
Drejtësia në vendin tonë, jo vetëm punon me dy standarde, por tashmë i ka shumëfishuar standardet.
Janë me dhjetëra njoftime Policie, e më pas vendime gjykate, që flasin për të arrestuar dhe të dënuar, që janë zënë me një dele duke kaluar kufirin dhe që e kanë kategorizuar si vepër penale të kontrabandës, me disa kilogramë produktesh ushqimore, me një metër kub dru, apo me ndonjë ngulje gozhde apo rregullim çatie në ndonjë fshat ku banorët numërohen me gishta.
Për të tilla raste mban rekord Policia e Korçës dhe Gjykatat atje, por të shpeshta këto raste i hasim edhe në rrethe të tjera.
Ndërkohë që ka raste që kapet personi me drogë dhe armë, lihet i lirë në shërbim prove për t’i shërbyer komunitetit.
Kush mund t’i shërbejë më mirë komunitetit, një qytetar që ka bërë pazar për shtëpinë e tij matanë kufirit, një hallexhi që i pikon çatia dhe duhet ta rregullojë apo një person që kapet me drogë dhe nën efektin e drogës dhe me armë.
Sigurisht edhe ky person duhet rehabilituar, por për këtë gjë ka institucione dhe nuk mund të lihet i lirë.
Ashtu siç ka ndodhur në rastin e gazetarit, E.L, që është kapur me drogë dhe armë, dhe më pas është lënë i lirë.
I njëjti, sipas Policisë, është arrestuar edhe për dhunë në familje, një vepër penale kjo mjaft e rëndë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, në çantën e dorës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë”, ka njoftuar më herët policia.

Dyshimet ngrihen nëse policia mashtroi apo ka nxjerrë rast tjetër në njoftimin për shtyp që i referohet dhunës në familje apo është i njëjti rast dhe është tjetërsuar mosha dhe i është hequr raportimi për lëndën narkotike.
Por, fakt është se gazetari E. L. është bërë nga focat e Policisë të Komisariatit numër 1, në rrugën “Ali Demi”, në vendin e quajtur “Trekëndëshi i Flamurit Gjerman” në Tiranë.
Pasi automjeti i tij është ndaluar nga Policia, janë gjetur në sendet e tij personale edhe arma pistoletë “Ekol”, dhe një sasi lënde narkotike.


Gjatë marrjes në pyetje, gazeatri Elio Laze ka pranuar se është konsumues i lëndëve narkotike.
“Mbrëmë me datë 27.05 2021, rreth orës 22.00 dola nga zyra e punës për t’u qetësuar dhe mora rrugën e vjetër nacionale Tiranë-Elbasan ndalova për të konsumuar një cigare hashash”, ka thënë Laze para oficerit të Policisë Gjyqësore.
“Nisur nga rrezikshmëria e veprës penale për të cilën dyshohet, organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim atë të 'Arrest në burg', thuhet në vendimin për vlerësimin e masës së arrestit, numër 854.
Sipas Prokurorisë, rezulton se në rastin konkret, veprat për të cilat dyshohet se ka kryer personi nën hetim E. L. neni 278/1 parashikon dënimin me burgim nga 5 deri 7 vjet.
Në këto kushte, konform nenit 252 të Kodit të Procedurës Penale, arrestimi në flagrancë i personit nën hetim është bërë nga ana e policisë gjyqësore në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 252 të K.Pr.Penale pasi personi nën hetim është kapur me sende dhe prova materiale pa leje të organeve kompetente, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale të parashikuar nga nenet 278/1 të K.Penal.
Por sot ai është i lirë, në shërbim prove, ndërsa në burgje mbahen njerëz me vepra penale shumë herë më pak të rënda./CNA.al
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi nga SHBA-ja në S...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej ...
Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestu...
Pasi “Stop” gjeti klinikën “Elda Klinik”, zbuloi që El...
Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër ...
Në "Fiks Fare" u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati ...
Në Shqipëri mund të futesh në burg për tjegulla, por k...
Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka udhëtuar drejt Tropojë...
Në "Fiks Fare" u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Ka...
Gazetari Arsen Rusta, ka denoncuar një rast që sipas t...
Banorë të zonës Lanabregas në Tiranë janë ankuar në em...
Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pr...
Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Fa...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa flet në lidhje me çës...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike...
Me përfaqësuesin e "Lifeguard Albania", Johan Ceka, emisio...
Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale ...
Prostitucioni edhe pse shpeshherë është goditur ende v...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...