
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para prokurorëve. Pra, ishte lajmi i parë edhe për median në Shqipëri, motra e tij, një vajzë që punonte në ministrinë e Jashtme, pajiset me certifikatë sigurie nga DSIK.
DSIK i jep motrës së vrasësit me pagesë, çelësin, pra certifikatën për të qenë pjesë e një zyre në ministrinë e Jashtme, e cila është një strukturë posaçërisht për NATO-n dhe për të gjitha informacionet e tjera sekrete që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë.
CNA.al dje zbuloi dokumentin, të cilin e shikoni më poshtë.

Por, si zhvillohen ngjarjet?
Nga ministria e Jashtme pretendohet se nuk janë ata që e kanë punësuar diekt, por është ministrja e Arsimit, ajo që e ka rekomanduar si studente ekselente.
Vajza në fakt Xhuljana Dumani, ka punuar në kabinetin e ministres Olta Xhaçka dhe pa u verifikuar aspak është çuar të punojë në një tjetër strukturë.
Këtu pikërisht fillon problemi, pasi ajo është pajisur në mënyrë skandaloze nga DISK me certifikatë sigurie.
Ligji shqiptar e ndalon katërcipërisht pajisjen e saj me një certifikatë të tillë. DSIK është përfshirë në një skandal, korrupsion, pazar me krimin apo çfarë? Kjo është për t’u zbardhur. Ndoshta duhet të presim që SPAK-u të fillojë hetimet. Apo të përfshijë dhe të hapë një dosje për të gjithë zyrtarët e shtetit, ku duket se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë bërë që motra e një vrasësi të jetë në një nga zyrat “çelës”, në ministrinë e Jashtme.
Ministria e Jashtme që e emëron pa e verifikuar dhe DSIK-ja, që i jep një certifikatë. Ky institucion në mënyrë kriminale i ka dhënë dokumentin një individi që ligji e ndalon në çdo lloj forme dhe mënyre.
Për të marrë certifikatën e NATO-s apo të sigurisë së DSIK-së, kalojnë në një sërë filtrash. Verifikohen deri te njerëzit që ti fut në shtëpi, dhe jo më vëllai.
Pra, Xhuljana Dumani, motra e vrasësit që është rrëfyer para SPAK-ut, mund të punonte kudo në administratën shqiptare. Por, jo në disa shërbime të cilat përmbajnë këtë certifikatë që quhet DISK. Dhe që asaj nuk mund t’i jepet sepse e ndalon ligji.

DSIK tashmë është përfshirë në skandal. Ka pajisur me certifikatë sigurie, motrën e një vrasësi.
Nga ana tjetër ky institucion nuk mund të bëjë sikur nuk dinte asgjë. Sepse janë me dhjetëra raste gjyqtarësh e prokurorësh që janë shkarkuar nga detyra për shkak të kontakteve të papërshtatshme.
Pra, për shkak të informacioneve që DSIK ka çuar në Vetting. Duke theksuar se kanë pasur këto personazhe takime me njerëz të papërshtatshëm. Dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë, megjithëse mund të kenë qenë zyrtarë të ndershëm të shtetit. Dhe nga ana tjetër standardi i këtij institucioni është dhënie e certifikatës së sigurisë, për motrën e një vrasësi.
CNA.al do të vazhdojë të sjellë të tjera detaje, që thellojnë skandalin ku institucionet shtetërore janë zhytur keqazi në një akt kriminal, i cili shemb një strukturë siç është DSIK-ja. Ku nuk përfshihet vetëm ajo si pikë ndërlidhëse e shumë institucioneve të tjera, që janë pjesë e kësaj problematike të denoncuar nga CNA.al.
Pasi DSIK për të nxjerrë një certifikatë sigurie krijon një komision, ku ka shumë institucione të tjera që janë të përfshira. Prandaj dhe skandali nuk ngelet vetëm te DSIK, dhe nuk ngelet vetëm te një institucion./CNA.al
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Ndërkohë që shqiptarët presin që institucionet e reja ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...