Gjykata vendos kthimin e mjetit, OPGJ nuk e zbaton e fyen qytetarin
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...

Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" se nuk respektohej orari për linjat ndërqytetas Tiranë-Durrës dhe anasjelltas.
Menjëherë "Fiksi" filloi vëzhgimin e tij mbi këto linja autobusi, në terminalin e ri fundor në afërsi të mbikalimit “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”. Aty u panë se në stacion kishte disa pasagjerë në pritje për të udhëtuar, por nuk kishte asnjë autobus. Në bisedë pasagjerët u ankuan se në këtë orar gjithmonë kishin të tilla ‘surpriza’ dhe se shpeshherë ishin të detyruar të faturonin taksi për të shkuar në destinacion, Durrës.
Por ka edhe nga ata që i kërkojnë ndihmë grupit të xhirimit të "Fiksit" pasi nuk kanë mundësi që të marrin taksi deri në Durrës pasi vlera është goxha për xhepin e tyre, 2500 lekë. Edhe pse shumica e pasagjerëve kanë ardhur në Tiranë për hall, halli më i madh u fillon kur duhet të kthehën për Durrës. "Fiksi" priti bashkë me një zotëri në terminal rreth 1 orë dhe pasagjeri nuk gjeti jo vetëm autobus jo e jo, por as makinë të rastit për të udhëtuar.
Të shumtë ishin pasagjerët që e dinin se në terminal nuk ka autobusë, edhe pse tabela shënon se i fundit niset nga Tirana drejt Durrësit në orën 21:30. Ata kishin dalë në rrethrrotullim duke parë për makina të rastit që të mund të udhëtonin. Mungesa e transportit ndërqytetas i kishte detyruar këta pasagjerë që të bëheshin bashkë për të faturuar taksinë, në mënyrë që të ndanin pagesën midis tyre.
Në këto kushte "Fiksi" pyet shoferët e kësaj linje se pse nuk nisen pas orën 19:00 për në Durrës ashtu siç kanë edhe licencën. Ata shprehen se nuk u leverdis që të nisen me 20 veta autobusi, pasi për ta nuk ka leverdi.
"Fiksi" kontaktoi me kryetarin e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve të Shqipërisë, i cili në telefon u komunikoi se këto orare kanë mbetur të tilla prej pandemisë. Ndonëse të gjitha masat janë hequr në lidhje me pandeminë orari i linjës ndërqytetase Tiranë – Durrës ka mbetur po i njëjtë. Kryetari Shpëtim Vrioni pohoi se këtë linjë e kishte Elalba1 sh.p.k. "Fiksi" kërkoi zyrat e kësaj shoqërie, por nuk i gjeti dhe u rikthye sërish në terminal për të pyetur, por edhe shoferat nuk u dhanë asnjë info për sa i përket kësaj shoqërie.
Në këto kushte "Fiks Fare" iu drejtua Taks Forcës në MIE. Të cilët së bashku me "Fiksin" dolën për kontroll. Taks Forca pas kontrolleve të bëra gjeti se Elalba1 sh.p.k. kishte disa pika që shkelte në licencë, jo vetëm mosrespektimin e orarit. Si rrjedhojë ata u shprehën për "Fiksin" se do të propozonin që kësaj kompanie t’i hiqej licenca, pasi kishte shkelje të shumë pikave të përsëritura.
Shpresojmë se kompania tjetër t'i respektojë pikat e licencës dhe pasagjerëve t’u ofrohet shërbimi ndërqytetas me autobus në oraret e përcaktuara./tch
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...