Irfani nuk do t’ia japë.
Nga ana tjetër sulmoi Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, sepse ky i fundit mesa duket i ka vënë gjobë ligjore!
CNA.al ka mësuar gjobën e majme që Doganat i kanë vënë Hysenbelliut, i cili ka lëshuar në sulm mediat pranë tij.
Gjoba që duhet të paguajë është plot 260 mijë euro.
Kjo gjobë mesa duket ka bërë që Hysenbelliu të shantazhojë drejtorin Genti Gazheli, për të cilin thotë se po promovon në poste drejtuese zyrtarët që po gjykohen në Greqi për kontrabandë.
Po ashtu, ai ka sulmuar me dhjetëra raste ministra, zyrtare të tjerë, thjeshtë dhe vetëm për pazaret e tij!
Është njeriu i cili sulmon institucionet, kur ato shkojnë të kontrollojnë, të zbardhin dokumentet, taksat, detyrimet që ka paguar në shtet ky individ, i cili për të thënë të vërtetën është i mbytur në borxhe. Me kredi miliona euro. Pa folur për paratë që duhet t’u japë kontraktorëve apo nënkontraktorëve të tij.
Nga ana tjetër, njeriu që pretendon se po bën “median opozitare”, ka marrë qindra mijëra euro nga inceneratorët, një ndër koncesionet më të akuzuara në Shqipëri, e quajtur edhe si afera e shekullit, që tashmë është në hetim nga organet e drejtësisë.
CNA.al ka zbardhur me fakte dhe dokumente sesi mes mediave që kanë marrë “thelën” e tyre nga koncesioni i inceneratorëve, është edhe Kompania “Focus Group”, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin “News 24”, “Balkanweb”, etj, e cila ka marrë miliona lekë nga inceneratorët.
Pra, Irfan Hysenbelliu ka marrë qindra mijëra euro nga inceneratorët për reklama, që të mbyllë gojën për këtë skandal, ndërsa tani pretendon se po bën opozitarin dhe moralistin.
Por, a mund të kenë moral mediat që heshtën për inceneratorët?
Ortaku i Qeverisë shan Qeverinë. Kjo është të gajasesh si kapter./CNA.al
Kompania "NOA", duket të jetë e preferuara e Rilindjes. Nj...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një qytetari, i cili q...
"Fiks Fare" denoncoi dështimin e një projekti prej mil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e nj...
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot...
Prokurorët e SPAK-ut, përtej kompanive të inceneratorëve, ...
Në mars 2021, emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan...
Ka mjaftuar një bllokim i rrugës, e cila edhe pse isht...
Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, ka denoncua...
Një firmë ndërtimi, e cila kishte fituar tenderin 6 mi...
“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas deno...
Në datën 06 korrik 2022, "Fiks Fare" transmetoi një in...
Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një s...
Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një p...
Shpresim Bajraktari, njeriu i cili lakohet si i dashur...
Në datën 7 korrik 2022, emisioni "Fiks Fare" në "Top Chann...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes ...
Emisioni "Fiks Fare" solli para disa ditësh problemin e an...
Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...