Skena erotike dhe banalitet në Top Channel/ Ku është fshehur AMA?
Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as bëhet fja...

Punonjësi i Postës, Gazmir Hysi, i cili duhet t’ua shpërndante, u zhduk, bashkë me një shumë të majme monetare. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion për këtë problematikë. Gazetarët biseduan me dhjetëra pensionistë në Peshkopi dhe Njësinë Administrative Kastriot.
Pensionistët tregojnë se s’kanë marrë pensionin që duhet të merrnin në muajin maj. Më tej tregojnë se shumën duhet ta shpërndante punonjësi me emrin Gazmir Hysi. Sipas tyre, ai që i shpërndante është zhdukur dhe prej disa ditësh nuk është dukur të shpërndajë këto pensione. Disa të tjerë thonë se ai ka blerë shtëpi në Tiranë me lekët e pensionistëve. Ndërkohë, të tjerë pohojnë se ka ikur në Dubai.
Pas këtyre ankesave, gazetarët e emisionit "Fiks Fare" u interesuan te Posta e Peshkopisë, ku takuan punonjës dhe drejtorin Ilir Vranici. Drejtori thotë se Gazmiri ka pasur disa probleme financiare, por nuk bëhet fjalë për përvetësim, vetëm vonesa dhe se pensionet do t’i shpërndajnë. “Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot. Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Dhe ka fik telefonët. Ka edhe probleme financiare, të folim shqip. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin” i thotë drejtori.
Ndërkohë, gazetarët e pyesin nëse ka blerë apo jo shtëpi në Tiranë. “Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto (lekët e pensioneve) dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë” i thotë ai, ndërsa në fund “tani më shqip s’di ç’të them”!
Pas këtyre përgjigjeve, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan për ta pyetur personalisht drejtorin Ilir Vranici. “Punonjësi Gazmir Hasi ka tërhequr 11.4 milionë lekë të reja pensione dhe 5.7 milionë lekë ndihmë sociale për muajin maj 2022. Ka filluar t’i shpërndajë. Kemi pasur probleme me vonesa” tha drejtori. Më tej pohon se ka urdhëruar që ky punonjës mos të tërheqë më para nga arka e Postës, por të merret dikush tjetër. “Kam ngritur grup pune për të verifikuar rastin. Në datën 6 maj del raporti i kontrollit. Nuk e kam denoncuar në polici se s’ka dalë raporti i kontrollit” thotë drejtori. Gazetarët e pyesin nëse është aktualisht në punë Gazmir Hasi, ndërsa drejtori përgjigjet se “sot ka qenë, por tani (në orar të punës) ka fikur telefonin”. Gazetarët e pyesin nëse me këto lekë, punonjësi ka blerë apo jo apartament në Tiranë. “Jo, mesa di unë” përgjigjet drejtori, por në një bisedë me kamera të fshehtë ai tha se Gazmiri ka pasur probleme ekonomike dhe se ka blerë një apartament. Ndërkohë, në fund, gazetarët e pyesin se do t’i kthejë për t’i dalë kredia?! “Nuk kam informacion për kredi” përfundon drejtori Ilir Vranici, por më parë pohoi se “disa nga këto para (të pensioneve) i ka përdorur dhe do t’i kthejë kur t’i dalë kredia”.
Bisedë me drejtorin e Postës së Peshkopisë, Ilir Vranici
Gazetari – Gazmir Hasa, po e kërkojmë për (pensionet)
Drejtori – Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport, a më kupton. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot.
Drejtori – Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Sot a më kupton. Dhe ka fik telefonët, e ke parasysh… Ka edhe probleme financiare, të folim shqip a më kupton. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin.
Gazetari – Se më thanë se ka blerë një shtëpi në Tiranë, hallall i qoftë.
Drejtori – Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë… Edhe…
Punonjësi i postës – Ka pas probleme…
Drejtori – Tani më shqip s’di ç’të them!
Bisedë me pensionistë dhe punonjës të Postës në Peshkopi
Pensionistja – E kanë hequr Gazin?
Pensionistja – Nuk e di, i ka pas dhënë Gazi këto pensionet dhe asistencën.
Pensionistja – Ai la nam. Kena pas Fate Shaini, thoshte të vish a me 17, me 22, 20 nuk kishte datë të caktume kërkund o bir.
Fiksi – Ka marrë lekët e pensioneve e nuk ua ka dhënë?
Pensionistja – Ka njeri që se ka marrë hiç. Mua më thanë ka gjet shtëpi në Tiranë.
Pensionistja – Thanë ka gjet shtëpi në Tiranë. Këtu s’ka shtëpi, ka shku në Tiranë ai.
