
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuquajturën “konferenca kundër korrupsionit”, ku kryeministri dhe zyrtarë të tjerë trumbetojnë “suksesin” e madh kundër korrupsionit.
Vetë Rama është shprehur se korrupsioni është në një nivel shumë më të vogël në krahasim me vitet e mëparshme, dhe sipas tij suksesin më të madh e paska shënuar mbyllja e sporteleve.

Rilindja ka shpallur “luftë” kundër 2 mijë lekëshave që mund të merrnin punonjësit në sportele dhe “luftë” kundër mjekëve e mësuesve.
Por, meqë po bëjnë këtë konferencë, sytë duhen hedhur edhe ndaj tenderave apo kompanive të cilat dyshohet se janë kliente të Qeverisë.
Një rast për të cilin SPAK-u, nuk mund të heshtë janë skandalet e kompanisë, "NOA", me Qeverinë.
CNA.al ka raportuar në lidhje me disa tendera apo kontrata skandaloze, të institucioneve, me kompaninë "NOA", për të cilat ngrihen disa pyetje ndaj institucioneve të drejtësisë.
A do të hetojë SPAK-u koncesionin 70 milionë euro për vulosjen e pompave, të furnizimit me karburant?
A do të hetojë SPAK-u tenderat me procedurë të dyshimtë në Ujësjellësin e Tranës?
A do të hetohet kontrata skandaloze KESH-"NOA", e cila i sjell miliona euro fitime kompanisë private, ndërsa Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare merr vetëm disa thërrime?
Dhe meqënëse Qeveria po bën edhe këtë konferencën antikorrupsion, kompania "NOA" është ndër më shembulloret, e cila duket se është “e preferuara” e të gjithëve.
"NOA", në koncesionet e Rilindjes
Me datë 21.08.2020 shoqëria "NOA Control" ka nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë një Kontratë koncesionare 20-vjeçare për verifikimin periodik të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm, që përfshin gjithë stacionet e shitjes me pakicë të karburanteve.
Kjo shoqëri ka krijuar shoqërinë bijë "NOA Inspekt" (me ortak të vetëm "NOA Control" sh.p.k.) për qëllim të koncesionit sipas kërkesave ligjore përkatëse.
Bëhet fjalë për një koncesion 70 milionë euro.
Fillimisht ministria e miratoi qetë, në heshtje. Opozita nuk denoncoi. Mediat e mëdha heshtën dhe hap pas hapi u shkua deri në marrjen e kontratës.
Pra, firmosjen e kontratës koncesionare gati tri vite më parë, në vitin 2019, kur "NOA" krijoi edhe një kompani tjetër, "NOA Control", e cila do të ishte ajo që do të merrte koncesionin për vulosjen e pompave të karburanteve.
Shkojmë më tej, në një tjetër institucion, Ujësjellësi i Tiranës, ku dyshohet se është përdorur një shpikje korruptive, për interes të "NOA"-s.
Palëve që interesohen u kërkohet të dorëzojnë ofertat në Protokoll, pa kaluar në një komision.
Thjeshtë dhe vetëm çohet t'i shikojë dikush, dhe ky i fundit është ai që vendos.
Ka pasur denoncime se ofertat merren dhe i tregohen palës tjetër, e kështu me radhë. Gjithmonë në favor të "NOA"-s. Tenderin e fiton gjithmonë "NOA", tek Ujësjellësi i Tiranës.
Pra, nuk ka komision për vlerësimin e ofertave. Nuk çohen dokumentet në një grup të paracaktuar sipas ligjit dhe të bëhet hapja transparente. Gjithçka është e fshehtë. Në dorën e një protokollisti që shkon te drejtori, e më pas shpall fituesin.
Nga ana tjetër CNA.al ka publikuar një tjetër skandal, që lidhet me një kontratë “spektakolare”, për depozitimin e energjisë elektrike mes KESH dhe NOA.
Sipas kësaj kontrate, "NOA" e merrte energjinë në kohën e pikut, kur çmimi ishte më i lartë, dhe e tregtonte atë. Ndërkohë, e kthente gjatë natës duke fituar vetëm nga diferenca e çmimit, me miliona euro.
Një kontratë e firmosur në muajin maj 2021. Por, e filluar në muajin mars të vitit 2021, e cila thjeshtë dhe vetëm i ka sjellë një kompanie private disa miliona euro fitim, ndërsa KESH-i ka marrë vetëm thërrime./CNA.al
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Të dy pedofilët e denoncuar nga "Fiks Fare" me audio e...
Ndërkohë që shqiptarët presin që institucionet e reja ...
Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, CNA.al ka publikuar ...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestu...
Pas rezultatit “spektakolar” kundër bagëtive, të polic...
Nuk është për të qeshur, është për të qarë. Policia e ...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të ...
Një ndër kompanitë për të cilën ngrihen dyshime se është k...
Këto produkte nga informacione që "Fiksi" ka marrë hyj...
Ilia dhe Marko Koka denoncuan në "Stop" se si kushëriri i ...
Në datën 17 maj emisioni “Stop” transmetoi rastin e qy...
Inceneratorët, koncesioni më i akuzuar në këto 30 vite...
Nxënës që kapërcejnë kangjellat e oborreve të shkollav...
Më 24 maj “Stop” ishte në Korçë për rastin e një pacie...
Disa familje që banojnë në zonën e OSHEE-së në Tiranë ...
Stuhi dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë Lezhën parad...
Tenderat për blerjen e oksigjenit mjekësor dyshohet se org...
Me justifikimin se Shqipëria ndodhet në një emergjencë mje...
Në datën 2 qershor 2022, emisioni investigativ transme...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...