“Gangsterët” me makinat e shtetit/ Gazetari tregon çfarë ndodhi pranë Presidencës, mesazhi i fortë
Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...

Në "Fiks Fare" u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Kavajës, se s’kanë marrë pensionet për disa muaj, pasi një ish-punonjëse ua ka përvetësuar.
Punonjësja ka ndërruar jetë dhe qindra pensionistë kanë ngelur në mes të katër rrugëve, pa asnjë informacion nëse do t'i marrin apo jo lekët e tyre.
Selman Didja, njëri prej pensionistëve u shpreh për "Fiksin" se ai kishte rreth 70 mijë lekë pension të tijin dhe të bashkëshortes të cilat në sistem figurojnë se i ka marrë, ndërkohë që në realitet çifti Didja nuk kanë marrë asnjë kokërr leku.
“Bëhet fjalë për pensionin e muajit dhjetor 2021 dhe janar 2022 si dhe të shpërblimeve që s’i kemi marrë. Kam shkuar te Posta Shqiptare, në Luz të Kavajës, për të tërhequr pensionin në dhjetor. Një punonjëse, e quajtur Lejla Lusha, më ka thënë se pa merak do t’i marrësh. Kam ikur në Itali dhe jam kthyer në muajin shkurt 2022. Kam shkuar te posta dhe ajo punonjëse nuk ishte. Pyes punonjësit e tjerë dhe më thonë se në sistem del që i ke marrë. U them që s’i kam marrë dhe kush i ka bërë shënimet. Pensionin tim dhe të bashkëshortes sime, për këto muaj, që shkojnë diku te 700 mijë lekëshi, i ka marrë kjo punonjëse. Në atë kohë kam mësuar se punonjësja Lejla Lusha ka ndërruar jetë. Më kanë thënë se ka vrarë veten. Po s’di gjë më shumë. Unë kërkoj lekët e mia, ashtu si unë janë edhe qindra të tjerë në Luz dhe në fshatin Vorrozen. Kemi bërë denoncime në polici po deri tani asnjë gjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë, asgjë më tepër”, shprehet Selmani.
"Fiksi", së bashku me pensionistin interesohen te filiali i postës në Luz të Kavajës, ku ky i fundit tërheq pensionin. Punonjësi i postës shprehet se në sistem si Selmani, por edhe shumë të tjerë figurojnë që e kanë marrë pensionin, madje edhe mandati që del nga kompjuteri është i firmosur. Ai thotë se ky problem ka shkuar te Posta në Kavajë dhe se do e zgjidhin ata, po deri më tani s’ka marrë asnjë përgjigje. Kur gazetari i "Fiksit" i kërkon se sa pensionistë janë si Selmani, punonjësi shprehet se nuk ka një listë se sa persona mund të jenë apo një shumë të caktuar se sa u është përvetësuar në mënyrë të padrejtë këtyre pensionistëve. Pyetjes se kush mund t’i ketë përvetësuar këto para, punonjësi u shpreh për paraardhësen e tij e cila në sistem i ka hedhur si të marra nga pensionistët këto para.
“Madje, thotë se secili pensionist ka firmën në atë regjistër. “Ajo punonjësja, Lejla Lusha, ka vrarë veten për këto probleme. Tani po merret drejtoria në Kavajë dhe në Tiranë. Besoj se mund të dalë ndonjë listë me fondin e emergjencave, po ne s’kemi listë dhe s’dimë ku t’i drejtojmë”, thotë punonjësi.
"Fiks Fare" u interesua në Drejtorinë e Postës në Kavajë. Drejtoresha Sonila Peza nuk ishte në punë, pasi kishte mbledhje në drejtorinë qendrore në Tiranë. Por në një telefonatë të zhvilluar me të ajo i kërkon "Fiksit" një kërkesë zyrtare, pasi çështja është referuar në polici e në prokurori dhe po merren me këtë gjë. Pas kërkesës që "Fiksi" bëri ende nuk është kthyer përgjigje nga Pasta Kavajë./tch



Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, duket se nuk kanë...
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Një koncesion i shumëakuzuar. I raportuar në media ku ...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike...
Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisio...
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka pa...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në nj...
Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një pr...
Morgu i Spitalit të Elbasanit duket se është kthyer në...
Një skandal është regjistruar sot me avionin e “Air Al...
Pseudodemokracia shqiptare, 30 vite tranzicion kanë pr...
Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon se për të le...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...