
Vdekja e 17-vjeçares në aksident/ Nëna mes lotësh: Ana do që të prehet e qetë...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshimin e ligjit për “spitalet publike”, ku në Kuvend është dërguar një projektligj që parashikon se “qytetarët që duhet të marrin shërbime me shpejtësi duhet të paguajnë”.
Por, të sëmurët me sëmundjen e rëndë kanë filluar të enden sa në njërin spital shtetëror në tjetrin për të bërë vetëm një rezonancë.
Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërriti një ankesë nga një qytetar nga Kuçova, i cili kishte një shqetësim familjar në lidhje me shërbimet në spitalet shtetërore.
“Bashkëshortja ime ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale 7 vite më parë dhe duhet të bëjë kontrolle onkologjike. I rekomanduan që të bënte një Rezonancë Magnetike MRI. Kemi shkuar nga Kuçova në Spitalin Rajonal të Beratit dhe na thanë që s’bëhet në Berat, s’ka rezonancë” , thotë qytetari.
Më tej pohon se mjekët i kanë thënë se këto rezonanca bëhen në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Mjekja i referoi në sistem në Spitalin e Elbasanit, i cili është 70 kilometra larg Spitalit të Beratit. Mjekja i ka thënë qytetarit se të gjithë pacientët e qarkut të Beratit, Dimalit, Kuçovës dhe Skraparit referohen në Elbasan.
“Mjekja na tha referimin për në Spitalin e Elbasanit. Shkuam atje. Por, edhe atje na thanë se s’bëhet as këtu, s’kemi bërë ndonjëherë. Por, Elbasani nuk na referoi dot në QSUT, pasi nuk i lejonte sistemi”, thotë qytetari.
Së bashku me bashkëshorten e sëmurë, ata u kthyen në Berat. Takuan mjeken onkologe, e cila u tha se edhe ajo nuk e bënte dot referimin për në QSUT, pasi nuk i lejonte sistemi.
“Onkologia s’ka faj. Na tha që s’ma lejon sistemi për në Tiranë, por vetëm në Elbasan. Na dha një letër dore për në QSUT”, tregon qytetari, i cili shton se ka shkuar edhe në Tiranë, tek Onkologjia.
Punonjësit i kanë thënë se “s’ke referim, duhet të interesohesh te drejtoria e QSUT”. “Te drejtoria më thanë se fajin e ka sistemi por po ta bëjmë. Ma bënë gjoja me mik, por ma lanë për në fund të muajit gusht. Pasi u sorollata dy muaj, do të pres edhe dy muaj të tjerë për të bërë këtë rezonancë”, thotë qytetari.
Pas kësaj ankese, gazetarët e "Fiks Fare", ndjekin të njëjtat rrugë që ka ndjekur edhe qytetari. Fillimisht, udhëtojmë nga Kuçova për në Berat, e cila është rreth 20 kilometra, e cila zgjat rreth 30 minuta.
Gazetarja e "Fiks Fare" bisedon me punonjësit e Repartit të Onkologjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mëson se pacientët e të gjithë qarkut referohen në Elbasan. Më pas, gazetarët marrin rrugën për në Elbasan, e cila është e gjatë rreth 70 kilometra, rrugë e cila përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta.
Sërish interesohemi nëse në këtë spital kryhet apo jo Rezonanca Magnetike MRI.
Punonjësit pohojnë se “nuk kanë bërë asnjëherë Rezonancë Magnetike MRI. U kemi thënë atyre të Beratit që s’bëjmë skanerë MRI, po ata prapë na i sjellin”.
Ashtu si edhe qytetari, gazetarët kthehen mbrapsht dhe shkojnë sërish në Spitalin Rajonal të Beratit, i cili është 70 km larg.
Kësaj here, gazetarja bisedon me mjeken onkologe, e cila thotë se “s'na lejon sistemi që të bëjmë referimin për në Tiranë, por vetëm në Elbasan”.
Tashmë, qytetarët duhet të bëjnë 120 kilometra larg, mbi 2 orë e gjysmë rrugë që të shkojnë në Tiranë. “E kam bërë disa herë lart e poshtë, kemi humbur ditët e punës, shpenzime dhe lodhje pa fund”, thotë qytetari.
Po në Spitalet në Tiranë a bëhet kjo rezonancë?! "Fiksi" interesohet fillimisht te spitali Onkologjik në QSUT. Një punonjës i thotë gazetares se “duhet të lidhesh me një mjek që të të japë rekomandimin”.
Më pas, gazetarja interesohet te Drejtoria e QSUT. “Më kanë ardhur edhe raste të tjera me këtë problem. Nuk ia merrte sistemi. Fajin e ka ministria”, thonë punonjëset.
Të gjithë ia vënë fajin sistemit! Pra, nga Onkologjia e Beratit, reparti i skanerëve dhe rezonancave në Spitalin e Elbasanit apo tek Onkologjia dhe Drejtoria e QSUT-së. Në fund, ata që e paguajnë shtrenjtë janë qytetarët, që pas këtyre sorollatjeve, detyrohen që t’u drejtohen spitaleve private! "Fiksi" i dërgoi një kërkesë për informacion edhe Ministrisë së Shëndetësisë, por deri në transmetimin e këtij investigimi, ministria nuk ktheu përgjigje.
“Mua më ka shkuar më shumë rruga lart e poshtë sesa ta bëja te privati. Por këtu më takon dhe këtu do e bëj. Si rasti i familjes sime janë me qindra raste, të cilët po detyrohen që të paguajnë", thotë qytetari.
Dhe, të gjitha këto sorollatje në kulmin e debateve për ndryshimin e ligjit “për spitalet publike”, ku në Kuvend është dërguar një projektligj që parashikonte pagesat e qytetarëve në spitalet shtetërore për një shërbim të shpejtë. Por, a ishte “shëndetësia është falas”, e cila ka filluar që tani të bëhet me pagesë?!/ tch
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...