Pensionisti – Unë kam pasur me marrë pensionin që më datë 20 (maj), sot është data dy (qershor). Edhe plaka kështu s’i kemi marrë.
Fiksi – Mos ka pasur me t’i dhënë Gazi edhe ty?
Pensionistja – S’i kanë marrë edhe të tjerët!
Fiksi – Po Gazi nuk është këtu, e kanë hequr?
Fiksi – Që me 20 (maj) ke pasur ti me marrë?
Pensionisti – Nuk di gjë hiç, nuk kam vajtur kërkund. Llafe mileti, jo është këtej, jo është andej, jo ka bërë budallëqe.
Pensionistja – 30 mijë lekë asistencë.
Pensionistja 2 – Ha mo ani, ani edhe unë s’i kam marrë.
Fiksi – Çfarë date ke pas me i marrë?
Pensionisti – Po kjo thotë s’i kam marrë.
Pensionistja 2 – S’i kam marrë jo!
Fiksi – S’i ke marrë hiç?
Pensionistja 2 – Jo mo jo fare. Kemi ardhur lartë e poshtë se jam edhe me tension. Sa këtu, sa këtu, sa këtu, sa këtu.
Pensionistja – Laju sot se të rruajmë nesër!
Pensionistja 2 – Një herë tha dua letrën, ku me shku! Nejse, ikëm. Ene hajde mos e gjej, hajde mos e gjej.
Pensionistja 2 – Eh sa herë kam ardhur?! Ku e di unë tani, që me datë 10 që merrem. Tani e kam lënë se nuk kam takat me ardh këtu.
Fiksi – I ka marrë për vete?
Pensionistja 2 – Zoti e di, s’e di!
Pensionistja 3 – Të asistencave.
Fiksi – Sa muaj ke pa marrë pensionin?
Pensionistja 2 – A t’u ardh data tjetër, me datë 10 vjen pensioni tjetër. Ku të ha, i kam marrë borxh, i kam marrë lekë tani.
Fiksi – Po komplet pensionet i kishte marrë e ikur?
Fiksi – Po sa ditë ka që nuk ka ardhur këtu?
Pensionisti 3 – Po ka një javë a dhjetë ditë, i kanë ashtu …
Pensionisti 4 – Tek asistenca është ngatërruar, ku e di unë.
Pensionisti 4 – Pa të dhanë do shpërblime.
Pensionisti 4 – 30 mijë për familje. Këto që marrin asistencë. Unë kam djalin që merr asistencë, është i ndarë ai këtu. Pse ai merr vetëm asistencë, më vinte edhe bajat me e pyet me thënë të drejtën. Ishin shumë lekë asistencë … Kur më thonë të tjerët është bërë kështu, kështu kanë ardhur ato shpërblimet se kishte marrë ai do lekë (Gazi).
Fiksi – I kishte marrë vetë, ai nuk ja kishte dhënë kërkujt?
Pensionisti 4 – I kishte marrë vetë të gjitha.
Fiksi – Po nuk ka treguar fare?
Pensionisti 4 – Jo, jo nuk na ka thënë. Shif këtu, një mijë e ca vetë marrin pension, nga 1000 lekë, një milionë lekë në muaj.
Fiksi – Që i merr vetë pa i kërkuar kërkujt?
Pensionisti 4 – Ja japin nga një mijë të gjithë dhe një mijë i mban vetë, dy milionë. Se të gjithë i lënë …
Bisedë me punonjësin që e ka zëvendësuar në Postën Kastriot
Punonjësi i postës – Unë jam Shefi Hysa, agjenti postar. Patëm mbledhje, shkova tek banka. Mbarova punë, në dispozicion më keni.
Fiksi – Jo, dua të di kaq, Gazin ku mundet ta gjej?
Punonjësi i postës – Vallai mua s’ma ka hapur telefonin asnjëherë, se unë nuk pajtohesha me disa gjëra këtu, as jam pajtuar ndonjëherë dhe nuk e di!/ tc
Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as bëhet fja...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin ...
Drejtësia në vendin tonë, jo vetëm punon me dy standarde, ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi nga SHBA-ja në S...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej ...
Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestu...
Pasi “Stop” gjeti klinikën “Elda Klinik”, zbuloi që El...
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Në "Fiks Fare" u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati ...
Në Shqipëri mund të futesh në burg për tjegulla, por k...
Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka udhëtuar drejt Tropojë...
Në "Fiks Fare" u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Ka...
Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, duket se nuk kanë...
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Një koncesion i shumëakuzuar. I raportuar në media ku ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...