
Një ndër kompanitë për të cilën ngrihen dyshime se është kliente e Qeverisë së Rilindjes, e preferuara e saj është kompania "NOA". Kjo e fundit del në disa kontrata, të cilat janë denoncuar nga CNA.al.
Një ndër këto është edhe një koncesion i shumakuzuar. I raportuar në media ku me një palë pinca në dorë, një kompani private do të marrë rreth 70 milionë euro. Një koncesion i Qeverisë Rama, nga ato të shumtat.
Dhe kompania fituese e këtij koncesioni, është pikërisht kompania "NOA".
Pra, kemi të bëjmë me një koncesion që Qeveria ka dhënë për vulosjen e pompave të furnizimit të mjeteve me karburant.
Një koncesion i paralajmëruar se po merrej nga kompania "NOA". Një kompani “spektakolare”, e shumëdenoncuar, e përfshirë në çështje të ndryshme denoncimesh dhe aferash me Qeverinë.
Nga ana tjetër, në lidhje me këtë koncesion, një grup kompanish i janë drejtuar me një letër-ankesë Autoritetit të Konkurrencës, si dhe 3 ministrive, asaj të Infrastrukturës, Financave dhe Drejtësisë.
Por, çudia vjen nga Autoriteti i Konkurrencës.
Ashtu sikurse edhe në dokumentin më poshtë, në përgjigjen nga Autoriteti i Konkurrencës, thuhet se “'NOA CONTROL SH.P.K.', në bazë të Kontratës së Koncesionit 'Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm' të nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka të drejtën e vetme dhe ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës koncesionare.
Në përfundim të procedurës hetimore, nuk u evidentuan shenja të kufizimit të konkurrencës nga ana e ndërmarrjes 'NOA CONTROL SH.P.K.' në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.”
Pra, kjo është “perla” e Denar Bibës & Co. Nga njëra anë vetë pranojnë se është një kompani monopol, që ka të drejtën ekskluzive dhe nga ana tjetër thonë që “nuk ka shkelje të konkurrencës”. Një shpikje kjo e padëgjuar më parë, që vetëm mendje “brilante” mund ta bëjnë.
Dhe në përfundim të “hetimit”, Komisioni i Konurrencës ka vendosur të mbyllë procedurat.
“Komisioni i Konkurrencës mori Vendimin nr. 884, datë 18.05.2022, nëpërmjet të cilit vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak dhe detyrimin e ndërmarrjes 'NOA CONTROL SH.P.K.', si një ndërmarrje me të drejta të veçanta, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj të respektojë parimet dhe rregullat e konkurrencës, veçanërisht parashikimet e nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003 'Për mbrojtjen e konkurrencës'".-thuhet në dokument.
Por, si nuk ka shkelje të konkurrencës, kur je një kompani monopol?
Një treg i hapur do të thotë konkurrencë.
Ndërsa në këtë rast një kompani private, me një palë pinca në dorë, do të marrë 70 milionë euro.
Kompania "NOA", në koncesionet e Rilindjes
Por, nuk është vetëm ky koncesion ku del emri i "NOA"-s.
CNA.al ka raportuar në lidhje me tenderat me procedura të dyshimta në Ujësjellësin e Tiranës, ku fituese del sërish "NOA".
Pikërisht tek Ujësjellësi, ku zhvillohen tendera, kualifikohet ndonjë kompani sipas procedurave ligjore. Por, më pas del një shpikje korruptive, për interes të "NOA"-s.
Apo edhe në lidhje me kontratën skandaloze me KESH-in, ku sërish përfituese është "NOA".
Afera KESH-"NOA", i sjell fitime marramendëse kompanisë private, ndërsa Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare merr vetëm thërrime.
Dhe së fundi një tjetër kontratë skandaloze, që ka të bëjë me vulosjen e pompave të furnizimit me karburant. Një koncesion 70 milionë euro.
Gjë që në fakt ngre dyshime, se është një kompani e favorizuar./CNA.al
Këto produkte nga informacione që "Fiksi" ka marrë hyj...
Ilia dhe Marko Koka denoncuan në "Stop" se si kushëriri i ...
Në datën 17 maj emisioni “Stop” transmetoi rastin e qy...
Inceneratorët, koncesioni më i akuzuar në këto 30 vite...
Nxënës që kapërcejnë kangjellat e oborreve të shkollav...
Më 24 maj “Stop” ishte në Korçë për rastin e një pacie...
Disa familje që banojnë në zonën e OSHEE-së në Tiranë ...
Stuhi dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë Lezhën parad...
Tenderat për blerjen e oksigjenit mjekësor dyshohet se org...
Me justifikimin se Shqipëria ndodhet në një emergjencë mje...
Në datën 2 qershor 2022, emisioni investigativ transme...
Emisioni “Stop” transmetoi ditën e sotme denoncimin e ...
Nesti Naçi, invalid që në vitin 2013, tregoi për emisi...
Punonjësi i Postës, Gazmir Hysi, i cili duhet t’ua shp...
Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as bëhet fja...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin ...
Drejtësia në vendin tonë, jo vetëm punon me dy standarde, ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi nga SHBA-ja në S...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej ...
Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...