Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gazetari Elio Laze, është arrestuar në flagrancë me 28 maj 2021 me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Pas arrestimit ai është marrë në pyetje si për pistoletën “Ekol” ashtu edhe për drogën.
Laze ka pranuar posedimin e armës dhe konsumimin e lëndëve narkotike.
Dhe deri në referimin e rastit në Prokurori, kanë qenë dy akuza, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga 283 I Kodit Penal.
Më pas me përfundimin e hetimeve, akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” të parashikuar nga 283 i Kodit Penal, ka rënë dhe s’dihet se si ka ndodhur kjo, përkundrejt fakteve dhe provave të përpiluara dhe grumbulluara nga oficeri i Policisë Gjyqësore, por edhe nga vetë dëshmia e gazetarit Elio Laze.
Me datë 31-05-2021, kur Laze do të njihej me masën e sigurisë, akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, nuk është përmendur.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën për “Vleftësim arresti në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për personin nën hetim Elio Laze, i cili dyshohet per kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit , të parashikuar nga neni 278/1, i Kodit Penal.
Nga shqyrtimi gjyqësore i akteve dhe provave të paraqitura nga prokurori rezultoi se: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.3779/2021 për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Elio Laze.
Nga aktet e këtij procedimi rezulton se më datë 28.05.2021, rreth orës 00.30 min, shërbimet e Komisariatit Policisë Nr.1 Tiranë gjatë patrullimit në rrugën “ Ali Demi” në vendin e quajtur “ Trekëndëshi i Flamurit Gjerman” kanë ndaluar për kontroll mjetin me targë AA 614XX, i cili drejtohej nga shtetasi Elio Laze, ku gjatë kontrollit në çantën e dorës ju gjet një armë zjarri, tip pistoletë, me mbishkrimin “ EKOL” me karikatorin e vendosur në armë dhe në krëhërin e armës është gjetur i vendosur një fishek.
Është sekuestruar arma e zjarrit dhe fishekët, për të vazhduar me kryerjen e ekspertimit teknik vlerësues.
Pra nuk përmendet në asnjë vend lënda narkotike, për të cilën Laze është pyetur në Polici dhe ka pohuar se e kishte blerë dhe e konsumonte.
Edhe analizat toksikologjike e kanë nxjerrë Lazen përdorues të lëndëve narkotike.
“Nisur nga rrezikshmëria e veprës penale për të cilën dyshohet, organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestimit ne flagrance dhe caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim atë të “Arrest në burg””, thuhet në vendimin për vlerësimin e masës së arrestit, numër 854.
Rezulton se në rastin konkret, veprat për të cilat dyshohet se ka kryer personi nën hetim Elio Laze, neni 278/1 parashikon dënimin me burgim nga 5 deri 7 vjet. Në këto kushte, konform nenit 252 të Kodit të Procedurës Penale,arrestimi në flagrancë, i personit nën hetim është bërë, nga ana e policisë gjyqësore në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 252 të K.Pr.Penale pasi personi nen hetim është kapur me sende dhe prova material pa leje të organeve kompetente, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale të parashikuar nga nenet 278/1 të K.Penal./CNA.al
Gazetari përdorues droge/ Elio Laze tregon se si e siguronte lëndën narkotike
Drogë, armë dhe dhunë/ Zbulohet emri i gazetarit të arrestuar, si u fsheh ngjarja, kush po e shpëton
Ekskluzive-Gazetari u arrestua me armë dhe drogë
Ekskluzive-Zbulohen fotot e armës së gazetarit/ Elio Laze u arrestua me pistoletë me fishek në gojë
Gazetari kapet me armë/ Zbardhen skenarët që e shpëtuan në Gjykatë
Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave që duket se vetëm ng...
Jeta e natës, klubet, makinat, shishet e alkoolit dhe vajzat...
Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë prezente në pjesën më të ma...
Është mbyllur protesta kundër rritjes së çmimeve e cila fill...
Ben Blushi, orataku i inceneratorëve dhe ish drejtori i Top ...
Vijojnë të qëndrojnë para Kryeminstrisë një grup i vogël pro...
Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Kënetës, pranë bregdeti...
Një grup i vogël protestuesish të organizuar nga Adriatik La...
Nga Miron ÇakoMartesa është institucion shoqëror bazik i kri...
Një grup i vogël qytetarësh, të cilët vijonin të qëndronin p...
Protestuesit kanë pasur një përplasje fizike me efektivët e ...
Sot u mbajt në Tiranë protesta e dytë kombëtare kundër rritj...
Kantautori Gjergj Leka ka komentuar reagimet që janë bërë pë...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka dhënë alarmin për sabotimin...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri i ka bërë thirrje qeverisë që...
19 Marsi shënon ditën e tetë të protestës së qytetarëve kund...
Protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve do të vijojë ...
Gazetari Elio Laze, është bërë objekt hetimi nga drejtësia...
Protestuesit kanë marrë vendimin që të qëndrojnë 24 orë para...
Të infiltruarve të SOROS-it, kush i sheh në krye të protest...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...