
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes së 59-vjeçarit Fredi Metushi. Ai vdiq pasi një mjet i rëndë e zuri brenda kantierit të firmës “Fiama sh.p.k.”, në të cilën i ndjeri kishte një vit që po punonte.
Pasi gazetarët kontaktuan me familjarët e të ndjerit, me Inspektoratin e Punës në Fier, si edhe me Arben Lutajn, administratorin e firmës ku ai punonte, familjarët e Fredi Matushit kanë marrë telefonata nga administratori i firmës, ku punonte i ndjeri. Ky i fundit ka kërkuar që çështja të mos transmetohet, duke u shprehur i keqardhur për aksidentin.
Djali i të ndjerit ka telefonuar gazetarin e emisionit duke i thënë se administratori i firmës ku i ati i tij, Fredi Matushi, humbi jetën, i kishte kërkuar që ky rast të mos bëhej publik. Megjithatë, emisioni “Stop” vendosi ta bëjë publik rastin, pasi ngjarja është shumë e rëndë dhe firma “Fiama sh.p.k.”, ka manipuluar provat.
I biri i viktimës: Kanë ardhur te shtëpia këta, edhe me të qarë, që të mos transmetohej ajo, për t’ia falur.
Gazetari: Po çfarë ju thanë? Kush ka ardhur konkretisht?
I biri i viktimës: Ka dërguar një të njohur ky pronari, aman, derman, këndej-andej, kam ngrënë bukën, ma bëj këtë të lutem!
Gazetari: Po pse çfarë frike kishin ata?
I biri i viktimës: Po frika, di unë, se si janë këto pjesët ligjore, aman! Normale, o burrë!
Nga ana tjetër Inspektorati i Punës Fier nuk ka bërë asgjë lidhur me verifikimin, sesa në përputhshmëri me Kodin e Punës ka qenë dhe është subjekti “Fiama sh.p.k”, nëse ka pasur, ose jo një kontratë pune të lidhur mes palëve, apo nëse janë zbatuar rregullat e punës në kantier.
Pamjet filmike të vendit të ngjarjes tregojnë se leva e automjetit fillimisht ishte e hequr, por çuditërisht ajo është rivendosur dhe është bërë ndërhyrje në frena.
Emisioni “Stop” ka kërkuar hetime mbi çështjen dhe ka marrë një përgjigje nga Prokuroria e Fierit.
“Nisur nga provat dhe dëshmitë e trashgimtarëve hetimet e prokurorit të kësaj çështje, Andi Pogaçe po bazohen edhe për veprën penale të shkeljes të rregullave të mbrojtjes në punë. Prokuroria ka marrë në konsideratë të gjitha materialet shtesë për këtë hetim, teksa pritet mbyllja e procesit hetimor për këtë aksident me pasojë vdekjen në punë të 59-vjeçarit Fredi Metushi. Administratori i firmës rrezikon të dënohet me gjobë rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 10 vjet”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Fierit drejtuar emisionit “Stop”./tvklan
Emisioni "Fiks Fare" solli para disa ditësh problemin e an...
Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot...
Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkat...
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
"Fiks Fare" denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur bre...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të freku...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...