LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari përdorues droge/ Elio Laze tregon se si e siguronte lëndën narkotike

19 Mars 2022, 11:19, Aktualitet CNA

Gazetari përdorues droge/ Elio Laze tregon se si e siguronte

Gazetari Elio Laze, është bërë objekt hetimi nga drejtësia, që nga data 28 maj 2021, kur është arrestuar pas mesit të natës me armë dhe drogë.

Gjatë një kontrolli që ka ushtruar policia në automjetin e tij, në çantën e dorës së gazetarit , përveç një pisttolete i  është gjetur edhe lëndë narkotike.

Vetë gazetari ka pranuar para oficerit të Policisë Gjyqësore, se ka konsumuar lëndë narkotike, hashash.

 “Mbrëmë me datë 27.05 2021, rreth orës 22.00 dola nga zyra e punës për t’u qetësuar dhe mora rrugën në drejtim të Elbasanit  dhe pranë kilometrit numër 29, pranë Lapidarit e vjetër nacionale Tiranë-Elbasan ndalova për të konsumuar një cigare hashash dhe vura se pak më tutje qëndronin dy djem të rinj, të cilët po konsumonin hashash”, ka thënë Laze para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Madje, sipas tij ka blerë edhe një armë duke qenë në efektin e drogës.

Para policisë ai ka dëshmuar se ka bërë pazare për blerje arme, në kohën që ndodhej nën efektin e drogës.

“Duke qenë nën efektin e lëndëve nakotike, unë kam blerë një armë”, ka dëshmuar ai në polici.

I pyetur nga oficeri i Policisë se ku e ka blerë lëndën narkotike që konsumon, Laze, ka dëshmuar se nuk i njihte shitësit.

“Unë e kam bërë jashtë ambjenteve të zyrës time, pranë terminalit të autobuzëve të Juglindjes. Atë sasi hashashi me vlerë 500 lekë të rinj e kam blerë tek një person i panjohur, i cili vazhdimisht shet cigare hashashi në atë vend”, ka dëshmuar më tej Laze.

Këto dëshmi janë dhënë me date 28.05.2021, pas arrestimit të tij.

Edhe analizat tosikologjike kanë vërtetuar se gazetari Elio Laze është perdorues i lëndëve narkotike.

“Duke u mbështetur në rezultatin e analizave të kryera arrijmë në përfundimin se, në mostrën e urimës mattë shtetasit Elio Laze u zbulua prania e produkteve kanabinoidike të metabolizimit të bimës Canabis Sativa L, në organizimin e njeriut”, thuhet në akt ekspertimin toksikologjik të datës 10.06.2021.

Si gazetari Elio Laze, nuk bëri asnjë ditë burg dhe se çfarë ndodhi me rastin, CNA.al do të sjellë hap pas hapi, bazuar në dokumenta të gjithë ngjarjen./CNA.al

Drogë, armë dhe dhunë/ Zbulohet emri i gazetarit të arrestuar, si u fsheh ngjarja, kush po e shpëton

Ekskluzive-Gazetari u arrestua me armë dhe drogë

Gazetari kapet me armë/ Zbardhen skenarët që e shpëtuan në Gjykatë

Ekskluzive-Zbulohen fotot e armës së gazetarit/ Elio Laze u arrestua me pistoletë me fishek në gojë

Lajmet e fundit nga